Ahmet Bytyçi: Krimi dhe gjenocidi serb në Kosovë, dëshmi nga Pokleku i Vjetër më 17 prill të vitit 1999

Ahmet Bytyçi: Krimi dhe gjenocidi serb në Kosovë, dëshmi nga Pokleku i Vjetër më 17 prill të vitit 1999

Sot në 20 vjetorin e rënies kujtohen 53 martirët e Poklekut. Krimet e gjenocidi serbe filluan në Likoshan, Qirez, Abri, Poklek në Recak, e Ticë, në Krushë e Meje, në Qyshk e Shtedime, në Gjakovë e Therandë dhe në shumë vende të tjera të Kosovës. Për informimin e lexuesve që nuk kanë pasur mundësi të njihen me këtë krim e gjenocid serb. Njëzetë vjet pas këtij akti të gjenocidit, përkujtoj  krimin e forcave serbe në Poklek të Vjetër dhe ngriti zërin për faktin se ende askush nga kriminelët nuk u ballafaquan me drejtësinë.

“Më 17 prill të vitit 1999, në Poklek, forcat serbe vranë 53 civilë, sipas dëshmitarëve, qe i kanë mbijetuar krimit. Ramadan Muqolli, Hysen Kluna, Elheme Muqolli, Lumnije Muqolli, Leutrim Caraku.

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 17 prill 1999, ashtu sikur ishte planifikuar, nga forcat kriminale serbe, kanë hyrë ne fshatin Poklek, ne lagjen e goranve.

Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati për ne Drenas, pasi arritem të xhamia e Drenasit afer hekurudhesë, forcat kriminale na ndaluan duke gjujtur më rafale automatiku ne ajrë qe te kthehemi mbrapa ne fshatë.

Ne vendosem te kthehemi se ne ishim te rrezikuar, cdo levizje qe bënim ishim te rrethuar nga forcat kriminale serbe, snajperistet qe ishin vendosur ne shum pika kryesore ne Drenasë, sipas dëshmitarëve ndalimi jon ishte i qellimshëm ashtu sic ishte planifikuar, nga forcat kriminale serbe te bejnë krimin e organizuar!

Ne pamundsi te largohem nga rrethimi vendosemi t’e kthehemi ne shtepin e Sinan Muqollit.

Rrethë ores 8 jemi vendosur ne shtepi te gjithë se bashku, rrethë ores 15 dy kriminel kan hyer mbrenda ne ku ishim t’e vendosur dhe kerkonin te dalim jashtë t’e gjithë, prap na urdhruan te hyem mbrenda te gjithë, i ndalen Ymer Elshanin e Sinan Muqollin mbas 10 minutav u ndegjuan krismat e automatikut ne e kuptuam se janë ekzekutuar, mbas pak kohë ka hyer një kriminel mbrenda ku ishim, dhe ka hudhur bombën, ka pasur te vdekur, plagosur rënd kerkonin ndihmen nga ne, për tju dhën ndihem, qe ishim më lehtë plagosur, ishte e pa mundur ndihma, ikem në katin e tretë te shtepisët, pas një kohë prap kan hyrë mbrenda dhe ka shtën më rafale automatiku deri sa ka menduar se te gjithë jan vrarë!

Ne qe ishim ne katin e tretë, fati ne u larguam nga vëndi i krimit, u bë erretë, dhe ngadali u larguam nga shtepia ku ishim dhe hyem ne një kulum t’e nji aheri. Hyseni e Ramadani, ndersa Elhemja e Lumja më femi, e Leutrimin jan larguar, fati te shpetojm ishte mbramje se ka qenë veshtir te largohesh nga vëndi i krimit.

Hyseni e Ramadani deshmojn se e kanë parë edhe krimin e radhës gjenocidal duke ja verë flaken shtepis, ka pasur te plagosur dhe jan djegur për s’e gjalli!

