Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se Kosova më nuk duhet të bëjë kompromise me Serbinë, por vetëm të kërkojë njohjen si shtet. Sipas tij, kushdo që do të udhëheqë fazën finale të dialogut nuk duhet të lejojë më marrëveshje të reja, pasi që “Kosova tashmë ka pësuar mjaft”. “Kosova i ka kryer të gjitha obligimet e veta dhe është treguar shumë konstruktive, madje edhe në dëm të vetin. Këtu duhet të jetë fundi i gjithë asaj dhe tani e tutje duhet të bisedohet vetëm për pranimin e ndërsjellë, në mënyrë që të komunikojmë si fqinj. Temat që janë trajtuar atje shumica kanë qenë të brendshme për Kosovën dhe s’është dashur të diskutohen fare. I kanë sjellë dëme vendit. Kompromisi më i madh ka qenë plani i Ahtisaarit, ka qenë i dhimbshëm dhe s’ka pasur nevojë të shtohen të tjera, ka thënë mes tjerash, Ahmet Isufi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …