leoni

Ahmet Qeriqi: Masakra, krime dhe marrje peng e popullatës civile nga forcat okupatore. (E martë 27 prill, 1999)

Sot sikur ka filluar të përmirësohet moti. Qysh në mëngjes janë ngritur aeroplanët e NATO-s të cilët po defilojnë në drejtime të ndryshme. Disa prej tyre fluturojë lartë dhe në vijë të drejtë. Ata si duket janë nisur për në thellësi të Serbisë, ndërsa të tjerët të cilën kanë nder mend të sulmojnë aterojnë më ulët. Janë të shumtë aeroplanët që pasi të hulumtojnë terrenin  largohen në drejtim të Goleshit dhe atje i zbrazin bombat. Kemi fituar përshtypje se këta janë avionë francezë apo italianë dhe me qëllim nuk i godasin caqet ushtarake serbe. Ndodh që një aeroplan i tillë e zbulon krejtësisht bazën serbe meqë i rrotullohet përmbi disa herë dhe pikërisht atëherë ateron drejt Goleshit ku i zbrazë bombat.

Sipas informatave që kemi marrë nga agjencia  bëhet e ditur se po zhvillohen luftime të ashpra në Dukagjin, sidomos në Koshare, pastaj edhe në Drenicë, në Shalë dhe në Zonën e Neredimës. Flitet për qindra civilë shqiptarë të masakruar në Gjakovë. Një pjesë të popullatës serbët e kanë marrë peng dhe nuk dihet se në ç drejtim e kanë nisur. Në Çikatovë të Gllogocit flitet për 60 civilë të vrarë dhe të masakruar. Serbët kanë vrarë edhe disa civilë në fshatin Negroc. Edhe sot jemi rezervuar nga transmetimi i këtyre informacioneve me qëllim që të mos dekurajohet popullata e zhvendosur. Pavarësisht se ne nuk i kemi dhënë këto informacione ato po dëgjohen në DW dhe në stacione të tjera. Në këtë mënyrë mbase edhe po e humbim pak besimin te popullata, mirëpo ne jemi të vetëdijshëm për misionin dhe qëllimin tonë.

Rreth orës 15, meqë koha ka filluar të përmirësohet jam nisur në drejtim të Krojmirit. Rrugës kam takuar Hilmi Ramadanin dhe Agron Krasniqin, me të cilët këmbë kemi rrugëtuar nëpër Rrafshnaltë.

Nga Shullani vërejmë popullatën masive të shtrirë gjerë e gjatë në Grykën e Shpëtimit.  Këtu gjallohet…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …