Ahmet Qeriqi: Forcat barbare serbe kanë kryer masakër çmeritës në Reçak. Ata kanë vrarë dhe masakruar 42 civilë, në mesin e tyre edhe fëmijë, gra burra dhe pleq. Në mbrojtje të popullatës kanë rënë nëntë dëshmorë, 16 janar, 1999

Ahmet Qeriqi: Forcat barbare serbe kanë kryer masakër çmeritës në Reçak. Ata kanë vrarë dhe masakruar 42 civilë, në mesin e tyre edhe fëmijë, gra burra dhe pleq. Në mbrojtje të popullatës kanë rënë nëntë dëshmorë, 16 janar, 1999

Në orët e hershme të mëngjesit nga Zona Operative e Neredimës na bëjnë me dije se dje, në vendin e quajtur “Te Kodra e Bebushit” në një kodër të fshatit Reçak, forcat fashiste serbe kanë vrarë, kanë sakatosur në mënyrë barbare 36 civilë shqiptarë. Gjatë luftimeve kanë rënë edhe nëntë dëshmorë të kësaj zone. Nuk dihet përfundimisht numri i të vrarëve dhe i të masakruarve pasi që dyshohet se forcat kriminale mund të kenë masakruar  edhe civilë të tjerë.

I kemi shënuar emrat dhe mbiemrat e të masakruarve. Nga emrat e tyre zbuloj edhe të njohur, në mesin e tyre edhe arsimtarë dhe fshatarë të varfër.

Lajmin e sapo incizuar e kemi shpërndarë përmes Agjencisë.

Në seli po mbretëron një gjendje e rëndë. Për herë të parë po ballafaqohemi me një krim të këtyre përmasave. Mendoj se sot  nuk do të duhej të emetonin as këngë patriotike, si zakonisht. Nuk kemi fare muzikë serioze, vetëm ndonjë efekt kënge apo këngë  korale.

Të këtij mendimi janë të gjithë edhe pse jemi të vetëdijshëm për rrethanat dhe të gjitha të papriturat.

Bajram Kosumi dhe Hilmi Ramadani kanë shkuar në Shtab te Jakup Krasniqi, ndërsa ne të tjerët kemi vazhduar punët, në një atmosferë të rëndë dhembjeje.

Emisionin e kemi emetuar me kohë.

Kemi paraqitur të gjitha shënimet për të masakruarit, ashtu sikurse i kemi marrë me telefon nga zona. Pas transmetimit të emisionit deri tani më të dhembshëm rreth orës 16 e 30 minuta  kemi marrë rrugë drejt Grykës së Kizharekës.

Për në Prishtinë janë nisur Blerim Peja, Bajram Kosumi dhe Hilmi Ramadani. Me ta do të shkojë për të qëndruar një apo dy net në familje edhe Nezir Myrtaj.

Te Gryka jemi përshëndetur me të gjithë, ndërsa unë me Elez Durmishin dhe Ali Mullinin, të cilët kanë ardhur për të më marrë, nisemi për në Krojmir.

Rrugës, Ali Mullini tregon se në mesin të të masakruarve në Reçak janë edhe tre anëtar të familjes së dajës së tij.

Elezi më tregon se në mesin e ushtarëve të rënë është edhe Sadik Mujota, nipi i sylë Qeriqit dhe bija e tij 16 vjeçare, Hanëmshahja. Po ashtu  në mesin e të rënëve edhe dhëndri i Haki Sherifit, nga Krojmiri, i cili ka lënë dhjetë fëmijë të vegjël. Këta janë të njohurit e parë për të cilët dimë tani për tani edhe pse dhembje kemi për të gjithë njësoj.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …