Ahmet Qeriqi: Farukun e lirojnë pas intervenimit të Azem Sylës (E premte 3 korrik, 1998)

Ahmet Qeriqi: Farukun e lirojnë pas intervenimit të Azem Sylës (E premte 3 korrik, 1998)

Jam zgjuar në orën pesë të mëngjesit, nga të shtënat dhe detonimet e fuqishme që dëgjohen në të gjitha anët e sidomos në Grykën e Llapushnikut. Shpërthime të fuqishme dëgjohen edhe në Llapushë, nga drejtimi i Kijevës ku qindra policë serbë ka një muaj që kanë mbetur në rrethim të forcave tona. Mbi vend-luftime fluturojnë edhe helikopterët.

Derisa po qëndroja para dyerve të Shtabit, për të përcaktuar me hamendje se nga vinin të gjitha ato krisma armësh të artilerisë, papritmas vjen Reshat Gashi, i cili zakonisht nuk ngrihet aq herët.

Reshati fare pa u përshëndetur, më tregon se mbrëmë natën vonë e ka marrë në telefon Azem Sylën, i cili sipas rrëfimit të Reshatit nuk ka qenë fare në dijeni për arrestimin e Farukut  ka ardhur për të biseduar me Shukri Bujën, të cilin e zgjojmë nga gjumi. Ai, po vonuar e merr në telefon Azemin, i cili kërkon të dijë kush ka urdhëruar arrestimin e Farukut, duke kërkuar nga Shkriu që Faruku të lirohet sa më parë, dhe për lirimin e tij ta lajmërojnë sa më parë. Qortimin e Azemit e dëgjoj edhe unë. Më pas bisedoj edhe unë me Azemin. Ai ndihet tejet i mllefosur dhe premton se pa vonuar do të vijë në Drenicë dhe do të rregullojë shumë çka.

Shukriut ia përkujtoj fjalët të cilat ia kisha thënë, ndërsa ai më përgjigjet

– Bacë, e kam kryer detyrën time, më thotë Shukriu. Farukut nuk i ka ndodhur asgjë e keqe dhe qysh sot do ta lirojmë. Nuk më takon mua t`i di të gjitha!

I besoj sinqeritetit të Shukriut, ai është ndër komandantët më të zgjuar e më të shkolluar. që i kemi. Herë më thotë, dajë herë bacë si t i teket.  E di se  ai nuk ka   lidhje me arrestimin e Farukut, por nuk e pyes më tej. Ai, po ashtu më kishte premtuar se Farukut nuk do t’ i ndodhte asgjë e keqe. Shukriu dhe Reshati pa vonuar hipin në xhip dhe marrin rrugë në drejtim të Rrafshnaltës, për ta marrë Farukun.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …