Nga burime të ndryshme të lajmeve bëhet e ditur se sulmet e NATO-s kanë vazhduar me intensitet gjatë 24 orëve të kaluara. Ata kanë goditur shumë caqe ushtarake dhe strategjike të armikut. Zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia ka publikuar një shifër të fluturimeve dhe të goditjeve mesatare që aeroplanët e NATO-s ndërmarrin gjatë 24 orëve. Sipas këtyre burimeve bëhet e ditur se mesatarisht për 24 orë realizohen 648 fluturime ndërsa prej tyre godasin në caqe të caktuara 245. Janë shifra tejet impozante, edhe pse ne kemi mundësi t`i përcjellim vetëm dhjetëra prej këtyre goditjeve. Sot papritmas ka ardhur, komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku me dy ushtarë të tij. Nuk jemi parë prej nëntorit të vitit të kaluar. Samiu edhe pse është i ri dhe tërë energji, megjithatë duket i lodhur nga lufta, por edhe i nevrikosur tejmase. Pas një qëndrimi të shkurtër në tendë kemi dalë në zabel për të biseduar lidhur me problemet me të cilat po ballafaqohet sidomos Sylë Qeriqi dhe Elez Durmishi. Samiu më rrëfen se dje ka biseduar gjerë e gjatë me Sylë Qeriqin dhe Elez Durmishin. Ai më tregon se i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe ka kërkuar nga Shefi i Shtabit, Agim Çeku që Brigada 121 të ndahet nga Zona e Pashtrikut dhe të inkuadrohet në Zonën Operative të Drenicës. Vetëm në këtë mënyrë mendon ai, mund të shafitet presioni që po bëhet kundër Sylës dhe Elezit. Meqë Samiu nuk mund të qëndrojë në këto anë, nuk mund as të ushtrojë ndonjë ndikim. Samiu më shpjegon se ka biseduar me Sylejman Selimin dhe me të tjerët, të cilët do t`i kenë parasysh disa veprime të pamatura që kanë shkaktuar huti dhe përçarje të pariparueshme. Ndahemi me Samiun me shpresë se tani e tutje mund të marrin frymë më lirisht. Rreth orës 16.oo jam nisur në drejtim të Krojmirit. Në Divjakë kam takuar Naim Imerin dhe Vehbi Zeqirin të cilët po ktheheshin me një traktor me rimorkio në drejtim të Grykës së Shalës. Më ftojnë që të hip në rimorkio, por meqë rruga është tërë gropa, më mirë udhëtoj këmbë, si gjithnjë. Në mbrëmje kam arritur në kompleksi e të zhvendosurve në fushën e Lezhës. Atje tanimë nuk ka vend as edhe për kalim këmbë. Edhe rrugët janë kufizuar. Dendësia e popullatës është e papërshkrueshme. Si duket në Lezhë kanë depërtuar edhe banorët e Ngucatit, të Bllacës, të Banjes, Lladrovcit e të Bellanicës. Kanë ardhur këtu të gjithë ata që nuk kanë dashur ta lëshojnë vendin dhe të ikin në Shqipëri. Dhe, mirë kanë bërë. Përndryshe as lufta nuk do të kishte kuptim. Popullata që është vendosur këtu ka ujë të mjaftueshëm dhe natyrë të pastër malore. Dy komponente të domosdoshme për jetë. Në Grykën e Krojmirit depërtojnë edhe qindra matrapazë dhe tregtarë. Ata, çmimet e artikujve të tyre i shesin pesë dhe dhjetëfish më shtrenjtë, por ka mjaft të tillë që i blejnë. Një pako cigare shitet 20 marka gjermane. Një kilogram qaj 30 marka. Pesë kilogramë sheqer 20 marka. Mielli nuk ka çmim të lartë, sepse këtë nuk e lejojnë komandantët e luftës. Të gjithë këta artikuj tregtarët i tërheqin nga Shtimja, Lipjani, Ferizaj e qendra të tjera. Depërtimi i mallit bëhet natën nëpër korridorin të cilin e ruajnë ushtarët tanë në relacion Pjetërshticë, Zborc, Godanc. Edhe pse luftë, edhe pse ndodhemi buzë shfarosjes tregtia dhe matrapazllëku nuk ndalen. Edhe këto të liga po i provon mbi kurriz ky popull fatmjerë. Në mbrëmje më lajmërojnë se gjatë luftimeve në vendin e quajtur, Gurinat në Blinajë, ka rënë dëshmor, Halil Nezir Metaj, nga Lagja Metaj e Krojmirit, njëri ndër luftëtarët e radhëve të para. Luftime janë zhvilluar deri në terr, meqë ushtarët tanë kanë bërë përpjekje për ta marrë trupin e dëshmorit. Burimet serbe bëjnë të ditur se aeroplanët e NATO-s kanë goditur Burgun e Dubravës, ku si duket kanë pësuar qindra të burgosur shqiptarë. Nuk kemi të dhëna se a kanë goditur forcat e NATO-s, apo serbët kanë kryer ndonjë masakër të çmeritur Si do qoftë duket sikur shumë shqiptarë kanë pësuar fatalisht. Në tendën e familjes sime në Krojmir i kam takuar të gjithë. Zymrytja më bën me dije se nëna ka ardhur ka ardhur nga Shtimja dhe ndodhet te Hasani. Labja dhe Rrezja kanë depërtuar në fshat për ta mjelë lopën. Atje zakonisht po rri gjatë ditës edhe xha Mehdiu dhe tezja Ajshe. Lëvizjet bëhen nën breshërinë e granatave të armikut, të cilët kanë depërtuar në shumë pika të Blinajës. Në mbrëmje ka ardhur për të biseduar Selatin Rizani djali i Ramadanit, profesor i edukatës fizike, tani epror i UÇK-së në pikën e maleve të Caralevës…

Ahmet Qeriqi: Gjatë 24 orëve, aeroplanët e NATO-s mesatarisht bëjnë 640 fluturime ndërsa nga këto, 245 goditje në caqet serbe. Në Berishë vjen Sami Lushtaku. (E shtunë 22 maj, 1999)

Nga burime të ndryshme të lajmeve  bëhet e ditur se sulmet e NATO-s kanë vazhduar me intensitet gjatë 24 orëve të kaluara. Ata kanë goditur shumë caqe ushtarake dhe strategjike të armikut. Zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia  ka publikuar një shifër të fluturimeve dhe të goditjeve mesatare që aeroplanët e NATO-s ndërmarrin gjatë 24 orëve. Sipas këtyre burimeve bëhet e ditur se mesatarisht për 24 orë realizohen 648 fluturime ndërsa prej tyre godasin në caqe të caktuara 245. Janë shifra tejet impozante, edhe pse ne kemi mundësi t`i përcjellim vetëm dhjetëra prej këtyre goditjeve.

Sot papritmas ka ardhur, komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku me dy ushtarë të tij. Nuk jemi parë prej nëntorit të vitit të kaluar. Samiu edhe pse është i ri dhe tërë energji, megjithatë duket i lodhur nga lufta, por edhe i nevrikosur tejmase. Pas një qëndrimi të shkurtër në tendë kemi dalë në zabel për të biseduar lidhur me problemet me të cilat po ballafaqohet sidomos Sylë Qeriqi dhe Elez Durmishi. Samiu më rrëfen se dje ka biseduar gjerë e gjatë me Sylë Qeriqin dhe Elez Durmishin. Ai më tregon se i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe ka kërkuar nga Shefi i Shtabit, Agim Çeku që Brigada 121 të ndahet nga Zona e Pashtrikut dhe të inkuadrohet në Zonën Operative të Drenicës.

Vetëm në këtë mënyrë mendon ai, mund të shafitet presioni që po bëhet kundër Sylës dhe Elezit.  Meqë Samiu nuk mund të qëndrojë në këto anë, nuk mund as të ushtrojë ndonjë ndikim. Samiu më shpjegon se ka biseduar me Sylejman Selimin dhe me të tjerët, të cilët do t`i kenë parasysh disa veprime të pamatura që kanë shkaktuar huti dhe përçarje të pariparueshme.

Ndahemi me Samiun me shpresë se tani e tutje mund të marrin frymë më lirisht.

Rreth orës 16.oo jam nisur në drejtim të Krojmirit. Në Divjakë kam takuar Naim Imerin dhe Vehbi Zeqirin të cilët po ktheheshin me një traktor me rimorkio në drejtim të Grykës së Shalës. Më ftojnë që të hip në rimorkio, por meqë rruga është tërë gropa, më mirë udhëtoj këmbë, si gjithnjë.

Në mbrëmje kam arritur në kompleksi e të zhvendosurve në fushën e Lezhës. Atje tanimë nuk ka vend as edhe për kalim këmbë. Edhe  rrugët janë kufizuar. Dendësia e popullatës është e papërshkrueshme. Si duket në Lezhë kanë depërtuar edhe banorët e Ngucatit, të Bllacës, të Banjes, Lladrovcit e të Bellanicës. Kanë ardhur këtu të gjithë ata që nuk kanë dashur ta lëshojnë vendin dhe të ikin në Shqipëri.

Dhe, mirë kanë bërë. Përndryshe as lufta nuk do të kishte kuptim.

Popullata që është vendosur këtu ka ujë të mjaftueshëm dhe natyrë të pastër malore. Dy komponente të domosdoshme për jetë.

Në Grykën e Krojmirit depërtojnë edhe qindra matrapazë dhe tregtarë. Ata, çmimet e artikujve të tyre i shesin pesë dhe dhjetëfish më shtrenjtë, por ka mjaft të tillë që i blejnë. Një pako cigare shitet 20 marka gjermane. Një kilogram qaj 30 marka. Pesë kilogramë sheqer 20 marka. Mielli nuk ka çmim të lartë, sepse këtë nuk e lejojnë komandantët e luftës. Të gjithë këta artikuj tregtarët i tërheqin nga Shtimja, Lipjani, Ferizaj e qendra të tjera. Depërtimi i mallit bëhet natën nëpër korridorin të cilin e ruajnë ushtarët tanë në relacion Pjetërshticë, Zborc, Godanc.

Edhe pse luftë, edhe pse ndodhemi buzë shfarosjes tregtia dhe matrapazllëku nuk ndalen. Edhe këto të liga po i provon mbi kurriz ky popull fatmjerë.

Në mbrëmje më lajmërojnë se gjatë luftimeve në vendin e quajtur, Gurinat në Blinajë, ka rënë dëshmor, Halil Nezir Metaj, nga Lagja Metaj e Krojmirit, njëri ndër luftëtarët e radhëve të para. Luftime janë zhvilluar deri në terr, meqë ushtarët tanë kanë bërë përpjekje për ta marrë trupin e dëshmorit.

Burimet serbe bëjnë të ditur se aeroplanët e NATO-s kanë goditur Burgun e Dubravës, ku si duket kanë pësuar qindra të burgosur shqiptarë. Nuk kemi të dhëna se a kanë goditur forcat e NATO-s, apo serbët kanë kryer ndonjë masakër  të çmeritur Si do qoftë duket sikur shumë shqiptarë kanë pësuar fatalisht.

Në tendën e familjes sime në Krojmir i kam takuar të gjithë. Zymrytja më bën me dije se nëna ka ardhur ka ardhur nga Shtimja  dhe ndodhet te Hasani. Labja dhe Rrezja kanë depërtuar në fshat për ta mjelë lopën. Atje zakonisht po rri gjatë ditës edhe xha Mehdiu dhe tezja Ajshe. Lëvizjet bëhen nën breshërinë e granatave të armikut, të cilët kanë depërtuar në shumë pika të Blinajës.

Në mbrëmje ka ardhur për të biseduar Selatin Rizani djali i Ramadanit, profesor i edukatës fizike, tani epror i UÇK-së në pikën e maleve të Caralevës…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Luani duhet sa më parë të shkojë në Shqipëri (E enjte 19 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Luani duhet sa më parë të shkojë në Shqipëri (E enjte 19 nëntor, 1998)

Moti duket sikur është përmirësuar por ka filluar era e dimrit. Fryma e ftohtë që …