Ahmet Qeriqi: Një ditë pushim në Krojmir. (19 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Një ditë pushim në Krojmir. (19 mars, 1999)

Gjatë tërë natës ka rënë dëborë. Rrugët sërish janë zënë dhe sot kam vendosur të rri në Krojmir meqë  nuk është hapur rraja për në Berishë. Së bashku me Ali Mullinin kemi shkuar te kushëriri im, Imer Tafil Qeriqi i cili ditë më parë  ka pësuar një paralizë të pjesërishme. Imeri duket i dërrmuar dhe mjaft i dëmtuar nga sëmundje edhe pse ka vetëdije dhe mundohet të qëndrojë. Janë brengosur dhe shqetësuar tejmase Ganimetja, luftëtare  dhe tërë familja. Ai tani për tani nuk është në rrezik jete por vështirë se mund t`i përballojë ndonjë sulmi tjetër

Pak më vonë kam shkuar në ambulantë  dhe përmes telefonit i kam bërë të ditur Nezit Myrtajt se sot do të qëndroj në Krojmir.

Ushtarët e Batalionit tonë, të cilët e vëzhgojnë terrenin në Blinajë kanë bërë të ditur se në relacion Sllatinë Medvec Magurë ka përqendrim jashtëzakonisht të madh të forcave serbe. Këto forca sipas mendimit tim po përgatitën për të na sulmuar nga drejtimi i Magurës. Forcat e tjera të motorizuara të armikut janë pozicionuar edhe te Kroi i Mbretit, në Komoran dhe në Ferronikel të Gllogocit.

Ditëve të fundit përforcime janë vërejtur edhe në drejtim të Caralevës, ndërsa nga drejtimi i Zborcit ende nuk ka lëvizje.

Kompleksi pyjor i Blinajes i cili përfshin afër 10 mijë hektarë pyje, 6 mijë nga ato nën rrethoja, është një  vend shumë strategjik për ta hutuar armikun, meqë tërë ai kompleks nuk mund të vihet nën kontroll, ndërsa ushtarët tanë e njohin krejt terrenin. Atje mund të minohen rrugët dhe mund të rezistohet në shumë pika.

Në orët e pas ditës jam kthyer në shtëpi dhe kam pushuar.

Deri në orët e vona të natës nuk kanë ndaluar manovrimet e njësive të motorizuara të armikut në të gjitha pikë pozicionimet. Është hera e parë që hetohet një lëvizje e tillë e përgjithshme…

A thua çka do të na sjellë dita e nesërme?

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …