leoni

Isufi

Ahmet Isufi: Shqipëria gjithmonë ka folur dhe e ka ndihmuar Kosovën

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka folur lidhur me debatin e fundit që po ndodhë rreth deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Kosovën në Beograd. Ai ka thënë se Shqipëria gjithmonë ka folur për Kosovën. “Shqipëria e ka ndihmuar Kosovën. Qytetarë tanë kanë gjetur përkujdesjen e Shqipërisë në luftë. Shqipëria ka të drejtë dhe e ka për obligim të kujdeset për bashkëvendësit, sepse kjo është e garantuar me Kushtetutën e saj. Shqipëria nuk ka folur në emër të Kosovës, por ka folur për Kosovën. Edhe kur SHBA-të flasin për Kosovën na vjen mirë, ashtu edhe BE-ja kur flet për Kosovën na vjen mirë”, ka thënë Isufi për mediet. Kryeministri Rama me deklaratat e tij në Beograd e tha një të vërtetë. Ai tha  se ‘Trepça’ është në Kosovë, dhe  Kosova  është shtet i  pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …