Edhe pse kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon ta quajë të rrezikshme idenë e shkëmbimit të territoreve, deputetë të kësaj partie kanë thënë se Serbia duhet ta njohë shtetin e Kosovës dhe pastaj të bisedohet për tema mes dy shteteve. Shefi i Grupit Parlamentar dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka lënë të hapur mundësinë për bisedime me Serbinë për shkëmbim territoresh dhe tema të tjera, por vetëm pas njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia. “Kosova duhet të vitalizohet si shtet në të gjitha institucionet duhet të jetë e integruar në mekanizmat ndërkombëtare dhe kjo pastaj krijon mundësinë për tema të tjera e sidomos kur kemi parasysh dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Njëherë duhet të jetë njohja reciproke mes dy shteteve, pastaj ka shumë tema të cilat mund të diskutohen ka thënë, Ahmet Isufi.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …