Ish-komandanti i Zonës Operative e Karadakut dhe ish-eprori i lartë i TMK-së, Ahmet Isufi e ka kujtuar 70 vjetorin e lindjes së Heroit të Kombit, Kadri Zeka. Lidhur me kētē ai ka shkruar: Bashkë me familjarë, vendosëm lule të freskëta pranë bustit të tij, në shenjë kujtimi dhe nderimi për gjithë veprimtarinë e tij patriotike e cila shërbeu si udhërrëfim deri në luftën çlirimtare. Kadri Zeka jetoi vetëm 29 vjet, por veprimtaria e tij e bujshme, ndërroi rrjedhën historike kur bashkë me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla u bënë simbol bashkimi për shqiptarët. Brigada e parë e ZOK-ut 171 e UÇK-së,me dinjitet e krenari e barti emrin e tij duke u bërë shembull frymëzimi për luftëtarët e lirisë, deri në fitore.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Heroit të Kombit, Kadri Zeka!