Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka deklaruar se ky subjekt politik nuk do të lëshoj pe për postin e kryetarit të vendit. Ai ka deklaruar se partitë politike duhet të heqin dorë prej interesave të ngushta partiake. “Por në fund besoj që do të jetë në shprehje racionaliteti i partive politike, i Kuvendit të Kosovës se aty votohet. Në bazë të votave që mund të ketë kandidati mund të zgjidhet. Prandaj ndodhin edhe negociatat, takimet nuk janë të lehta sepse partitë politike më së pari e shohin vetën, mandej interesat me të tjerët. Por në këtë moment kisha thënë që partitë politike duhet të heqin dorë nga interesat më të ngushta partiake. Duhet të shkojnë në atë se çka kërkon Kosova sot”, është shprehur ai. Isufi është shprehur kategorik kundër çdo mundësie që 14 deputetët e AAK-së në Kuvend të votojnë kandidat tjetër për kryetar, jashtë liderit të tyre partiak./kp/