Hudhja e bombës, ekzekutimi më automatik, djegeja, vrasja e fëmijëve, grave, burrave, civilë shqiptar të gjitha moshave, nga nji vjecar e gjër ne 55 vjecar është Krim e gjenocid, vrasje masive. Politika e spastrimit etnik dhe akteve tjera të gjenocidit u aplikun edhe në Kosovë.

Duke pasur parsysh se:

Në Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës se Kombeve të Bashkuara më 9 dhjetor 1948, më “gjenocid” nënkuptohet kryerja e cilitdo nga krimet e numëruara në nenin II të kësaj konvente.

Vrasja, cenimi i rëndë i integritetit fizik ose mendor i anëtarëve të grupit, qe sjellin zhdukjen e plotë fizike, kur krimi është bërë më qellim qe të shkatërrohet tërësisht ose pjesërisht, në aspektin fizik ose biologjik një grup kombëtar, etnik.

Faktet se gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë forcat e armatosura të Serbisë, në operacionet luftarake të ndërmarru, më qëllim që të shkatërrohen Shqiptarët si grup Kombëtar, etnik, kanë vrarë 1392 fëijë shqiptarë, 1739 gra shqiptare dhe rreth 10.000 civilë të tjerë shqiptarë të të gjitha moshave.

Fakte se gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë forcat e armatosura të Serbisë ushtruan dhunë s……. ndaj 20 mije femrav shqiptare, dhuna s……. ndaj femrave shqiptare përbën krim të gjenocidit në kuptimin si përkufizohet gjenocidi më Konventën për parandalim dhe dënimin e krimit të gjenocidit.

Rezuluta 46/121 të asamblesë së përgjithshme të organizatës së Kombëtar e Bashkuar, të datës 18 dhjetorit 1992, në të cilën theksohet qartë se dëbimi masiv nga shtëpit e veta të civilëve të pambrojtur dhe zbatimin e politikës të spastrimit etnik është një formë gjenocidi, faktet se gjatë luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë, forcat e armatosura te serbisë dëbuan nga shtëpitë e tyre 1 milion shqiptarë, dëbimi i shqiptarëve dhe spastrimi etnik i Kosovës përbën krim të gjenocidit dhe shkelje të rëndë te Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit.

Shmangien e cdo minimizimi të përmasave te gjenocidit që kanë përjetuar popujt tjerë në përiudha të ndryshme historike dhe duke qenë përjetësisht mirënjohës për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s që i dha fund politikës serbe të gjenocidit në Kosovë.

Kështu, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton-i, Kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, Robin Cook-u, Presidenti i Francës, Jacques Chirac-u, Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping-u dhe shumë personalitete të skenës politike ndërkombëtare dënuan politikën e gjenocidit të aplikuar nga Serbija.

Drejtësija do të ngadhënjejë dhe kriminelët do të japin llogari!

Pse nuk ndodh kjo kriminelët, qe bënë krimin ne Kosovë, e Poklek edhe pas 20 viteve, kriminelët shetisin lirshëm, ku është drejtësia?!.

Clirimi i Kosovës është vepër e disa brezave të popullit shqiptar për clirim dhe bashkim kombëtar.

Lëvizia kombëtare për clirim nga pushtusi serb ka kontinuitetin qe nga viti 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër padrejtësisht përgjysmoi Shqipërinë dhe la jashtë kufijve të saj më shum se gjysmën e popullit shqiptar.

Gjatë luftës se Dytë Botërore Shqiptarët përvec ëndrrës për Clirim e bashkim Kombëtar, se pas luftës do të bashkohëshin tokat shqiptare dhe do të formohej Shqipria etnike.

Kosova do t’u bashkohej Shqipëris, mbi bazën e ketij deklarimi, Këshilli Nacionalclirimtar për Kosovë e rrafsh të Dukagjinit, në Konferencën e Bujanit të 31 dhjetorit 1943 e 1 e 2 janarit 1944-45 ishin deklaruar për bashkimin e Kosovës më Shqipërinë. Keto iluzione do te shuhen më 8-10 korrik 1945, kur në Koferencën e Komitetit Krahinor në Prizeren u vendos që Kosova t’u aneksohej Serbisë më arsyetimin se Serbia ishte më e zhvilluar dhe kishte mundësi më shumë se Shqiperia, t’i ndihmonte zhvillimit ekonomik të Kosovës ?!

Kështu Serbija zyrtarizoi pushtimin e ri mbi Kosovën, por në asnjë kohë nuk arriti ta shuaj ëndrrën e shqiptarëve për Clirim e Bashkim Kombëtar.

Pas luftës së dytë Botërore Lëvizja Kombëtare për Clirim e Bashkim Kombëtar edhe pse në kushte të veshtira, të një robëri të egër, të një pushtimi klasik , të një terrori shovinist e komunist jugosllav, në asnjë kohë nuk ndali veprimtarin politike në kushte klandestinitetit.

Kjo veprimtari e levizjes kombëtare, kulmin e saj të organizimit e të veprimit e artin në tri dekadat e fundit të shekullit XX, maja e kësaj lëvizje pa dyshim është Ushtria Clirimtare e Kosovës, e cila duke qenë një instrument i fuqishëm i bashkimit përtej të djathtës e të majtës shqiptare, arriti ta realizojë një pjesë të madhe të aspiratës kombëtare.

Fitorja që arriti populli shqiptar, i ndihmuar nga komuniteti ndërkombëtar në qeshor të vitit 1999 është fitore e madhe.

Vetëm idealistët e kishin besimin e patundur në këtë fitore prandaj i kishin hyrë planifikimit organizimit dhe veprimit të guximshëm ushtarak për Clirimin e Kosovës.

Është e natyrshme që në këtë planifikim e realizim të madhë Kombëtar, organizatat dhe individë te ndryshëm te kenë pasur ndikimin dhe kontributin e tyre te pa mohueshëm. Shikuar në këtë rrafsh ndikimin i familjes Muqolli, Elshani,ka të vecantat e saja dalluese, te pa krahasueshme, unikate dhe përcaktuese në ketë fitore të madhë kombëtare të arritur në kapërcell të shekullit të kaluar.

Dashurinë për komb e atdhe e kishin shfaqur qe nga lëvizjet Kacake, luftën e Drenices, që ishte pjesmarës i lëvizjes Rexhep Lah Muqolli

Familja Muqolli, Elshani, historikisht i kan dhënë shum cështjes kombëtare. Patriotizmi trashigohet, shqiptaret e vertet kurrë nuk duruan zgjedhen turke, serbosllave nazifashiste e ne mesin e atyre familjeve qe dhanë cdo gjë për shqiptari ishin edhe familja e madhë Muqolli, Elshani.

Formimi i UÇK-së, në fillim te prillit 1998 pika ushtarake ne Poklek te vjeter, Korrotic e Lartë, Vasilev, ne ristrukturimin e UÇK-së, prej pikav te ashtuqujtura t’e një komande t’e përbashket, e cila është formuar prej kompanive deri ne zona.

Njësiti i Poklekut ka qenë pjesë e kompanis se parë, batalioni parë Brigada 114 Fehmi Lladrovci zona e parë e Drenices, vija ku ishte kompanija caktohej më hartë.

Togu i parë përbëheh kryesisht prej fshatit Poklek prej lagjesë Muqolli, Kluna, Beka e Gorani.

Togu i dytë. Lagjes Hagjiu, Sylejmani, Ferizi, Mustafa, Bucolli, Rruku, Carvadiku, Sejdiu, Hasani.

Komandatë i Kompanisë se parë. Nehat Sylejmani!

Komandatë i Togut parë. Tahir Krelani!

Komandat i Togut dytë. Imer Mustafa!

Komandati i kompanis së parë Nehat Sylejmani deshmon s’e, më shpërthimin e luftës Clirimtare kundër pushtusit, shtepia e Muqollve u bë strehë dhe magje për qindra luftëtarë të lirisë, gjatë kësaj periudhe familja Muqolli është kujdesur për përgaditjen e udhqimit, larjen e rrobave, qepjen e emblemave të ushtarëve, kan qenë te lidhur jetësisht më fatin e Clirimit vëndit!

Si më ushtarë, të gjithë meshkujt e pushkesë u radhiten ne Ushtrinë Clirimtare të Kosovës.

Ngjarjet e jashtëzakonshme krijojnë kushte në të cilat të gjitha kategorit dhe shtresat e njerëzve reagojnë më ndryshe se në rrjedhën e qetë të jetës. Gjendja nën robëri, shtypja e gjatë dhe në fund lufta në Kosovë ka historin e reagimit të njerëzve ndaj dukurive të pashmangshme, trimërinë, forcën e karakteren, shpirtin aksionist dhe gjithcka tjetër e vuri në shërbim të luftës!

Ishë komandati i kompanis kujton një moment kur ne për her te parë i sulmuam forcat serbe, krye familjari Halil Muqolli, pozicionohet rrethë një shakti te ujsjellisit dhe gjuan në drejtim te forcav serbë, më nji armë e trashiguar nga babaj Rexhep Muqolli gjatë luftes se dytë Botërore, prodhim gjermanë, sjellte fyshek qe i kishte rujtur nga ajo koh, edhe qe ishte i moshuar, ndihmen e ti du ta vecoj, gjithë ashtu vllai Sinani gjatë tër kohes me ka furnizu më barrna prej Prishtinesë për te plagosurit, thjeshtë ka qenë kontribusë i fuqishem më Bahtije Sejdiun ushtarake më detyrë moterë mediconale ne nivel te kompanies se parë, deri në rënje Sinani dha nji kontribut t’e vecuar për Clirimin e vëndit.

Rrëfimi i Qamil Muqollit, dëshmitari i parë qe hyeri ne shtepi pas krimit e gjenocidit! Ishë ushtari Qamil Sinan Muqolli, se bashku tash dëshmori i kombit Hasan Hasani, mbrapa ne ka ardhur edhe axha Halil Muqolli,

Qamili deshmon se kufomat ishin t’e djegura, shtepija ishte e djegur tërsisht, kur jemi shkuar herenë e dytë kemi parë gjendjen tjeter t’e kufomav, ka qenë veshtir te afrohemi ti terhjekim, pakë shënja qe kan mbetur nga kufomat, forcat serbe ishin afer shtepisë, ne e kuptuam se ata pregaditen ti humbin gjurmet e krimit t’e bërë, vendosem te rrezikojm dhe i terhjekem ne një vendë tjeter qe se paku vetem eshtratë qe kan mbetur ku 51 martiretë janë vorrosur ne një varrë t’e përbashket.

Vëndi ku është bërë krimi, shtepia ku edhe pas njëzet viteve ka mbetur ne mshiren e kujt??!!.

Sot kujtojm njëzet vjetorin, bëjm homazhe para pllakesë përkujtimore, qytetarve ka qenë dashur tju krijohen kushtet te hedhin lule ne vëndin e krimit t’e kryerë, aja shtepi ku sot ne e shofim është ne rrënim, nese nuk merretë ne përkujdesjen e ministrisë së trashigimeve kulturore, është veshtir te ruhen vlerat kombëtare, qe falë gjakut t’e tyre ne sot e gezojm lirinë!

Kjo shtepi qe pasë luftes ka mbetur si muze nga ishë kryetar i komunesë se Drenasit. Prof. Dr. Izet Ibrahimi, si kryetar i bëri t’e gjitha veprimet e duhura, ne e dimi te gjithë se mbas luftes, ishim te shkatrruar, organizimi për ngritjen e Pllakesë përkujtimore filloj nga mergata kryesisht nga diaspora.

Të gjithë në Kosovë e sidomos familjet që u goditen nga krimi e gjenocidi serb, duhet të ngrohen më rrezet e Diellit të lirisë, e cila liri nuk mund të vinte ndryshe!

I përjetshëm qoftë kujtimi për Martirët e Deshmorët e Kombit.

Më: 17.04.2019.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …