Duke mos mundur të luftojnë korrupsionin, (duke u shtirë si të pamundshëm) trafiqet dhe të gjitha shëmtitë e botës kapitaliste, duke mos disponuar asnjë fije njerëzie e ideali kombëtar, duke injoruar të kaluarën pesëdhjetë-vjeçare të Shqipërisë, duke pretenduar që të eliminohen për gjithmonë nga historia dhe kujtesa, 50 vjet Shqipëri, nga 103 sa ka ekzistenca e Shtetit shqiptar, duke mos treguar as nivelin më të ulët të interesimit për shqiptarët e ndarë në gjashtë shtete, për shqiptarët e Kosovës, që BE-ja i konsideron bijë kopilë të Turqisë për shkak të shumicës fetare islame, sado që këta “kopilë” shumë më tepër e duan BE-në sesa njëri tjetrin, duke mos lënë mjet as metodë pa përdorur, për ta marrë pushtetin, sundimin mbi shqiptarët, apo për ta mbajtur sa më gjatë pushtetin, me të vetmin qëllim për u pasuruar sa më shumë që të jetë e mundur, duke luftuar me fjalë korrupsionin, duke fryrë bulçitë kundër komunizmit, sepse ajo qenka e keqja që sot edhe 25 më pas shqiptarët nuk po u bëkan rehat; në një gjendje të tillë kaotike, të krijuar brenda përbrenda llojit, shqiptarëve nuk iu ka mbetur tjetër veç luftës kundër njëri tjetrit. Një luftë e tillë po zhvillohet me shumë sukses si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë e në Shkup. Kjo është lufta finale, lufta më e pa kompromis për t’ia nxjerrë sytë njëri tjetrit. Lufta më e palavdishme në historinë e kombit.
Dhe në këtë luftë kundër komunizmit, më të zëshmit janë bijtë bastardë të komunizmit, janë kopilët e partisë, që ia kishin punuar pas shpine “nënës parti”, që ia kishin punuar njëri tjetrit dhe sot janë po ata e këta, që ia punojnë, vëllai-vëllait, motra-motrës, burri-gruas, e gruaja-burrit, djali-babait e babai plak, djalit. Janë hipokritet e hipokritët, që përditë dëshmojnë para medieve se paskan qenë të diskriminuar, të përndjekur, se e paskan dashur shumë botën e lirë, këtë botën e sotme, se paskan qenë të edukuar nga kultura e muzika italiane, serbe e greke, si e vetmja mundësi për t’i ikur izolimit, se ideali i tyre paska qenë demokracia, e profka të tjera të pranishme çdo natë në mediet krejtësisht të varura të Shqipërisë e të Kosovës. Madje tani shiten edhe trima pas betejës, edhe pse asnjëri prej tyre nuk pati guximin ta shpreh hapur kundërmimin, apo të paktën të vetëdigjet në kryeqytet, si Jan Pallahu dikur.
Ky është kaosi, të cilin e ka sjellë “demokracia shqiptare”, demokracia e sojit të vet, me origjinë nga koha e komunizmit, përzier me AND-në shqiptare të bizantizmit lindor disa-shekullor dhe aziatizmit rreth 600-vjeçar. Shto kësaj perversitetet, apo vlerat “morale” të evropianizmit si: pederastia, lezbeizmi, pedofilia që ka përfshirë edhe Vatikanin, martesat geje, ligji mbi ruajtjen e domosdoshme të qenve dhe të maceve, ligjin mbi drejtësinë gjinore, të cilës, në Evropë, ia punojnë dy gjinitë ashtu si mundin e si dinë.
Për këtë shkak, për këtë origjinë, për këtë botë përzierjesh e prejardhjesh, po tregohet i pamundshëm konsolidimi i kombit, bashkimi i kombit në një shtet të vetëm, me qëllim për ta ruajtur bërthamën kombëtare dhe për t’ u bërë zot të vetvetes.
Lufta kundër së kaluarës nga vetë kalorësit e së kaluarës është më shumë se një hipokrizi, është një satrapizëm i markës shqiptare, është një turp, të cilin e kanë kurdisur bijtë bastardë dhe bijtë shkapërdarë të Shqipërisë. Janë këta dhe ata që ia kanë rrjepur çdo brinjë Atdheut dhe të cilin e kanë shitur te koncernet e mëdha serbe, greke, turke, italiane, kineze…
Të gjitha të ligat e derisotme ia kanë punuar dhe po ia punojnë mbi kurriz Shqipërisë dy formacionet bukëshkala, dy klanet e handakosura PD e PS, që burojnë nga i njëjti gjiriz, vëllezër siamezë për nga prejardhja, gjaku, e kaluara, ideologjia, politika, përvoja.
Në vallen moderne të demokracisë duhen gjithnjë dy taborë për ta luajtur lojën e “pokerit” të pushtetit mbi kurrizin e qytetarëve. Të dyja palët pajtohen ta akuzojnë të kaluarën, baballarët e nënat e tyre, me qëllim që të jetojnë sa më gjatë në pushtet.
Marrja me të kaluarën për t’ iu referuar së sotmes, bëhet atëherë kur lufta nuk bëhet për Shqipërinë, për të ardhmen e vendit, por për t’ia nxjerrë sytë njëri tjetrit, me qëllim për ta zaptuar sa më gjatë pushtetin, për t’ iu lënë pasuri për shumë breza pasardhësve dhe për të jetuar me nivelin amerikan të jetesës.
Kjo është Shqipëria sot, kjo është Kosova sot dhe shqiptarët kudo ku janë.
Kush ia ka punuar dhe po ia punon Shqipërisë në emër të “demokracisë”?
Këta të sotmit janë ata, që ia kanë punuar mbi kurriz Shqipërisë, qe 25 vjet, dhe akuzojnë Shqipërinë e para 25 viteve.
Këta janë ata që në emër të demokracisë kanë vënë në jetë të gjitha trafiqet antinjerëzore, që i kanë dhënë hov prostitucionit, drogës, vrasjeve e çmendurive njerëzore.
Bazuar në sondazhet e medieve të huaja, femrat shqiptare sot janë prostitutat më të lira dhe më të kërkuara jo vetëm në Shqipëri, por kudo në Greqi, Itali, Francë, Angli e gjithandej ku kanë ngritur kapacitetet e veta, legale e ilegale.
Droga, segmenti më i vlershëm dhe më dobiprurës i Shqipërisë demokratike ka zënë rrënjë jo vetëm në Llazaratin e Azem Hajdarit e të Sali Berishës, po kudo në vendin e Shqipeve, në çifliqet e të Edi Ramës e Ilir Metës, kudo ku e prodhon toka dhe e riciklon nëntoka.
Në Shqipërinë demokratike nga mosrespektimi i ligjit në komunikacion dhe nga megalomania mujshare e garës në shpejtësi, gjatë viteve të demokracisë kanë humbur kokat më shumë se 20.ooo shqiptarë e shqiptare, burra gra, fëmijë pleq.
Në Shqipërinë demokratike, gjakmarrja ka marrë jetën e rreth 7.000 shqiptarëve dhe kanë kaluar nëpër burgun shtëpiak rreth 20.000 familje.
Në kohën e lulëzimit të Piramidave mashtruese, të markës “Berisha and company”, kanë humbur kapitalet e tyre qindra mijëra qytetarë.
Në thyerjen e embargos së naftës, Shqipëria demokratike e Sali Berishës, në vitet e luftës në Bosnje e Hercegovinë (1992-1995) ka fituar nga 1.000.000 dollarë në ditë, duke i mundësuar makinerisë së krimit të Milosheviqit të vrasë e të masakrojë qindra mijëra boshnjakë myslimanë, kroatë e shqiptarë…
Për 25 vjet të demokracisë në Shqipëri janë vrarë mes veti për prona, plaçkitje, bracni e kurvëri më tepër se 30.000 shqiptarë.
Kanë ikur nga Shqipëria dhe kanë mësyrë rrugët e botës më shumë se 1.000.000 shqiptarë.
Në rrugë për të mbijetuar kanë ikur për në Greqi, më shumë se 500.000 shqiptarë, ku kanë gjetur strehim, pasi kanë pranuar të ndërrojnë identitetin, emrat, kombin, fenë, traditat dhe gjithçka kanë pasur të shenjtë në jetët e tyre.
