Në emisionin Bisedë në studion e TV-Diellit, veprimtari analisti e shkrimtari, Mehmet Bislimi, ka biseduar me drejtorin e Radios-Kosova e Lirë, z. Ahmet Qeriqi lidhur me rrjedhat aktuale politike në vend, me theks të veçantë pas arrestimit të katër krerëve më të lartë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në javën e parë të nëntorit të këtij viti.
Ahmet Qeriqi ka folur lidhur me padrejtësitë e një segmenti të politikave të BE-së, të cilat në vazhdimësi kanë bërë dhe po bëjnë përpjekje ta devalvojnë luftën e UÇK-së, Me qëllim që të dëmtohen edhe themelet e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës…
I pyetur nga z Mahmet Bislimi për qëllimet antishqiptare të Gjykatës Speciale, rrjedhën e dosjeve e të tjera, Ahmet Qeriqi ka deklaruar:
Prokuroria e Gjykatës Speciale, të cilën me eufemizëm disa nga politikanët tanë e quajnë “Dhomë e Specializuar e Kosovës”, duket se është tejet e tronditur me mungesën e fakteve dhe argumenteve të Raportit të Dodik Martinoviqit, i cili mori miliona nga Beogradi për ta plasuar idenë e trafikimit të organeve të serbëve nga UÇK-ja, në kohën e luftës.
Tashmë është i mirënjohur fakti se asnjë nga eprorët dhe ushtarët e UÇK-së, që janë ftuar në Hagë nuk është marrë në pyetje lidhur me raportin e Dik Martit, që ishte edhe baza e themelimit të Gjykatës Speciale.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë i akuzuari i parë i pretenduar për trafikim të tillë, kryetari aktual i Kosovës, Hashim Thaçi. Asnjë nga të ftuarit e Gjykatës nuk është pyetur për trafikim as për Shtëpinë e Verdhë të projektuar nga Karla del Ponte, Dik Marti, peuani, Barajber, prokurori Salustro, dhe ndihmësit shqiptarë, gjoja vetëm përkthyes.
Aktakuza e parë që i rrodhi nga pakujdesia apo nga “sigurimet e fshehta të UÇK-së brenda EUKEX-it”, (të cilët po ashtu mund të jenë përthyes, shërbëtorë, roje nate), nuk përmend asnjë të akuzuar për trafikim organesh, por publikon gjoja 87 gjoja viktima të UÇK-së, në mesin e tyre edhe shumë të gjallë dhe të tjerë që nuk kanë qenë fare në “burgjet” e UÇK-së, ose ndonjë që është rrahur, 10 herë më pak sesa e ka merituar.
Prokuroria e Gjykatës Speciale, përmes “specialcave” të vetë, po bën përpjekje t’ i penalizojë krerët e shoqatave dala nga lufta si inskenues të dosjeve, apo edhe si improvizues, me qëllim që të mbulojë dështimin e vet skandaloz, në ruajtjen e dokumenteve dhe paaftësinë për të vepruar në akord me kompetencat. Prokuroria e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së tani e tutje do të merret me zemërimin e ligjshëm të shqiptarëve liridashës me mjete dhe metoda të cilat nuk do të mund t’ i paramendojë. Nëse UÇK-ja është futur brenda “dhomave speciale”, atëherë si do të veprojnë këto dhoma, dhe në duar të kujt do të jenë, kujt do t i shërbejnë?
Kjo Prokurori, tashmë e di mirëfilli se jo vetëm krerët e luftës por edhe disa nga mediet në Kosovë i disponojnë emrat e dëshmitarëve dha ata tashmë i kanë dekonspiruar në tërësi. Në momentin kritik për këtë Prokurori do të gjenden gazetarë të guximshëm shqiptarë që do t’ i botojnë të gjithë emrat e mbiemrat e mbetjeve të Milosheviqit në Kosovë, tani dëshmitarë të mbrojtur, pa identitet, pa fytyrë, me tru të shpërlarë, pa gjuhë e komb, pa Atdhe e fe, të cilët për para i shesin edhe më të afërmit e tyre. Emrat e mbiemrat e tyre i kemi ditur dhe i dimë, sepse Kosova nuk është Kinë, por një vend i vogël, të cilit për një ditë rrugë i bie anë për anë.
Emrat dhe mbiemrat e dëshmitarëve të instruktuar e të manipuluar do të afishohen nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, në shtylla të turpit, pastaj EULEX-i do të nxitojë të merret me afishet, për të mos lejuar zbardhen e emrave dhe mbiemrave të tyre. Dhe kjo do të ndodh së shpejti. Atëherë specialcat sllovakë, çekë, polakë, rumunë, moldavë, do t iu vërsulen shesheve e medieve dhe do të bëhen gaz i botës, ende pa e kuptuar se të kesh punë me UÇK-në, është sikur të luftosh me mullinjtë e erës. Këtë, nuk e ka kuptuar as e kupton dot Koka e EULEX-it, sepse ata me kokat e tyre të nakatosura me drogë e tym temjani, mendojnë se 21 vjet pas luftës nuk ka më UÇK, sepse nuk i besojnë idealit të lirisë dhe nuk dinë fare ç’ është ai ideal.
EULEX-i në Kosovë e ka fituar luftën me politikanët tanë të markave, “lepe-peqe, yes-okej, moljim lep0”, por jo me luftëtarët e përjetshëm të UÇK-së, sepse luftën kundër tyre nuk ka forcë në botë që e fiton, në radhë të parë sepse ka qenë dhe gjithmonë do të jetë luftë e drejtë e tërë një populli liridashës, paçka që e lehin disa qen, langoj, hiena edhe në gjuhën shqipe.
I pyetur, nga bashkëbiseduesi, Mehmet Bislimi lidhur me arrestimin e krerëve më të lartë të Kosovës së luftës e të pas luftës, z Ahmet Qeriqi ka deklaruar:
Lufta e rifilluar e EULEX-it kundër UÇK-së do të na vë në sprovë durimin, por kurrsesi nënshtrimin. Ata që nuk iu kanë nënshtruar regjimit kriminal të Milosheviqit, kurrë nuk do t’ iu nënshtrohen as këtyre marionetëve e mercenarëve të Evropës, të cilët demonstrojnë forcë, skenojnë dhe realizojnë spektakle, për t’ u krekosur pastaj nëpër video për trimërinë e tyre. 100 policë të armatosur sikur në filmat horror, kundër dy luftëtarëve të paarmatosur të UÇK-së, ja çfarë force e trimërie demonstrojnë mercenarët e Evropës.
EULEX-it, ashtu sikur i kanë rrjedhë materialet e dokumentet, provat, dëshmitë, do t’i rrjedhë edhe truri, dhe një ditë me bishtin nën shalë do të tërhiqet nga ky vend ashtu sikur janë tërhequr me turp bandat vrastare të Milosheviqit, dhe shumë të tjera para tyre.
Politika memece dhe e shurdhër e vendit, nuk bën zë, nuk reagon, nuk proteston sepse rrezikon postet, rrezikon bisedimet, favoret, rrezikon pasurinë marramendëse të fituar me “djersë” e mund. Nuk reagojnë as ata që veten e konsiderojnë trima e shkuar trimave.
Politikanët tanë në mesin e tyre edhe ish-komandantë të njohur të luftës, kërkojnë paqe, qetësi, durim, kërkojnë dialog edhe atëherë kur në dialog humbin si pula në mjegull dhe struken si struci….