Ahmet Qeriqi: Ndërpresim përkohësisht programin e Radios. Martin Çuni ka caktuar vendin ku do të rregullohet bunkeri për transmetim. E premte 2 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Ndërpresim përkohësisht programin e Radios. Martin Çuni ka caktuar vendin ku do të rregullohet bunkeri për transmetim. E premte 2 prill, 1999

Para dite, me Nezirin dhe Ali Mullinin nisemi nga Krojmiri për në Berishë.

Arrijmë te varrezat dhe takojmë Ismet Sopin i cili na tregon se forcat serbe kanë granatuar drejt shtëpisë së Rizës dhe vendmetimit në Bajrak. Serbët kanë sulmuar me raketa me qëllim që ta rrafshojnë vendin e selisë.

Banorët e Berishës, të fshatit të Ri dhe dhe të Terpezës tanimë ndodhen nëpër tenda në grykat e Kizharekës dhe të Nekocit.

Ismet Sopi po ashtu na tregon se Martin Çuni, Nusret Pllana, Fatmir Dugolli, Valdet Hoti dhe Rizah Berisha kanë depërtuar në maje të Pallanikut për të filluar hapjen dhe rregullimin e bunkerit për transmetim.

Pas pak me Nezir Myrtajn nisemi për në Pallanik. Atje takohemi me të gjithë. Martini këmbëngulë që sa më parë të rregullohet bunkeri dhe të rifillojmë transmetimin. Unë shfaq mendimin se kjo pikë mund ta rrezikojë popullatën në të dyja lugjet në Berishë dhe në Nekoc. Megjithatë pajtohem që të bëjmë përpjekje dhe të mos rrimë kot. Këtu vendi është shumë i përthyer. Vetëm me kuaj mund të mbartet materiali. Duhen dhjetëra lisa bungu dhe thasë zalli. Pastaj vendi për të gropuar është krejtësisht gurinor. Të gjithë pajtohemi se Maja e Pallanikut është një pikë strategjike, e cila nuk do të mund të goditej, veçse me aeroplanë.

Në orët e vona të pasditës së bashku me Nezirin lëshohemi teposhtë kodrës së Pallanikut dhe depërtojmë në Grykë të Kizharekës.

Mësojmë po ashtu se aeroplanët ushtarakë të armikut kanë sulmuar në Shalë të Bajgorës, në një vendqëndrim të popullatës dhe të UÇK-së. Ka të vrarë dhe shumë të plagosur. Duket sikur janë po ata aeroplanë që  kanë bombarduar në Kleçkë, në Berishë, por edhe në Gllogjan e në Likoc.

Kemi pritur pak kohë derisa ka ardhur Ali Mullini dhe pastaj jemi nisur për në Krojmir

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Ndodhi dhe lëvizje të përditshmërisë. (E martë 17 nëntor, 1998)

Vazhdon avazi i pritjes. Berati shpreson se së shpejti do ta aktivizojmë agjencinë, ndërsa unë …