Për një çerek shekulli demokraci, Greqia ka asimiluar fetarisht Shqipërinë e Jugut, ka vendosur komplekse varrezash greke, kudo nëpër fshatra e qytete, ku pretendohet se kanë pësuar pushuesit grekë në vitet e Luftës së Dytë Botërore e para andej. Ajo ka ngritur qindra kisha e manastire greke, ka ç’krishëruar Kishën Autoqefale shqiptare, ka ndaluar meshën në gjuhën shqipe, ka çrrënjosur ortodoksinë historike, kombëtare, shqiptare dhe ka vënë në krye priftin satana, Janullatos.
Për 25 vjet demokraci e shkapërderdhje të shqiptarëve nëpër botë, e veçmas në shtetet e Evropës, duke qenë njerëz me origjinë që nuk i honeps Evropa, të keqtrajtuar, të përbuzur e të injoruar, shqiptarët e nëntokës kanë krijuar banda të tëra hajdutësh plaçkitësish dhe tani përfaqësojnë grupet më mafioze të Kontinentit të Vjetër.
Për 25 vjet demokraci më së shumti në Shqipëri kanë pësuar: arsimi kultura, shëndetësia, bujqësia, pyjet, lumenjtë, dhe tërë një botë e ndërtuar me djersën e shqiptarëve, për ata vet. Janë të panumërta pësimet shqiptare 25-vjeçare, por politika aktuale e Shqipërisë, pozitë e opozitë nuk flet për këto pabesi, për këto mizori e barbari që iu kanë punuar shqiptarëve në mënyrë sistematike qe 25 vjet rresht. Ajo krenohet se po futet në Evropë, se po luan partneritet besnik me fqinjët: grekë, serbë e bullgarë, se kurrë nuk do të lejojë bashkim e shqiptarëve, as krijimin e një shteti të përbashkët për shqiptarë, se nuk do të përzihet në punët e vendeve fqinje edhe atëherë kur pësojnë shqiptarët dhe perspektiva e tyre jetësore, se do të jenë bashkëpunues me tërë botën, ashtu sikur thotë Brukseli, edhe atëherë kur merr ndonjë vendim kundër shqiptarëve, kundër Kosovës apo shqiptarëve në trojet e tyre të pushtuara nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Greqia.
Kjo është sot Shqipëria demokratike, atituda e shprehjes të sa e sa brezave dhe gjakut që është derdhur rrëke për komb e për Atdhe, që sot po derdhet kudo, nëpër rrugë të kushtueshme automobilistike, nëpër lokale nate, në bodrume orgjish, në industri prostitucioni, në agoni droge, në përleshje bandash mafioze, në trafiqe të pista, me sharje e fyerje në Kuvend, me gjuhën pis në familje, në shkollë e në Universitet, me një garë marramendëse për lekë.
Ko është Shqipëria e lekut. Leku sot është atitudë shprehje, është Zoti, Krishti, Muhamedi, Hyji, është gjithçka e mbi gjithçka, mbi nënë e babë, mbi familje, komb e atdhe.
Kush e mbolli këtë farë, e kush po i korrë frutat e kësaj fare?
Komunizmi jo! Sepse është inekzistent, legalisht dhe ilegalisht.
E kaluara nën sundimin e huaj, jo!
Sundimi i huaj ka ikur nga Shqipëria qe 103 vjet nga Kosova qe 16 vjet.
BE-ja???
Amerika, jo!
Beogradi, Athina, Kremlini, ISIS-i???
Kush, pra, nëse jo këta që po na qeverisën dhe po na mashtrojnë qe 25 vjet rresht?
Dhe këta do të na qeverisin edhe 250 vjet nëse i durojmë, nëse e pranojmë vullnetin pagan të tyre dhe nëse presim që Amerika apo BE-ja të na lirojë për këtij soji matrapazësh e mercenarësh, prej këtij soji sodomësh e bastardësh, atdhemohues e servilë të çdo të huaji, nga çdo vend i botës që të jetë. Sepse këta të kuptojnë kur u flet në gjuhë të huaj, kur nuk u flet shqip, ndërsa kuptojnë fort mirë vetëm nëse i godet shqip, nëse i godet shul-shqip.