Ahmet Isufi: Familja Jashari dhe Prekazi historik janë bazamenti më i fortë i vendit tonë në forcim e sipër

Ahmet Isufi: Familja Jashari dhe Prekazi historik janë bazamenti më i fortë i vendit tonë në forcim e sipër

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufie ka kujtuar rënien heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij mobilizioi dhe bashkoi gjithë popullin shqiptar duke dhënë mesazhin se liria nuk fitohet pa gjak dhe duke u rreshtuar të gjithë pas UÇK-së. “Komandanti Adem Jashari dhe familja e tij janë nderi dhe lavdia e një kombi të tërë. Sa është e çmueshme liria jonë më së miri na e ka dëshmuar komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij duke u flijuar për lirinë e popullit tonë. Marsi mbetet muaj i sakrificës dhe mobilizimit popullor në realizimin e qëllimeve tona jetësore, lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë. 5,6 dhe 7 marsi do shënohen përjetësisht si data historike të shkruara në themelet e palëkundura në Prekazin heroik, aty ku u dha kushtrimi i lirisë. Rënia heroike e komandantit legjendar dhe familjes Jashari mobilizioi dhe bashkoi gjithë popullin shqiptar duke dhënë mesazhin se liria nuk fitohet pa gjak dhe duke u rreshtuar të gjithë pas Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në fitore. Familja Jashari dhe Prekazi historik janë bazamenti më i fortë i vendit tonë në forcim e sipër”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme

Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …