Agron Xhemajli: Manifestim përkujtimor për dhjetë dëshmorët Rama

Këshilli Organizativ i Tubimit Përkujtimor për dhjetë dëshmorët Rama ju fton që të merrni pjesë në tubimin përkujtimor që do të mbahet më 27 mars 2025, për të nderuar kujtimin dhe sakrificën e dhjetë dëshmorëve të rënë në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në vitin 1999.

Tubimi do të mbahet në Sallën e Kulturës “Xhavit Haziri”, në Obiliq, me fillim nga ora 12:00.

Përjetësimi i dhjetë dëshmorëve të familjes Rama ka ndodhur më 27 mars 1999, në Shkabaj të Obiliqit, kur forcat pushtuese kanë sulmuar shtëpitë e tyre. Ata kanë luftuar deri në rënien e tyre, duke mbajtur rezistencë të pandërprerë, dhe duke shpëtuar të gjithë rrethinën nga ofensiva armike që kishte për qëllim pastrimin etnik të popullatës dhe vrasjen apo dëbimin e saj nga Kosova.

Shtëpitë e familjes Rama ishin një bazë e UÇK-së që nga pranvera e vitit 1998, ku tre nga dëshmorët, Agron Rama, Albert Rama dhe Faruk Rama, ishin pjesëtarë të drejtpërdrejtë të UÇK-së. Dëshmorët e tjerë, edhe pse nuk ishin pjesëtarë aktivë të UÇK-së, u angazhuan në përkrahjen dhe organizimin e luftës për çlirim.

Në momentin e sulmit, të gjithë ata qëndruan të bashkuar, luftuan deri në fund, dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Dëshmori Agron Ismet Rama e udhëhoqi këtë rezistencë, duke shpëtuar jetën e shumë qytetarëve të pafajshëm.

Me këtë rast, nderohen dhe kujtohen:

  • Ismet Halil Rama me dy bijtë e tij, Agron Ismet Rama dhe Albert Ismet Rama

  • Faruk Izet Rama

  • Xhevat Qamil Rama me dy bijat, Shqipe Xhevat Rama dhe Syzana Xhevat Rama

  • Bejtush Halil Rama

  • Xheladin Qamil Rama dhe gruaja e tij, Hamide Rama

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për të nderuar sakrificën e këtyre heronjve dhe për të ruajtur kujtimin e tyre për brezat që vijnë.

Me respekt, Këshilli Organizativ

Kontrolloni gjithashtu

Amir Krasniqi: Mbushen 36 vjet nga demonstratat më rezistuese për çlirim dhe bashkim kombëtar

Amir Krasniqi: Mbushen 36 vjet nga demonstratat më rezistuese për çlirim dhe bashkim kombëtar

Të na bashkojë gjaku i dëshmorëve! Amaneti i tyre Shqipëria Etnike Pikërisht para 36 vjetësh …