Ahmet Qeriqi: Kur vdes kryeprifti me mendje dhe zemër satanai

Duke folur për përgatitjet që po bëhen për varrimin e patrikut Pavle, Peshkopi Irinej i Baçkës ka njoftuar se në mesin e delegacioneve që do të marrin pjesë në këtë varrim do të jetë edhe patriku i kishës ortodokse greke në Shqipëri Anastasije Janullatos, i cili gjatë tërë kohës së qeverisjes në Shqipëri nga Sali Berisha ka shpërbërë, pa asnjë pengesë kishën autoqefale shqiptare të themeluar nga Fan Noli, ndërsa ka greqizuar fetarisht po thuajse të gjithë besimtarët e krishterë ortodoks të Shqipërisë. Andaj nuk është për t’u habitur pse ky antishqiptar i përbetuar merr pjesë zyrtarisht në emër të ortodoksëve të Shqipërisë në varrimin e patriarkut satana, Palve, që kishte bekuar të gjithë kriminelët e të gjitha regjimeve serbe, që kishin vrarë e masakruar shqiptarë, kroatë e boshnjakë.

Patriarku i Serbisë, Palve, ka vdekur qysh moti, por ditë më parë është konstatuar se ai hoqi edhe grahmën e fundit të qenies së tij mëkatare. Ata, që kanë lexuar me kujdes veprat e dy shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë, Tolstoj dhe Dostojevski, mund të kenë hetuar qëndrimin tejet realist të këtyre dy shkrimtarëve në raport me kishën ortodokse në përgjithësi, e në veçanti me Kishën Ortodokse të Rusisë. Dosojevski, duke analizuar hipokrizinë, hajdutërinë dhe amoralitetin e patriarkëve rusë, kishte konstatuar se sa më mëkatar dhe i pamoral të jetë një patriark, aq më ia avancuar do të bëhet në hierarkinë e kishës, duke i mbuluar të gjitha turpet, marrëzitë dhe hipokrizitë. Shumë vjet pas këtyre konstatimeve të Dostojevskit, i cili ishte fetar i devotshëm i krishterimit lindor, dhe dyshimit të hapur në këtë fe që shfaqi Leon Nikolajeviq Tolstoi, duke pranuar krejt haptas islamin, kah fundi i jetës, mund të konstatojmë pa menduar se po bëjmë ndonjë mëkat se patriarku serb, Palve, ashtu sikur edhe pjesa dërrmuese e grigjës së këtyre patriarkëve , në veprimtarinë e tyre fetare kanë qenë fanatikë të papërmirësueshëm dhe urrejtës të pandreqshëm të të gjithë besimtarëve të tjerë jo pravosllavë, qofshin ata të krishterë katolikë, protestantë apo islamë dhe hebrenj.
Urrejtja që ka shfaqur haptas kundër shqiptarëve kryepari i fesë në Serbi Pavle, ka qenë jo vetëm një urrejtje e panjerëzishme, por edhe një përpjekje e pandërprerë për të yshtur dhe për të frymëzuar pushtetarët serbë, sidomos kundër shqiptarëve me fe islame. Në këtë drejtim ky patriark, qysh prej vitit 1956, në kohën e regjimit të Titos dhe të Rankoviqit, ashtu edhe më vonë në të gjitha regjimit kishte qenë dhe kishte mbetur frymëzuesi i të gjitha planeve të liga e monstruoze kundër shqiptarëve, boshnjakëve e kroatëve. Ai vetë me dorën e tij djallëzore kishte bekuar të gjitha formacionet vrastare prej atyre të vrastarit serb në Bosnje, i quajtur kapiteni Dragan, ashtu edhe formacionet e Arkanit, të Sheshelit, të Mladiqit. Ai kishte bekuar vetë politikën zyrtare të Millosheviqit. Pavle gjatë gjithë viteve 90, është parë i prezantuar para kamerave, vetëm në mesin e politikanëve dhe ushtarakëve serbë, gjithnjë duke bekuar krimin, gjithnjë duke bërë thirrje për vrasjen masive të myslimanëve në Bosnje, të shqiptarëve dhe dëbimin e përgjithshëm të tyre nga Kosova. Madje për dallim nga patriarkët e tjerë, të cilët në periudha të ndryshme kanë kamufluar qëndrimet e tyre, duke përdoru edhe diplomaci, Palve, ka qenë krejtësisht transparent të qëndrimet e tij kundër gjithçkaje që nuk është serbe. Ai ka marrë pjesë edhe në çkrishërimin e rumunëve të krahinës së Timokut në Serbi. Ai ka kundërshtuar pavarësinë e kishës sllavomaqedone dhe ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e kishës autoqefale malazeze. Me urdhrin e tij janë zhdukur të gjitha xhamitë, sinagogat dhe kishat katolike në Serbi. Të përkujtojmë me këtë rast se deri në vitin 1912 në Serbinë e asaj kohe ka pasur më shumë se 3400 xhami, mesxhide e institucione fetare islame, të cilat u shkatërruan në tërësi, për të lënë vetëm dy xhami, një në Beograd dhe një në Nish, të cilave në vitin 2004 iu dha sërish zjarri.
Po ja që erdhi dita dhe hoqi frymë edhe ky prift me pamje njeriu e me bindje e zemër satanai. Dhe Serbia, me rastin e vdekjes së tij shpalli hiq më pak se tri ditë zie për njeriun, që aq shumë kishte bërë për Serbinë dhe armiqësinë e saj me të gjitha kombet e Ballkanit por edhe me shumicën e vendeve të botës.
Nuk besojmë se me heqjen shpirt të këtij kryepari të fesë ortodokse serbe do të ketë ndonjë ndërrim në drejtim të humanizimit të vlerave të tolerancës fetare në Serbi. Jo, sepse Kisha serbe, e cila edhe është themeluar si kishë svetisaviste, në esencë të besimit nuk e ka fenë burimore të krishterë, por urrejtjen, armiqësinë, intolerancën dhe hipokrizinë fetare. Kjo është dëshmuar gjatë gjithë kohës së ekzistencës së kësaj kishte qysh nga mesjeta e deri në ditët tona.
Kryepari serb, tashmë i vdekur, Pavle ka qenë burim frymëzimi për të keq edhe për kryeparin e fesë ortodokse greke, në Shqipëri, Janullatos, i cili në luftën e tij “të shenjët” kundër të krishterëve ortodoksë shqiptarë ka ndjekur po atë metodë të Pavles e të pasuesve të tij. Duke shfrytëzuar Qeverinë gjithnjë pro greke të Sali Berishës, greku Janullatos, gjatë këtyre 20 viteve të mbretërimit të tij fetar në Shqipëri, ka arritur ta shpërbëjë në tërësi Kishën Autoqefale Shqiptare. Janullatos, një satana grek me petkun e fesë, ka shpërfytyruar tërë trashëgiminë autentike të krishtere shqiptare, e cila është po aq, e mbase edhe më e vjetër se trashëgimia fetare greke. Ai ka arritur, jo vetëm i papenguar, por edhe i përkrahur fuqishëm nga të gjithë politikanët e Tiranës, ta ndërrojë në tërësi fizionominë autentike të krishterimit autentik shqiptar, duke ngritur stilin grek të kishave, duke i shërbyer shovinizmit grek kundër Shqipërisë dhe duke abuzuar madje edhe me eshtrat e fëmijëve e të grave në disa vise të Shqipërisë, në përpjekje për të gjetur kockat e kriminelëve grekë, që kanë kokat e tyre në luftë kundër shqiptarëve, në përpjekje për t’i asimiluar ata fetarisht e kombëtarisht.
Andaj nuk na habit fare vajtja e Janullatosit për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Palves në Beograd. Do të habiteshim për të mirë nëse Ilir Meta, Sali Berisha, Bamir Topi e ndonjë tjetër të mos dërgonin, në mos i paçin dërguar, telegrame ngushëllimi Kishës svetisaviste serbe, për humbjen e “njeriut” të tyre të çmuar. Do të ishte tepër fyes ndonjë telegram i tillë drejtuar Kishës serbe për të gjitha viktimat shqiptare të luftës në Kosovë, për myslimanët e kroatë dhe për të gjithë ata njerëz që u viktimizuan gjatë luftërave që zhvilloi Serbia kundër të gjithë joserbëve.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …