Ahmet Qeriqi: Kongresi amerikan ka votuar, pro intervenimit të NATO-s kundër Serbisë. Holbruk i ka dhënë autorizimet e caktuara Havier Solanës. (23 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Kongresi amerikan ka votuar, pro intervenimit të NATO-s kundër Serbisë. Holbruk i ka dhënë autorizimet e caktuara Havier Solanës. (23 mars, 1999)

Sot është dita e katërt prej fillimit të ofensivës së përgjithshme të forcave armike. Luftëtarët e lirisë në të gjitha frontet e luftës po rezistojnë. Nuk ka kthim prapa, thonë ata dhe nga një vijë në tjetrën nga një pikë në tjetrën e godasin armikun aty ku ai nuk e pret.

Burimet tona të lajmeve nga zonat e luftimeve bëjnë të ditur se edhe sot gjatë tërë ditës ka pasur luftime në Drenicë, në Shalë Në Llap, në Anadrin dhe në Dukagjin. Policia serbe ka arrestuar afër dyqind shqiptarë në Skënderaj. Flitet se serbët kanë pushkatuar 11 prej tyre. Tani për tani nuk dihet për fatin e qindra të tjerëve.Luftime të ashpra po zhvillohen edhe në fshatrat e Qyqavisë, në Aratakoll, Në malësinë e Marecit dhe kudo në fronet e luftës. Serbët kanë vrarë civilë shqiptarë edhe në Suharekë, në Reshtan dhe në Peçan.

Histeria serbe antishqiptare po merr përmasa të gjenocidit dhe të shfarosjes kolektive. Bota po i përcjellë me huti këto veprime.

Edhe gjatë ditës së sotme kemi punuar pa pushuar asnjë çast. Emisionin e kemi përgatitur me kohë.

Në mbrëmje bëhet e ditur se ambasadori amerikan në OKB, Riçard Hollbruk është larguar nga Beogradi në drejtim të Brukselit, ku do të ketë takime me Këshillin e NATO-s dhe drejtpërdrejt me z, Havier Solana.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton, ka folur para kongresit amerikan duke e arsyetuar qëndrimin e tij për të intervenuar kundër makinerisë së krimit serb. Ky intervenim sipas presidentit Klinton bëhet me qëllim të mbrojtjes së vlerave të qytetërimit njerëzor dhe daljes zot  një populli që ndodhet buzë shfarosjes.

Në orën 22,oo sipas kohës lokale, Kongresi amerikan ka votuar pro intervenimit. Ambasadori Hollbruk i ka dhënë autorizime Solanës për të përcjellë urdhrin e interevenimit në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s, te Gjenerali Vesli Klark. Lajmi është publikuar në orën 23,15 minuta.

Presidenca jugosllave ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Kreu shtetëror dhe ushtarak serb nuk e pranon ultimatumin.

Si do të zhvillohen ngjarjet tani e tutje është vështirë të prognozohet. Mund të ndodhin befasi ndër më të pabesueshmet…

Në mesin tonë mbr etëron një gjendje mobile. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se po ndodhin momente historike. Është evidente edhe frika nga hakmarrja e paralajmëruar serbe…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Naim Imeri sot herët është larguar në rrugëtimin e tij të përhershëm nëpër Blinajë. Elezi …