Në një intervistë për Televizionin Dielli, Ahmet Graiçevci kryetari i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës në Kosovë ka bërë të ditur se kanë mbi 600 orë incizime filmike për gjenocidin e bërë nga shteti serb. Këto të dhëna më dëshmi i janë dorëzuar komisionit qeveritar por më nuk dihet më asgjë për fatin e tyre. Institucionet e Kosovës nuk na kanë ndihmuar financiarisht, me përjashtim të Ramush Haradinajt i cili i ka ndarë 5 mijë euro. Norvegjezja Maria ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm”, ka thënë ai. Graiçevci ka bërë kritika të drejta ndaj pushtetarëve të Kosovës por edhe ndaj prokurorëve që asnjë rast nuk e kanë trajtuar si duhet. “Gjenocidi i ka tejkaluar masat në Kosovë ai ka kaluar në kanibalizëm, serbët janë ushqyer me mishin e shqiptarëve dhe me kafka të tyre kanë bërë llapma. Kisha e Graçanicës ka pasur gardën e vet të kriminelëve që ju kanë prirë paramilitarëve për të bërë gjenocid. Institucionet tona i kanë përbuzur krimet e luftës”, ka theksuar ai. Graiqevci mendon se nuk duhet të ndodh pajtimi pa u arritur drejtësia dhe e vërteta. “Kur doli Dik Marti e Carla del Ponte udhëheqësja jonë nuk reagoi por ra në gjumë. Salustro pasi përfundoi mandatin shkoi në Serbi si këshilltarë i prokurorit serb aty ku ishte financuar. Tribunali është marrë me gënjeshtrat e serisë e jo me të vërtetën”. Graiçevci ka bërë të ditur se që nga 20 qershori i vitit 1999 ai dhe kolegët e tij nuk kanë marrë asnjë pagë për këtë punë pë gjatë 21 viteve…
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …