Ahmeti Isufi: AAK nuk ka vija të kuqe me asnjë parti por duam që Haradinaj ta merr postin e kryetarit të vendit

Ahmet Isufi: Pezullimi i taksës nuk do të ndodhë derisa të mos ketë një garanci për njohje të Kosovës nga Serbia

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se vizitat e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë mund të merren si interesim i shtuar i ndërkombëtarëve për zhvillimet në Kosovë. “I shohim si interesim të shtuar për çështjen e Kosovës, dialogun dhe për zhvillimet e përgjithshme politike dhe janë normale, sepse pritet që dialogu të vazhdojë dhe të ketë një epilog, ashtu siç edhe është deklaruar edhe bashkësia ndërkombëtare, që duhet të ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia”, ka deklaruar ai.   Ndërkohë, pavarësisht se ndërkombëtarët po vazhdojnë ta kërkojnë pezullimin e taksës Isufi ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë derisa të mos ketë një garanci për njohje të Kosovës nga Serbia. “Jo, sepse dialogu s’ka të bëjë me taksën, por ka të bëjë me politikën agresive të Serbisë ndaj Kosovës dhe normalisht që taksa nuk hiqet derisa Serbia nuk e ndal angazhimin e vet ndaj Kosovës”, ka potencuar deputeti i AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Policisa

Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …