leoni

Ahmet Qeriqi: Identifikohen shumica e luftëtarëve të rënë në brezin kufitar nga radhat e Batalionit Ruzdi Salihu (E premte 18 dhjetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Identifikohen shumica e luftëtarëve të rënë në brezin kufitar nga radhat e Batalionit Ruzhdi Salihu (E premte 18 dhjetor, 1998)

Herët në mëngjes, Elez Durmishi solli një fletë ku ka shënuar 20 emra të luftëtarëve që kanë arritur të tërhiqen nga rrethimi. Në mesin e tyre mungojnë tetë luftëtarë. Dihet se në mesin e të rënëve është Bashkim Azem Krasniqi, djali i nipit të Luanit nga Zllokuçani. Nuk dihet për Ramadan Elshanin nga Ngucati me vendbanim në Shtime, po ashtu djali i motrës së Luanit, por dyshohet se është në mesin e të rënëve ende të paidentifikuar. Në mesin e të rënëve janë edhe Isë Adem Olluri, Enver Zymer Olluri, Qamil Hysniu të tre nga fshati ynë, pastaj Arben  Hysenaj nga Godanci, Xhelë Xheladini nga Caraleva, Bashkim Krasniqi nga Zllakuçani, Hafir Bajrami nga Zborci e të tjerë.

Më vonë kanë ardhur edhe Idriz Shala, eprori nga Dukagjini i njohur me nofkën Galani, pastaj Ramiz Qeriqi, luftëtari, Gafurr Dugolli e të tjerë.

Kemi biseduar lidhur me masat që duhet të ndërmerr Shtabi Civil lidhur me caktimin e vendit për ngushëllime dhe punë të tjera që i nënkupton situata në të cilën ndodhemi.

Ende nuk kemi informacione se në cilin vend do të bëhet varrimi.

Në mbrëmje së bashku me Naim Imerin kanë ardhur edhe Shemsi Syla, Ahmet Isufi dhe Hilmi Ramadani. Shemsiu dhe Ahmeti kanë filluar organizimin ushtarak në Zonën e Karadakut.

Fatmir Xhelili dhe Hilmi Ramadani kanë sjellë edhe  disa pajisje teknike me të cilat po e kompletojmë Radion dhe Agjencinë.

Gjatë tërë ditës ka pasur vajtje ardhje të shumta.

Sot kanë ardhur në shtëpinë tonë në Krojmir, për ngushëllime, meqë nuk janë parë prej kur ka vdekur babai i tyre, Vehbi Shamolli, dy motrat e bashkëshortes sime: Azeminja, nëna e Enver Kelmendit i cili na ka ndihmuar materialisht dhe Hasimja e cila jeton në Ferizaj. Së bashku me to ka ardhur edhe Fatosi djali i Muhamet Shamollit nga Shala dhe të ëmën e vet.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nga Prishtina kanë ardhur Nezir Myrtaj dhe Sheqir Zeneli, (E premte 11 dhjetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Nga Prishtina kanë ardhur Nezir Myrtaj dhe Sheqir Zeneli, (E premte 11 dhjetor, 1998)

Isë Krasniqi dhe Martin Çuni kanë bërë përgatitjet e duhura teknike për fillimin e punëve …