Agron Luta, anëtar i Komisionit për matjen e territorit është shprehur kundër raportit që ka nxjerrë ky komision. Luta ka thënë se deri më tani nuk kanë dashur të deklarohen pasi marrëveshja ishte që të deklarohet vetëm zëdhënësi i Komisionit, mirëpo këtë e kanë bërë pasi vërejtjet e tyre nuk janë marrë parasysh. Andaj, duhet të deklarojmë atë që kemi thënë edhe dje në komision se nuk pajtohemi me vlerësimin e raportit nga ana profesionale. Raporti është joprofesional, ka thënë Luta. Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, në publikimin e draft-raportit të parë rreth gjetjeve të Demarkacionit ka konstatuar se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës. Dje nga ky Komision ka dhënë dorëheqje Fitim Humolli, i cili ka thënë se nuk pajtohet me rezultatin e matjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …