Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, Gjykatën Speciale e ka quajtur raciste dhe të devalvuar. Sipas tij, ajo po merret me supozime dhe me dëshmitarë të rrejshëm dhe me fabrikime që janë bërë në Beograd. Ai po e konsideron gabim formimin e Gjykatës Speciale, pasi që thotë është dashtë të themelohet një Gjykatë në kuadër të Kosovës, dhe të mos bartet në nivele të tjera. Madje ai ka thënë se Gjykata Speciale do të krijojë vakum politik e institucional në Kosovë. Isufi tutje është shprehur se institucionet e vendit duhet të veprojnë dhe të marrin përgjegjësi duke mos lejuar të tjerët që të abuzojnë me të drejtën dhe lirinë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …