Duke
komentuar kërkesën e deputetëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e
Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkarkimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend
Ahemi, ai ka thënë se koha kur me
vendime të Komitetit janë shkarkuar kryetarë komunash ka kaluar. Sami Hamiti me grupin e
asamblistëve në komunën e Prishtinës i paska dërguar letër qeverisë për të më
suspenduar mua si kryetar të Prishtinës. Pasi ka humb në vota, pasi i ka
humb ndikimi në ndërtim, pasi e kanë shkatërruar Prishtinën me 46 mijë ndërtime
pa leje, e me qindra leje të dyshimta, pasi i kanë punësuar vëllezërit, motrat,
fëmijët, dhëndurët, e familjarët e tjerë në komunë, borde e ndërmarrje publike,
mendojnë se është koha e 1989 kur me vendime të Komitetit mund të shkarkonin
kryetarë komunash. Ka kaluar ajo kohë. Në fakt ka kaluar koha e krejt këtyre, ka shkruar
në adresën e tij elektronike kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Investimet Kapitale në nivel qendror për vitin 2024, më të ulëta se në vitin 2018
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se investimet kapitale në nivel …