Argatët e serbëve dhe të grekëve në Shqipëri, si Fatos Lubonja, Ben Blushi, Maks Velo, Ardian Klosi dhe kompania e tyre e helmuar me tymin e temjanit të Janullatosit dhe të Kishës vrastare serbe, ndihen shumë keq, që porositë dhe përpjekjet e tyre për ta “demistifikuar” historinë kombëtare shqiptare, nuk po japin rezultatet e dëshiruara, apo qëllimet, që këta puthadorë, të qarqeve më të urryera antishqiptare, kanë pretenduar dhe po mundohen t’ i realizojnë, jo vetëm në Shqipërinë kaotike e anarkike të Sali Berishës, por madje edhe në Kosovë e gjetkë, kudo nëpër trojet e Shqipërisë. Këta fanatikë të ortodoksisë, pjellë e vrastarëve të popullatës çame dhe bijë të agjentëve të Napoleon Zervës, të sojit më të keq të banditëve njerëzorë, pa pikë turpi “nacionalizmin shqiptar e quajnë strehë të fundit të horrave”, ndërsa nacionalizmin grek, që bën opinga me lëkurën e shqiptarëve, që gllabëron edhe disa pjesë të ujërave të Shqipërisë, që vret për ditë shqiptarë, që përdhos varreza, që ngrit monumente për kriminelët grekë, që kanë masakruar shqiptarë të pafajshëm, e quajnë nacionalizëm produktiv, racional.
Këta mendje terratisur, sigurisht se janë paguar me para të majme, për ta propaganduar sa më shumë idenë e shpifur nga një gjerman, i cili në një libër plehurinash paska zbuluar se nëna e Skënderbeut paska qenë sllave, vetëm sepse emri i saj paska qenë ortodoks, se ai vetë paska qenë tregtar kuajsh, se luftëtarët e vërtetë kundër Turqisë paskan qenë vetëm vojvodët serbë, sikur thotë Ben Blushi, se Petro Marko paska qenë grek, Migjeni, serb, Naimi turk. Këta argatë të djallit nuk ndalen dot në qëllimet e tyre kriminale kundër kombit shqiptar dhe kundër synimeve të natyrshme dhe historike për bashkim dhe unifikim të të gjithë shqiptarëve, në një shtet të vetëm, në Ballkan, ashtu sikur kanë tashmë shtetet e tyre kombëtare grekët, serbët, bullgarët e të tjerë. Sipas tyre, nëse shqiptarët duan të jetojnë në një shtet, ata qenkan streha e fundit e horrave, por kjo nuk thuhet për grekët e serbët e tyre, të preferuar.
Këta horra, që nacionalizmin shqiptar e quajnë strehë horrash, me krahasimet e tilla zbulojnë urrejtjen patologjike kundër gjuhës, kulturës dhe historisë së shqiptarëve dhe sidomos kundër shqiptarëve në shumicë dërrmuese me fe islame. Këta fshehin faktin se janë pikërisht shqiptarët islamë, ata që luftuan për 500 vjet kundër pushtimit turk, por jo kundër fesë islame, fshehin faktin se shqiptarët islamë kanë udhëhequr të gjitha kryengritjet shekullore kundër robërisë, turke, greke, serbe, italiane, e gjermane. Lubonja me kompani e di mirëfilli këtë histori, por e lë anash, për qëllime të kuptohen. Ai di mirë se kush ka qenë Skënderbeu, Halil Patrona, Ai Pashë Tepelena, Avdyl Frashëri, Imer Prizreni, Ismail Qemali,Selam Musa Salaria Ahmet Zogu, Enver Hoxha, dhe kush janë sot Sali Berisha, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Ali Ahmeti e shumë të tjerë. Natyrisht se të gjitha këto lëvizje i kanë përkrahur vëllezërit tanë të krishterë, në jug e në veri në të katër Vilajetet e Shqipërisë, si Naum Veqilharxhi, të cilët nipi i tij donte t ia nxirrte sytë, për shkak të idealizmit të tij shqiptar, pastaj Papa Kristo Negovani, të cilin së bashku me vëllanë e masakroi dora e xhelatit grek, pastaj luftëtarët e patriotët si, Spiro Bellkameni, MIhal Grameno, Petro Nini Luarasi, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta e sa e sa të tjerë, të cilët së bashku me vëllezërit e tyre të gjuhës e të gjakut, luftuan kurdoherë krah për krah, sepse synimi i tyre nacionalist ishte bërja dhe ruajtja e Shqipërisë, pikërisht nga nacional-fashizmi grek e serb, aq i preferuar për këtë soj bastardësh.
Kjo urrejtje e sëmurë dhe patologjike, bën që këta horra të sojit njerëzor, të ankohen përse arsimtarët shqiptarë nuk lejojnë, që nëpër shkolla të mësohet e historia e një viçi zviceran, Oliver Shmidt, i cili na mëson se Skënderbeu paska qenka sllav dhe tregtar kuajsh. Madje, ky Luboja duke u thirrur në vëllamin e tij ideologjik, Ardian Klosi na zbulon se në këtë fushatë kundër Shmidit, paska marrë pjesë edhe vetë bija e Klosit, (!) në klasën e dhjetë, e cila paska marrë guxim nacionalist dhe i paska thënë babait se “ti dhe ai gjermani jeni dy njerëzit më të urryer”. Konstatimi i kësaj vajze, me kulturë shqiptare, që e ka marrë në shkollën kombëtare shqipe, dhe jo nga babai, ka bërë që Lubonja të shkul edhe leshtë e pas kresë, duke akuzuar nacionalizmin shqiptar si të keqen më të madhe të Shqipërisë, e cila pale edhe dashka të shkojë në Evropë, dhe duke lënë të kuptohet se nacionalizmi i vërtetë dhe i arsyeshëm qenka ai i Milosheviqit, Karaxhiqit, Mlladiqit, Napoleon Zervës e të tjerëve, të cilët qysh moti kanë vajtur në Evropë.
Këta horra, i jap vetes të drejtë t’ i quaj dhe t’ i fyej kështu, meqë unë, ashtu sikur mijëra shqiptarë të tjerë, kam qenë dhe jam nacionalist dhe kam propaganduar kundër robërisë serbe, qysh prej vitit 1964, kam qenë tre herë i dënuar për vepra penale kundër Jugosllavisë dhe më në fund, në mesin e luftëtarëve të lirisë së Kosovës dhe në kushtrimin e legjendarit Adem Jashari, kam luftuar në mesin e çlirimtarëve kundër nacionalizmit fashist serb, duke pasur përkrahjen e forcës më të madhe Ushtarake të botës, përkrahjen nga ajri të forcave të Aleancës Ushtarake Veriatlantike.
Nacionalistët e mirë dhe të arsyeshëm grekë, të Lubonjës, Blushit, Velos me kompani, kanë marrë pjesë në masakrën më të çmeritur, që është kryer pas Luftë së Dytë Botërore, në verë të vitit 1995, në Srebernicë, të Bosnjës, ku serbët, me ndihmën edhe të forcave paqeruajtëse greke, dhe ndër sy të forcave të krishtera holandeze e evropiane, kanë vrarë e kanë masakruar më shumë se 8.000 boshnjakë myslimanë, burra, gra e fëmijë, të cilët ishin shpallur fajtor, jo për gjuhën e tyre, që ishte po ashtu serbe, as për kulturën jugosllave, as për orientimin e tyre evropian, por vetëm sepse ata duan të jetojnë si myslimanë, në vendin e tyre, në shtetin e tyre.
Ja deri ku shpie urrejtja e shqipfolësve të tipit kaq të degjeneruar nga aspekti kombëtare, Lubonja, Velo, Blushi, Klosi dhe soji i tillë, që shan e fyen nacionalizmin shqiptar si shkaktarin kryesor, që shqiptarët nuk po bëhen dot nacionalistë të moderuar, si grekët apo serbët. Ky moderacion nënkupton rishkrimin e historisë shqiptare, sipas shembullit të Shmidit, Klosit, Garashaninit, Vladan Gjorgjeviqit, Çubriloviqit, Ivo Andriqit dhe sojit të tillë deri te Millosheviqi e Tadiqi.
Fatos Lubonja, në fund të shkrimit të tij të zi thotë: “Ja, ky është problemi, prandaj ajo thënia e mençur “nacionalizmi është streha e fundit e horrave”, është e para gjë që duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë, nëse do të duam të ndërtojmë një Shqipëri ndryshe nga kjo që kanë ndërtuar nacional- komunistët deri më sot”.( “www.panorama.com”.)
Edhe pse ky soj bastard është i pranishëm në Shqipëri dhe përditë mbjellë farën e urrejtjes kundër historisë dhe kulturës shqiptare, duke prishur madje edhe varrezat e shqiptarëve ortodoksë, për hir të serbëve e grekëve, duke mbjellë kudo farën e urrejtjes kundër nacionalizmit shqiptar, megjithatë është një degë e tharë dhe e degjeneruar, e cila dita ditës po tretet në hirin e zjarrit, të cilin e ka ndezur vet.
Ankimet, sharjet dhe fyerjet e këtyre njerëzve, kundër bashkëkombësve, janë arma e fundit, që ata po përdorin, pasi që po u zihet fryma nga nacionalizmi shqiptar, sidomos në Kosovë, nacionalizëm, i cili herët e vonë do ta marrë përsipër bërjen e Shqipërisë etnike, me Kosovë, Iliridë, e Çamëri. Deri atëherë Luboja, Veloja, Bllushi, Kllosi dhe soji i tillë, duhet të kenë pëlcitur nga mëria kundër nacionalizmit shqiptar. Kështu kanë pëlcitur, apo janë mbetur nëpër plehrat e historisë, Jani Cali, Esat Toptani, Ceno beg Kryeziu, Ali Shukrija, e dhjetëra e horra të tjerë si këta. Kjo është porosia, ky është mesazhi dialektik i historisë, të cilin Lubonja e të vetët do të duhej ta kuptonte, si bir ish komunisti idealist dhe vetë komunist i degjeneruar.