Ahmet Qeriqi: KOHËS së titizmit, rankoviqizmit e jugosllavizmit moti i ka kaluar koha

Kompania mediale “Koha”, e themeluar në kohën e pushtimit Jugosllav të Kosovës, e regjistruar në Beograd, në vitet ‘90,  në kohën e regjimit vrastar të Milosheviqit në vendin tonë, me kryeneçësinë dhe fanatizmin më ekstrem, pretendon ta ruajë mendësinë titiste komuniste, trashëgiminë dhe ideologjinë e tillë si të vetmen, gjithnjë si të pranueshme dhe të pagabueshme.


Themeluesit e kësaj kompanie, Veton dhe Flaka Surroi, biri dhe bija e ambasadorit të Jugosllavisë në Spanjë, Rexhai Surroi, vëlla i komunistit të vrarë jugosllav, Sezai Surroi, janë shembulli më tipik i ruajtjes fanatike të ekstremit jugosllav në Kosovë.


 


Në vitet 90, në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, Veton dhe Flaka Surroi me disa pasues  bënë përpjekje “mbinjerëzore” për ta ruajtur sundimin e Jugosllavisë në vend, madje shkuan aq larg sa u bënë kryesues e pjesëtarë të një organizate pan-jugosllave që quhej UJDI dhe që kishte për qëllim ta ruante Jugosllavinë nga shpërbërja, duke marrë për bazë Kushtetutën, e cila shqiptarët i trajtonte si pakicë kombëtare.


Të angazhuar fuqishëm në përpjekjet e tyre për rikomponimin e Jugosllavisë, në rrethana të reja të rirreshtimit të vendeve ish-komuniste, gazetarët e kësaj mendësie ideologjike, kanë krijuar një pozicion të fortë ideologjik, i cilin synon rivlerësimin e së kaluarës në pikëpamje të perënduara ideologjike. Pretendimet për të ruajtur kohën e bashkim-vëllazërimit, të cilin e kanë flakur vetë popujt sllavë, si ideatorë e përmbarues, popuj të cilët me rastin e shpërbërjes së RSFJ-së u përgjaken nga serbët, pretendimet për kthimin e Kosovës nën Serbi, përpjekjet e pareshtura dhe të papeshuara për 17 vjet rresht në satanizimin dhe diskreditimin e luftës së UÇK-së, mohimin e çdo vlere që solli kjo luftë, bashkëpunimin e hapur me tribunalet ndërkombëtare dhe me senatorin Dik Marti, e noprani të tjera antikombëtare kanë bërë që kjo kompani të diferencohet si liderja e vetme e këtij lloji, në Kosovën e lirë dhe të pavarur.


Duke qenë se pas kësaj kompanie qëndrojnë bosët e mafias serbe, një kohë edhe magnati Sorros si dhe disa kompani të këtij soji ideologjik, Koha, nuk është në akord me kohën e sotme dhe me realitetin që është krijuar pas luftës sonë çlirimtare e fitimtare, pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së Kosovës nga më shumë se 110 shtete të botës. Në kushte dhe rrethana të tilla historike, histeria e “KOHËS” për t’i kthyer prapa proceset historike është një pretendim në dukje shumë naiv, është një “haxhiqamilizëm” i llojit të vet dhe bukur efektiv, sa i përket përçarjes ndër shqiptarë dhe përdhosjes së gjakut të derdhur për liri.


Kreu i kësaj kompanie ka prejardhje ideologjike kozmopolite jugosllave.


Pjesa dërrmuese e gazetarëve dhe redaktorëve janë bij dhe bija të ish funksionarëve titistë e rankoviqistë. Si të tillë, ata gjithnjë kanë qenë të përzgjedhur e të përkëdhelur nga mentorët, bosët dhe padronët e tyre, fillimisht nga  Beogradi, pastaj nga të gjitha qarqet antishqiptare në BE dhe kudo në Lindje e në Perëndim.


 


Kush qëndron prapa kompanisë mediale KOHA?


 


Nuk është vetëm Veton Surroi, Flaka Surroi, Vehbi Kajtazi apo ndonjë si këta që e bëjnë të ashtuquajturën politikë redaktuese të kësaj t’i themi kompanie. Prapa tyre qëndron tërë ish-estabilishmenti titist rankoviçit, i cili e fuzionon këtë kompani si zëdhënësin kryesor të mbetjeve të rikthyera të ideologjisë titiste. Mendësia jugosllave është e paprekur në Policinë e Kosovës, në pjesën dërrmuese të administratës, në Prokurori, në gjykata, mjerisht një pjesë e madhe edhe  në FSK, në partitë politike dhe në të gjitha segmentet e shoqërisë sonë të brishtë e të nëpërkëmbur nga BE-ja, Beogradi, Kremlini e Athina. Ky është shkaku pse Kosova nuk po arrin të lirohet nga ndikimi i Beogradit.


 


Po të ishte eleminuar politikisht kjo mendësi pas luftës, Kosova do të ishte liruar njëherë e përgjithmonë nga e liga kanceroze në trupin e saj dhe nuk do të kishte pasur njeri që do të kishte biseduar më me Serbinë për rikthimin e saj në vendin tonë.   Po të mos i kishte pasur Serbia njerëzit e vet në Kosovë, po të mos kishte llogaritur në përkrahjen e tyre, por të mos i kishte mbështetur politikisht e financiarisht, Kosova sot do të kishte krejtësisht një pozicion tjetër.


 


Nuk është e rastësishme që Veton Surroit ia financon librat Ministria e Kulturës e Serbisë dhe ia organizon përurimin mu në mes të Beogradit. Cilit shqiptar apo shqipfolës tjetër  Serbia i ka bërë shërbime të tilla pas luftës?  Kuptohet se përurimi i një libri të sponsorizuar nga Beogradi doemos se do të shfrytëzohej për diskreditimin e luftës së UÇK-së pikërisht në kohën kur po bëhen përpjekje antishqiptare për themelimin e Gjykatës Speciale dhe pikërisht kur  Gjykatësit e EULEX-it dënojnë e ndëshkojnë kreun e luftës në Drenicë, duke deklaruar me cinizëm se po i dënojnë individët e UÇK-së.


 


Pavarësisht si janë interpretuar dhe si interpretohen deklaratat politike antikombëtare të Veton Surroit, e vërteta qëndron në faktin se lufta kundër UÇK-së, është orkestruar dhe po orkestrohet nga një qendër, si gjithnjë nga Beogradi dhe nga mbetjet e Serbisë në Kosovë. Këto mbetje po insistojnë të themelohet Gjykata Speciale kundër UÇK-së, pavarësisht nga petku, që një pjesë e tyre ka veshur gjatë luftës, për të arritur në kreun e saj. Fakti se themelimin e kësaj Gjykate e përkrah fuqishëm edhe Xhavit Haliti dhe tre katër të tjerë si ai, nuk do të thotë se qëllimet e Vetonit nuk përputhen me këto të këtyre, që kishin udhëhequr luftën nga Tirana, dhe me qëllim për të ruajtur milionat  që kanë fituar nga Fondi “Vendlindja Thërret” dhe nga të gjitha fondet dhe  plaçka e fituar pas luftës,  janë në gjendje ta kthejnë Serbinë në Kosovë, lërë më të mos firmosin për dënimet e ish shokëve të tyre, të cilëve do t’ ua faturojnë krimet e pa qena, sikur ua kanë faturuar shumë të tillëve deri në dënimin e fundit, kur u shpall fajtor komandanti, Sami Lushtaku që paska vrarë një ish person pa emër, pa mbiemër, pa identitet. A thua a e di Veton Surroi identitetin e sajuar e të shpifur të kësaj viktime inekzistente?


 


Fjalët e Surroit në Beograd, nuk kishin të bënin me përurimin e një libri pamflet, por me hulumtimin e opinionit në prag të votimit  apo mos votimit të Gjykatës Speciale. Tashmë dihet sesa kontribut, ide e “fakte të instruktuara” i ka dhënë Surroi dhe Kompania e tij Dik Martinoviqit dhe sojit të tij në Parlamentin Evropian kundër UÇK-së.


 


Pretendimet për rikthimin e “KOHËS”, së bashkim-vëllazërimit nën maskën e multietnicitetit, pretendimet për kthimin e Serbisë në Kosovë i mundëson  themelimi i Gjykatës Speciale. Përderisa kjo gjykatë ka për qëllim diskreditimin e luftës së UÇK-së dhe këtë do ta bëjë me po aq shumë “fakte”, aq  sa në rastin e “fakteve” kundër komandantëve: Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku, dihet mirë edhe porosia dhe epilogu i saj. Kosova do të dënohet se ka kryer krime kundër Serbisë. Serbia mbetet viktimë dhe viktima kërkon si kompensim kthimin në vendin e krimit, kthimin jo vetëm në veri, ku tashmë është ulur këmbëkryq, por dalëngadalë në tërë Kosovën, me pretendime edhe për dalje krejt të sigurta në Shëngjin e në Durrës. Këto hapa Serbisë po ia mundëson politika shqiptare në Prishtinë dhe në Tiranë.


 


Veton Surroi dhe Kompania Koha nuk janë të vetmit dyer-hapës të Serbisë në Kosovë. Është tërë një klasë politikanësh syleshë, që edhe sot shprehin konsiderata për Surroin, bashkëpunojnë me Kompaninë e tij, të cilët e kanë mbrojtur  edhe atëherë kur ai i quajti “fashistë-revanshistë” luftëtarët e UÇK-së, për krimin, që kryen shërbimet e fshehta të Beogradit,  në Grackë të Lypjanit, dy  muaj pas luftës në Kosovë. Asokohe, vetëm pse ishte botuar një reagim kundër cilësimit antishqiptar të Surroit nga Radio-Kosova e Lirë dhe e kishte transmetuar Agjencia e lajmeve “Kosovapress”, ish kreu i luftës i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës,  kishte shkarkuar drejtorin e Kosovapressit, ndërsa Radion- Kosova  Lirë e përjashtoi nga financimi  tre muaj pas luftës me përpjekje për ta mbyllur, ose për ta bërë zëdhënës poltron, partiak.


 


Kumbarët e Surroit në mesin e krerëve të luftës janë ata që e mbajnë Surroin, surroshët dhe krejt klasën e matrapazëve e profiterëve të para e të pas luftës edhe pse titizmit, jugosllavizmit tashmë i ka kaluar koha, sepse gjenerata që po mësohet të jetojë në liri, nuk e shtrin dot kokën në zgjedhën e robërisë.  Liridashësit shqiptarë janë në rrugë për krijimin e Shqipërisë, një e të tërë, pavarësisht çka thotë bota, pavarësisht si gjykojnë mercenarët, pavarësisht se duan apo nuk duan mujsharët e BE-së. Po të kishim pritur  protestat me dy gishta të Ibrahim Rugovës, apo ujdisësit e Jugosllavisë të Veton Surroit duke i rrahur pjatat me lugë në shenj pakënaqësie, Kosova kurrë nuk do të ishte çliruar. 


Andaj, ata që mendojnë të na afrojnë më shumë me Beogradin e BE-në, sesa me Shqipërinë e bashkuar, nuk jetojnë me kohën, por vetëm me  nostalgjinë e kohëve të kaluara me nostalgjinë për rrugët e Beogradit, për pivnicat, për natashat e sllavicat, për kumbarët e pobratimët, me të cilët jetuan bashkë afër 100 vjet, ashtu sikur të parët e tyre që jetuan me Baba Dovletin e më herët me Car Dushanin.


Koha e tyre po perëndon. Ata janë bërë të zhurmshëm, të sikletshëm të padurueshëm dhe insistojnë të  mos e lëshojnë “Kohën” e tyre, fiksionin e tyre mendor, qoftë edhe imagjinatën apo ëndrrën e tyre  donkishoteske….


Karvani i ecjes përpara për bërjen tërësore  të Shqipërisë, po ecën pa u ndalur, qentë po lehin, ata vazhdimisht  kanë lehur dhe do të lehin…

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …