Sot Këshilli i NATO-s, tubohet jo-zyrtarisht për të vazhduar më tej konsultimet, modalitetet dhe aspektet e shumta e të ndryshme lidhur me intervenimin e mundshëm kundër makinerisë serbe.
Po përsëritet e kaluara, ashtu sikurse vonesa dhe hezitimi për të intervenuar në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë kohës së luftës atje. Nuk ka asgjë nga NATO, dhe mendoj se është e kotë nëse i varemi shpresat atje. Janë pikërisht disa shtete aleate të Jugosllavisë në Evropë që i dhanë dritë jeshile Milosheviqit për të sulmuar forcat tona.
Kanë kaluar 14 ditë nga ofensiva shkatërrimtare. Mbi pozicionet tona janë derdhur me mijëra tonë predha. Janë djegur e shkatërruar mijëra vendbanime, janë vrarë e masakruar qindra civilë shqiptarë, kanë rënë në fushën e nderit dhjetëra dëshmorë. Edhe pse UÇK-ja përballoi me sukses ofensivën e armikut, shtypi pacifist i Prishtinës, përhapë dezinformata të rrezikshme për fatin e luftës. Në shumë shkrime të atyre që vetëquhen analistë vërehen interpretime antihistorike. Mjafton të dëgjosh raportet tonike të Mehmet Hazirit, Shefki Morinës, Ibrahim Osmanit, Afërditë Saraqini dhe të bindesh se sa larg realitetit janë ato konstatime të tyre të mjera për luftën, për realitetin faktik në frontet e luftës. Duke paraqitur ankimet e tyre kundër regjimit të Milosheviqit ata tehun e kritikës e orientojnë te pasojat dhe jo te shkaktari i këtyre pasojave.
Gazetarëve që raportojnë nga zyrat e tyre në Prishtinë, në Tiranë apo gjetkë iu mungojnë në radhë të parë informatat e verifikuara nga terreni. Ata interpretojnë burimet e huaja apo mbështeten në një burim të paverifikuar të ndonjë të njohuri në terren. Mungesa e informacioneve të sakta nga terreni bën që këta gazetarë problemeve të caktuara t` iu qasen sipas bindjeve të tyre politike. Ndërsa politika aktuale ka filluar ta fajësojë haptas UÇK-në. Në një të quajtur analizë, titisti projogosllav, Mahmut Bakalli kërkon edhe përgjegjësi nga ata që i kanë marrë armët për ta çliruar atdheun. Një shkrim po ashtu tejet të poshtër dhe antikombëtar e ka botuar edhe Shkëlzen Maliqi, biri i babait UDB-ash. Shkrime të tilla të papërgjegjshme dhe antikombëtare shkruajnë Veton Surroi, Baton Haxhiu dhe plehra të tjera idiotike.
Lufta jonë tani e tutje do të jetë edhe më e vështirë, meqë po pozicionohet një klasë e re politikanësh që do t`i adaptohen rrethanave të reja, të gatshëm për ta pranuar vasalitetin, ashtu sikur e kanë pranuar shpirtshiturit kurdoherë në të kaluarën. Kjo plehrë është në gjendje të pranojë të gjitha kushtet vetëm për t`i ruajtur favoret dhe pasurinë. Të tillët luftën tonë për liri po e trajtojnë si luftë të grupeve ekstremiste, radikale e të tjera. Pas betejave të fundit, përdercakët e botës pacifiste po mendojnë se ne kemi humbur dhe lufta ka mbaruar.
Ata tanimë, pa pikë turpi e njerëzie kanë filluar ta shtrojnë edhe çështjen e përgjegjësisë. Po t`iu bimë në dorë të tillëve, dhe po t`iu jep pushtet regjimi i Milosheviqit, këta do të na bëjnë edhe më zi se serbët. Por fati dhe e drejta janë në anën tonë. Ngushëllimi i vetëm në këto çaste janë armët. Ato nuk do t`i lëshojmë nga dora, ndërsa me armikun dhe bashkëpunëtorët e tyre shqipfolës do të flasim vetëm me këtë gjuhë, me gjuhën e këtyre armëve, për futjen e të cilave në Kosovë, përditë po derdhet gjaku i bijave dhe i bijve tanë më të mirë…
Në orët e mbrëmjes ka filluar të bjerë shi, i përcjellë me vetëtima, bubullima dhe stuhi, sidomos në luginën ku po gjallojmë. Shiu na depërtoi nëpër tenda, ndërsa të gjithë kishim shtrënguar fort shtyllat e drurit nga frika se mos era do ta përlajë krejt tendën. Uji hyri edhe nga ane e poshtme. Në një kënd i kemi vendosur sfugjerët për të mos u mbushur ujë. Pasi kaloi stuhia, e kemi hequr fierin dhe kashtën e lagur.
Epiri ka dalë në anën e epërme të tendës dhe me një shati po mundohet të bëjë një kanal për largimine ujit që po hyn në tendë. Edhe te Isë Rexhep Idrizi, që është këtu afër nesh, uji është futur në tendë. Në fillim nuk kemi llogaritur fare se sa kohë do të qëndrojmë. Shiu na zuri të papërgatitur, por është kohë vere. Nesër rrobat thahen, por sonte si do ta kalojmë natën…
Sapo pushoi shiu, diku kah ora 22.00 filloi gjëmimi i predhave të armikut
Ata, e dinë se shiu na ka zënë të papërgatitur dhe duan që këtë natë të na bëjnë edhe më të mundimshme, në mos për tjetër për të na dhënë të kuptojmë se ata janë afër dhe nuk druhen as nga shiu as nga breshërima që po vjen nga qielli.