Letra a fundit e Mehmet Krajës, “drejtuar askujt”, megjithatë i drejtohet shumëkujt, që nuk përfill dërdëllitjet dhe hipokrizitë e tij, veçmas të gjithë atyre që nuk mendojnë si ky, “më i mençuri i të mençurve”, që pretendon të paraqitet krye protagonist i proceseve politike dhe sëkëlldiset se nuk e përfillë askush dhe se askujt nuk i bëhet vonë për vajtimet e tij. Në përpjekje për t’i baraspeshuar sadopak sharjet e stërpikjet herë majtas e herë djathtas, herë me LKJ-në e LDK-në, herë me tradhtarët e patriotët, Mehmet Kraja me titull të akademikut, me shumë vepra që i ka shkruar, i ka botuar gjithandej dhe i lexon vetë, me prirje të sëmurë magallomane, për t’ u treguar si kreu i krerëve, me vobekësi shpirtërore, me trimëri fodulle, me prirje për t’i përbuzur vlerat kombëtare dhe për të ngritur vlerat “qytetare” të ish bashkim vëllazërimit, edhe kësaj radhe me letrën e fundit drejtuar askujt, jep për të kuptuar se M. Kraja dhe të tillët si ai, kanë probleme në radhë të parë me vetveten, me mungesën e kredos njerëzore, me mungesë të dinjitetit, identitetit intelektual dhe respektit, për ata të cilët mendojnë ndryshe, madje edhe “kur hanë m…” sipas gjuhës së tij “të pastër” akademike.
Kujt i shet trimëri dhe kujt i krekoset Mehmet Kraja kurrë nuk e kam kuptuar. Nuk e kuptoj as sot, kënd përfaqëson ky njeri që merr guximin për të sharë e për të fyer madje edhe gjeniun e mendimit filozofik shqiptar, Rexhep Qosja, pastaj ish të burgosurit e të persekutuari e regjimit serb e jugosllav, luftëtarët e UÇK-së, e kë jo. Nuk më duket se është aq trim ky Kraja sa për të mos i bërë syri vër madje edhe në letrat që nuk ia dërgon “askujt”. Po si “intelektual” dhe i zgjuar që është, e ka kuptuar me kohë atë rrëfimin filozofik të Sokratit, se jo të gjithë njerëzit kanë ngenë të merren me lehësit e sharësit.
Por, ka të drejtë Mehmet Kraja të vajtojë, ka të drejtë të mendojë ndryshe, ka të drejtë të çirret në kupë të qiellit, por nuk ka të drejtë të shajë e të poshtërojë vlerat kombëtare, sepse ai nuk ka dhënë as një kokërr kontribut për ato vlera, përkundrazi në kohën kur burgjet ishin përplot me atdhetarë shqiptarë, ai me si vetët ngrihej në karrierë, vilte pushtetin komunist, e lartësonte atë, të cilin e shan sot, vilte LDK-në, të cilën e kishte krijuar e kullotur për shumë vjet, me si vetët. Tani e shan edhe pse vazhdon ta vjelë vetë dhe me të gjithë të vetët, shan të burgosurit politikë dhe të gjithë luftëtarët e lirisë, sepse i kanë dalë në rrugë, i kanë prishur imazhin pacifist Kosovës, të cilin ai me bashkëmendimtarët e kishte ndërtuar me vite të tëra. Në shkrimin drejtuar “askujt” të M. Krajës megjithatë vërehet një ndryshim sa i përket UÇK-së. Kësaj radhe nuk e shan por e ironizon nuk e fyen drejtpërdrejt, por e barazon me LDK-në, duke e definuar si të degjeneruar. Paska degjeneruar LDK-ja e tij, sepse nuk e përfillë më M. Krajën, paska degjeneruar edhe UÇK-ja sepse kështu thotë, M. Kraja.
Të gjithë e dimë tashmë se cili ishte roli historik i rezistencës paqësore të LDK-së dhe si degjeneroi ajo, sikundër që e dimë se cili ishte roli historik i luftës së armatosur të UÇK-së dhe si degjeneroi ajo. E dimë, gjithashtu, se cila është trashëgimia jugosllave e Kosovës autonomiste, e dimë kush ka qenë luajal ndaj atij shteti vrasës. ( Nga të gjitha këto ai e përjashton vetveten, pavarësisht fakteve, pavarësisht se luan rolin e protagonistit). Nëse keni gjë për të thënë, gjeni dosjet dhe hapeni ato; nëse nuk i gjeni dosjet, hapni gazetat dhe lexoni, kush sa mut ka hangër gjatë asaj kohe të errët, aty e keni të gjitha, mjafton t’ua hidhni një sy. Por Kosova nuk bëhet me mistifikime të asaj periudhe dhe as me recidivizma autonomiste, njësoj siç nuk bëhet me glorifikime të lëvizjes ilegale apo me damkosjen e saj. Ja këto janë disa nga “xhevahiret” e Krajës, kjo është gjuha e tij “akademike”, kjo është pasqyra e shpirti të tij të mjerë në brendi, por zevzek dhe arrogant me sharje e fyerje kuturu edhe kësaj radhe, me dhe pa adresë.
Kraja vazhdon…
Tani, sekush del dhe thotë, o burra, ta ndajmë Kosovën, se kështu e zgjidhim çështjen shqiptare, dhe këtë e thotë vetëm pse e gënjen mendja se me këtë ide do ta meritojë një vend në piedestalin e njerëzve të mëdhenj të kombit. Zot i madh, po ne mezi arritëm ta bindim bashkësinë ndërkombëtare, që Kosova të shpallet shtet në kufijtë e Kushtetutës së vitit 1974, dhe tani, as 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë, kërkojmë ndryshimin e kufijve, duke nxitur rrezikun për një luftë përmasash botërore. Cili idiot i bashkësisë ndërkombëtare e mbështet këtë somnabulizëm politik? Pse trillojmë zgjidhje politike të pamundshme? Që të mbijetojmë politikisht, të shërojmë komplekset tona, që ta nxjerrim veten mbi të tjerët, me ide që frikësojnë botën…? Sekush mund ta quajë këtë guxim politik, por në të vërtetë është tradhti intelektuale në dëm të Kosovës, për të mos lejuar që Kosova të bëhet. Është verbëri politike, shkurtpamësi, egoizëm politik, serbizëm, ose ndonjë pisllëk tjetër edhe më i madh.
Kështu e derdh mllefin Kraja kundër profesor, doktor, Rexhep Qoses, natyrisht pa ia përmendur emrin, sepse letrën nuk ia ka dërguar askujt, por mërinë, inatin, urrejtjen sllave, xhelozinë aziatike nuk i fsheh dot, sepse e di mirë se Qosja është tepër i madh për t’ iu përgjigjur një M. Kraje, që hijen e vet e mat me diellin e mëngjesit. Andaj. ai sillet vërdallë duke goditur mullinjtë e erës, duke ëndërruar kohën e artë të bashkim vëllazërimit, të cilit i kishte shërbyer me tërë qenien, me tërë sojin e pjellën e tij, duke e gëzuar dhe duke e shfrytëzuar lirinë, që ia solli vendit gjaku i dëshmorëve, duke jetuar me të gjitha të mirat dhe duke mos u ngopur kurrë së shari e së fyeri të gjithë ata që mendojnë e veprojnë ndryshe. Ky është akademiku, M. Kraja, që për nga gjuha e ndragët, arroganca dhe prepotenca është sivëlla me krye akademikun e tij, Hivzi Islami, i cili i ka me bollëk shprehjet rrugaçe, sharjet e fyerjet, dërdëllitjet e çatalluara dhe marrëzitë, të njëjta me gjuhën e disa barinjve e të pajtonxhijve. Po ja që soji i këtillë ka nevojë t’ i lirojë valvulet e zemërimit e të impotencës pleqnore, bezdisë shpirtërore, senilitetit, makutërisë, shpirtligësisë, dhe të gjitha nopranive tok. Andaj, në vend se ato ligësi e poshtërsi t’ i nxjerrë nga prapanicës, i nxjerrë nga goja…
Këta janë akademikët e Kosovës, të cilët po të monitorohen nga PISA, dalin jashtë programit, si “error”.