Ahmet Qeriqi: Konfirmohet lajmi për rënien e shumë ushtarëve tanë në Has. Disa nga ushtarët kanë mbetur te rrethuar në dëborën e madhe. (E martë 15 dhjetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Konfirmohet lajmi për rënien e shumë ushtarëve tanë në Has. Disa nga ushtarët kanë mbetur te rrethuar në dëborën e madhe. (E martë 15 dhjetor, 1998)

Lajmi tragjik për rënien heroike në altarin e atdheut në brezin kufitar të tridhjetë e gjashtë luftëtarëve të lirisë, duket se në tërësi është i vërtetë. Lajmet e hidhura zakonisht dalin të vërteta. Prita e armikut në malësinë e Gorozhupit, në Kuzhnin dhe në Has, duket sikur ka qenë e para përgatirur, meqë luftëtarët tanë janë goditur nga të tri anët përnjëherësh.

Në mesin e të rënëve është edhe Mujë Krasniqi, apo komandant Kapuqi.

Ushtarët e rënë janë nga Malisheva, Shtimja, Drenica, Klina e vende të tjera .

Bëhet e ditur se forcat serbe i kanë zënë të plagosurit, të cilët kanë mbetur të palëvizshëm në dëborën e madhe. Ata mund të pushkatohen nga çasti në çast.

Elez Durmishi përmes një telefoni celular dhe përmes radiolidhjeve ka marrë informacione se nën rrethim të forcave serbe kanë mbetur edhe dhjetëra ushtarë të UÇK-së, të cilët po bëjnë përpjekje për t`u kthyer prapa.

Derisa po mendonim për këtë humbje tragjike më bëjnë me dije se kanë ardhur për të biseduar dy mësues të fshatit. Duke menduar se mos kanë ardhur për ndonjë informacion, iu them të hyjnë brenda në shtëpi ku sot kemi mbetur vetëm unë dhe Berati. Këta farë mësuesish kanë halle të tjera. Dikush i ka orientuar te unë të pyesin se a do të lejohen të punojnë apo jo, pasi që janë në mesin e atyre që kanë ikur me gjithë familjet qysh nga fillimi i luftës. Njëri është djalë i njëfarë Milaim Hamitit dhe tjetri i lagjes së Dragobilëve. Që të dy duken të disponuar keq dhe tregojnë hapur se nuk e përkrahin luftën e UÇK-së, por duan të punojnë ku kanë punuar. Nuk besoj t’i ketë drejtuar,  drejtori, Rizah Qeriqi.

Pasi më befasuan me qëndrimin e tyre injorues për luftën, kërkova që të largohen sa më parë, dhe të mos iu shoh kurrë më surratin.

Berati nuk foli asnjë fjalë.

Më kaplon një urrejtje e skajshme për këta njerëz të neveritshëm, të cilëve nuk iu bën fare përshtypje rënia e 36 dëshmorëve, dhjetëra prej tyre nga Batalioni ynë.

Ata si duket as kanë njohuri fare për tragjedinë as duan të dinë meqë familjet e tyre i kanë dërguar në fshatrat e Rrafshit dhe vetë enden lirshëm nëpër postblloqet e policisë po i penguar askush… Dhe nga të tillët ka edhe arsimtarë…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Si gjithnjë me halle e derte (E enjte 10 dhjetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Si gjithnjë me halle e derte (E enjte 10 dhjetor, 1998)

Së bashku me Reshat Gashin i cili e nget veturën e kemi përcjellë deri në …