Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të kufomave në Reçak ka rënë dëshmor: Ahmet Kaçiku komandanti i Brigadës 161. Ka rënë edhe një luftëtar tjetër, 19 janar 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të kufomave në Reçak ka rënë dëshmor: Ahmet Kaçiku komandanti i Brigadës 161. Ka rënë edhe një luftëtar tjetër, 19 janar 1999

Derisa me mund e vështirësi po ngjitesha pllajave të Berishës të mbuluara me dëborë, në drejtim të Carralevës janë dëgjuar detonime të fuqishme. Pak më vonë shpërthime të armëve të rënda të artilerisë janë dëgjuar edhe në drejtim të Rancës dhe në Qafë të Duhlës. Kam ndaluar te dy lisat e gjatë të ahut, afër varrezave të Berishës, dhe pasi kam pushuar kam saktësuar se vendi nga po goditen pozicionet tona është nga pika serbe në Qafë të Duhlës.

Nuk duket të jetë ndonjë aksion i përqendruar, mirëpo krejt kjo mund të jetë ndonjë grackë taktike e serbëve, për të sulmuar ndokund prapashpine.

Ndërkohë në dalje të Komoranit vërej një kolonë mjetesh të motorizuara të armikut që janë nisur në drejtim të Klinës apo të Pejës. Pas pak dëgjoj një rafal të gulinovit nga pozicionet tona.

Më vonë na kanë lajmëruar se gjashtë tanke të armikut kanë demonstruar forcë në relacion Komaran Llapushnik, ndërkohë janë kthyer dhe janë pozicionuar te Kroi i Mbretit.

Edhe sot e kemi përgatitur dhe transmetuar me kohë emisionin tonë të rregullt ditor. Lajmet janë sajuar kryesisht nga zhvillimet në terren, ndërsa lajmet ndërkombëtare kanë të bëjnë me revoltën që ka shkaktuar kudo në botë masakrimi i forcave serbe mbi popullatën civile shqiptare, në Reçak.

Deri në mbrëmje nuk janë ndalur luftimet në Zonën Operative të Neredimës. Nga shtabi kemi marrë lajmin se në krye të detyrës, në luftime të ashpra kundër bandave serbe që ishin nisur në drejtim të xhamisë për t`i marrë kufomat, ka rënë dëshmor. Ahmet Kaçiku, komandant i Brigadës 161, Agim Bajrami. Ka rënë edhe ushtari i cili quhet, Vezir Jashari.

Në mbrëmje kam shkuar për të ndenjur te Kadri Mehmet Berisha një burrë afër 80 vjeçar, dajë i një kushëriri tim. Xha Kadriu është burrë i moshuar por ka kujtesë të fortë dhe është mik yni i moçëm. Atje kam takuar edhe djemtë e tij Nuhiun, Jakupin, Ejupin dhe Mehmetin. Kemi biseduar deri në orët e vona të natës…

Jam kthyer në seli. Ndërkohë ka ardhur edhe Sokol Bashota, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, shok lufte i Isë Krasniqit, së bashku  me një tezak të vetin.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …