Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar se shteti e ka për detyrë që të garantojë të gjithë qytetarët e vendit, sidomos minoritetet, se transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës nuk kërcënon sigurinë e askujt. Mospajtimi i Listës Serbe dhe shtetit serb për transformimin e FSK-së në ushtri nuk duhet të jetë pengesë për këtë ndryshim. “Nuk janë pajtuar as me pavarësinë e Kosovës. Nuk janë pajtuar, por Kosova ka ecur. Nuk mund të pritet pajtimi i gjithkujt, ka thënë ai. Duke komentuar reagimet e SHBA-së dhe të NATO-s se transformimi i FSK-së në ushtri duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese dhe jo vetëm me ligj, Ahmet Isufi ka thënë se ndryshimet në Kushtetutë duhet të bëhen pasi që qytetarët të binden se ushtria nuk cenon sigurinë e askujt.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …