Ahmet Qeriqi: Në Grykë të Kizharekës takojmë gazatarin e mirënjohur Kurt Shorck (12 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në Grykë të Kizharekës takojmë gazatarin e mirënjohur Kurt Shorck (12 mars, 1999)

Martin Çuni është kthyer nga terreni. Falë hapërimit të tij të pandalshëm nëpër zonat e Drenicës dhe të Shalës, kemi mjaft informacione, emisione speciale, reportazhe, biseda dhe intervista. Pavarësisht nga këto programi  ynë ditor tanimë është skematizuar. Me gjithë përpjekjet që po bëjmë për të qenë sa më kreativë dhe sa më afër ngjarjeve nuk po arrijmë të konsolidohemi sepse për shkaqe të njëmemdësisë së tepruar të disave, po i bëhemi pengesë njëri tjetrit dhe në këtë mënyrë po pëson programi. Megjithatë, të këtillë jemi dhe prej nesh nuk del më shumë as në tematikë as në përmbajtje.

(10 fjali të koduara)

Me gjithë ndeshtrashën dhe mosmarrëveshjet që tanimë janë bërë gjellë e përditshme e çdo niveli organizativ dhe kulturor ndër shqiptarë, ne po punojmë dhe po transmetojmë program, jo sa duhet dhe si duhet, por aq sa po arrijmë.

Para se të nisesha për në Kizharekë ka ardhur gazetari i TVSH-së Nuhi Bytyçi me një kameraman dhe korrespondent i Zërit të Amerikës, Ibrahim Osmani. Ata kanë qenë në Shtab dhe tani duan të nisën për në Prishtinë.

Së bashku me Nazmi Iballin dhe Ibrahim Osmanin jemi nisur drejt Grykës. Ibrahimi  e ka lënë veturën në Shalë dhe prej andej mendon të udhëtojë për në Prishtinë. Në dalje të Grykës kemi takuar një xhip me targa të huaja. Në gjuhën shqipe na paraqitet Dukagjin Gorani, emër të cilin e kam dëgjuar ndonjëherë por nuk më kujtohet mirë.

Ai na tregon se së bashku me një koleg të vetin, gazetarin  Kurt Shorck, një emër i njohur për të mirë në radhët tona, duan të shkojnë në Shtab. Atyre iu bëj me dije se rruga të cilën e kanë zgjedhur për të depërtuar në Rrafshnaltë, është e pakalueshme dhe vështirë se mund të depërtojnë me atë xhip. Iu kam preferuar që xhipin ta lënë në Grykë dhe të nisen këmbë. Në kohën kur po bisedonim janë dëgjuar shkrehje armësh në Grykë të Llapushnikut. Të dy gazetarët si duket u frikësuan. Ata po mendonin  se si t` ia bëjnë, ndërsa ne me Ali Mullinin nisemi rrugës sonë të përditshme. Ibrahim Osmani nga Shala ka depërtuar nëpër rrugë të Komaranit në drejtim të Prishtinës, ndërsa ne në Krojmir.

Në mbrëmje në odë të Sylës jemi takuar me nipin e Sylë Qeriqit, Rifat Mujotën, vëllai i dëshmorit Sadik Mujota. Rifati ka qenë së bashku me formacionin e Mujë Krasniqit më 14 dhjetor të vitit të kaluar, me ç rast kanë rënë 36 dëshmorë të lirisë. Ai me disa ushtarë të tjerë  gjatë luftimeve kanë arritur të tërhiqen në Shqipëri, ku kanë qëndruar edhe një kohë. Atij i kemi shprehur ngushëllime për vëllanë dhe për mbesën, të dy dëshmorë, të rënë më 15 janar në Reçak.

Më vonë kam shkuar në shtëpi te mixha Mehë, meqë kishte ardhur Jakup Krasniqi, për t`i parë fëmijët dhe për të qëndrua një natë me ta…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …