Ahmet Qeriqi: Në malet e Berishës e të Llapushnikut vijnë mijëra të zhvendosur nga fshatrat rreth Kozmaqit (E mërkurë 14 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në malet e Berishës e të Llapushnikut vijnë mijëra të zhvendosur nga fshatrat rreth Kozmaqit (E mërkurë 14 prill, 1999)

Jemi zgjuar herët, si zakonisht. Po thuajse nuk kemi fjetur fare nga fluksi i ardhjes së të zhvendosurve. Një pjesë prej tyre është futur nëpër shtëpitë e braktisura, në plevica dhe afër gjerdhve. Edhe pse nëpër terr dhe mot të lig ata mundohen të gjejnë një strehë kudo qoftë për ta kaluar natën. Janë të lodhur dhe të sfilitur nga uria. Gratë të fëmijët nuk dinë se ku i kanë. E dinë vetëm se kanë mbetur në gryka të maleve dhe atje ka depërtuar ushtria dhe policia gjakatare

-Jemi në dorë të zotit! thotë njëri. Ndërsa tjetri ia kthen,

-Jemi ë dorë të dreqit dhe jo të Zotit! por nuk kemi çka të bëjmë.

-Pa thanë zoti as shkau nuk mund të na merr shpirtin! shpreh ngushëllim një tjetër.

Pa vonuar largohemi nga podrumi. Oborri dhe shtëpia e Rizës janë mbushur me të zhvendosur.

Fillimisht jemi vendosur te vendi ku po rregullohet tenda.

Kemi dëgjuar lajme nga DV, Zëri i Amerikës, BBC.

Nuk kemi sa duhet informacione nga terrenet e luftimeve në Shalë, në Llap dhe në Gallap. Edhe nga Zona Operative e Neredimes na mungojnë informatat.

Nusreti dhe Martini sekëlldisen. Ata shprehin gatishmëri për të shkuar dhe për ta rrëmbyer me dhunë telefonin satelitor. Unë dhe Neziri mendojmë se me një veprim të tillë mund të prishim punë,  sepse ata mezi presin ta lënë punë, me pretekst të kësaj dhe të ikin për në Shqipëri, mezi  presin për ta ndërprerë punën dhe për të na lënë fajin. Pikërisht për këtë nuk na japin telefonin satlitor.

Si duket të dy binden se duhet provuar edhe në forma të tjera. I kam propozuar Matrinit që të intervenojë te Rexhep Selimi. Ai është i vetmi që me autoritetin e vendosmërinë e tij mund të bëjë diçka në këtë drejtim.

Edhe sot forcat ushtarake dhe policore serbe kanë granatuar në drejtim të Berishës. Si duket ata e kanë hetuar koncentrimin e popullatës së zhvendosur e cila ka mbetur në Rrafshnaltë dhe nuk di nga të orientohet.

Me disa raketa tokë[-tokë, serbët kanë granatuar Berishën. Shpërthime të fuqishme të raketave janë dëgjuar edhe në drejtim të Fshatit të Ri. Edhe atje rreth shkollës dhe te Zabeli vazhdimisht ka koncentrim të popullatës së zhvendosur. Si duket njerëzia janë lodhur dhe nga tmerret e përjetuar nuk i japim më fare rëndësi goditjes nga distanca, të cilën e konsiderojnë si rrufenë prej qiellit, ra ku ra!

Emisionin e kemi transmetuar me kohë, edhe pse me mungesë të theksuar të informacioneve nga terreni.

Sot definitivisht jemi vendosur në tendë, në zabel te Kodra e Baliqit, Këtu është një shtrojerë e cila vështirë goditet edhe nëse identifikohet nga armiku. Po këtu kemi ndërmend që sa më parë ta rregullojmë një bunker, për masë sigurie gjatë bombardimeve.

Afër tendës e kam vendosur  edhe shatorin të cilin ma ka dhënë Besim Gashi. Aty i kam vendosur edhe rrobat dhe pajisjet e mia.

Në tendë kemi sjellë edhe gjashtë krevatët portativ  lëvizës të metalit, të cilët janë mjaft të përshtatshëm për të fjetur meqë nuk ka droje nga lagështira.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …