Ahmet Qeriqi: Luftëtarët e UÇK-së rikthehen në disa pozicione pas largimit të bandave serbe (E premte 18 shtator, 1998)

Ahmet Qeriqi: Luftëtarët e UÇK-së rikthehen në disa pozicione pas largimit të bandave serbe (E premte 18 shtator, 1998)

Shiu i pandërprerë që ka rënë gjatë natës ka ndikuar në uljen rapide të temperaturës. Këtu është klimë malore dhe fshati ndodhet përballë veriut. Edhe sot po bën ftohët.

Në Grykën e Krojmirit kanë mbetur edhe dhjetë familje nga Duka e Karaçica, të cilat duhet të kthehen sapo të iu gjejmë vendstrehim në shtëpitë e braktisura apo te shkolla e re. Shkolla nuk është vend i sigurt meqë është identifikuar si objekt ushtarak dhe mund të ndodh që të merret në shënjestër nga postblloku i Komaranit apo nga ndonjë pozicion tjetër i forcave armike. Në mesin e tyre edhe komandant Coli, Sejdi Elezi me krejt familjen…

Gjendja e përgjithshme e të zhvendosurve është në kufij të durimit. Edhe pse jemi kthyer nëpër shtëpi askush nuk ndihet i sigurt. Sepse armiku mund të godasë në befasi në mesin e popullatës dhe në raste të tilla nga paniku fshati zbrazet. Sidoqoftë, në kushte dhe rrethana lufte jetohet nga çasti në çast nga ora në orë, por edhe në këto rrethana shqiptarët mësohen, sepse e tillë ka qenë krejt e kaluara jonë.

Pasi që Syla, Luani, Jeta dhe të tjerë e kanë kontrolluar vendqëndrimin e serbëve në Zborc, ata kanë caktuar pika të reja të rojës dhe kanë ndërmend të fillojnë rregullimin e pozicioneve të reja. Kësaj radhe duhet të sajojnë bunkerë të fortë në disa pika strategjike. Edhe pse pjesa dërrmuese e popullatës është kthyer në fshat rojet e vëzhgimit në drejtim të Javurit dhe të Kleqkës janë në detyrë, për shkak të dyshimit se tërheqja e serbëve nga Zborci mund të jetë bërë me qëllim të fillimit të sulmit pas shpine, nga pozicionet e tanishme në vijën Qafë e Duhlës, Luzhnicë, Javur e Kleçkë.

Në këto pika nuk ka përforcime, ndërsa serbët janë barrikaduar nëpër istikame nga frika e sulmeve. Ata nuk ndihen të sigurt në këto anë, meqë ushtarët tanë gjatë natës depërtojnë krejt afër tyre dhe i alarmojnë me zbrazjen e ndonjë rafali nga automatiku apo Gulinovi. Ata ndihen të futur në zgrip, mirëpo nuk ka shenja të tërheqjes së shpejtë.

Hapja e korridorit për të depërtuar nëpër Zborc në drejtim të Godancit dhe fshatrave të tjera rreth Blinajës nga ndihmon për logjistikë dhe për lëvizjen e popullatës, në rast të ndonjë rreziku permanent.

Një situatë e rëndë vërehet te banorët e Pjetërshticës, meqë shumica e shtëpive atje janë djegur e rrënuar. Ata që po kthehen po vendosen në ndonjë shtëpi të padjegur ose po vendosen në Krojmir.

Burimet e lajmeve bëjnë të ditur se në Beograd para ambasadës gjermane kanë filluar protesta të nacionalshovenistëve serbë kundër Gjermanisë, e cila sipas tyre ka kërkuar intervenimin e NATO-s kundër Jugosllavisë. Është një lajm i befasishëm, një shkas i serbëve për t`i treguar botës se ata kanë qenë të viktimizuar nga gjermanët në kohë të luftës, një rast u ulët njerëzor, për të fshehur krimet dhe masakrat në Kosovë. Serbët në përgjithësi  janë një popull i lig. Jo rastësisht shkrimtari Selimoviq në një vepër të tij  i quan fëmijë të këqinj, me mend fëmijë ndërsa bëjnë vepra  të tmerrshme…

Serbët nëpër shekuj të manipuluar nga mitologjia e tyre regresive, pretendojnë të jenë popull hyjnor, ndërsa tërë histori e tyre është përplot shembuj të kokave të prera nga njëri tjetri dhe tmerre barbarie që iu kanë shkaktuar popujve të tjerë përreth. Ka diçka të kobshme në shpirtin e kësaj race gjithnjë pagane dhe të pa emancipuar.

Në orët e pas ditës, Epiri dhe Naim Rizani kanë shkuar në grykë me traktor dhe i kanë tërhequr të gjitha rrobat në tendë. Në orën 17.00 janë dëgjuar granatime brenda territorit të Blinajës. Ato nuk kanë pushuar për një orë dhe popullata ka filluar të shqetësohet. Fshati ndodhet edhe në pjesën tjetër të lidhur me kompleksin pyjor të Blinajës. Serbët si duket po bëjnë manovrime ose kanë marrë në shënjestër ndonjë njësit të luftëtarëve tanë, të cilët zakonisht e vëzhgojnë terrenin dhe lëvizjet e forcave serbe.

Kam biseduar me Ramadan Rizanin dhe Heset Hamdiun, për t`iu gjetur strehim sa më parë familjeve të mbetura në Grykë, nëse duan të jetojnë këtu në Krojmir. Ata më kanë treguar se për secilën familje është siguruar strehimi dhe kjo iu është bërë e ditur të gjithë kryefamiljarëve që ende jetojnë në tenda në Grykën e Shpëtimit.

Mbrëmjeve  si zakonisht shkojmë te shtëpia e Aziz Hamdiut, për ta shikuar televizorin meqë atje e kemi një agregat.

Sot në orët e pas ditës janë kthyer nga Ngucati edhe katër familjet e fundit të cilat kanë qëndruar atje prej 23 gushtit. Në mesin e të kthyerve nga Lladroviqi është edhe arsimtari, Salih Rizani me fëmijët e tij dhe gruan. Ai  tregon për tmerret që ka përjetuar popullata e asaj ane gjatë ofensivës serbe të gushtit. Të gjithë të kthyerit janë mirë me shëndet edhe pse duken të lodhur, të nxirë nga fatkeqësitë dhe ushqimi i pamjaftueshëm.

Po bëjmë përpjekje mbinjerëzore për të qëndruar këtu dhe për ta bindur opinionin liridashës përparimtar se jemi në vendin tonë dhe nuk shkulemi që këtej, edhe pse në rreziqe dhe vështirësi të papërshkrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Ndihmat, sado modeste vazhdojnë të na vijnë nga të autorizuarit e logjistikës (E shtunë 12 shtator 1998)

Ahmet Qeriqi: Ndihmat, sado modeste vazhdojnë të na vijnë nga të autorizuarit e logjistikës (E shtunë 12 shtator 1998)

Moti ka gjasa të përmirësohet. Ndodh që stina e vjeshtës të jetë me diell, mirëpo …