Ahmet Qeriqi: Një shpërthimi i fuqishëm dhe krisma të jashtëzakonshme në drejtim të Magurës. Nuk kemi informacion se ç` po ndodh. (E mërkurë 19 maj, 1999)

Ahmet Qeriqi: Një shpërthimi i fuqishëm dhe krisma të jashtëzakonshme në drejtim të Magurës. Nuk kemi informacion se ç` po ndodh. (E mërkurë 19 maj, 1999)

Si zakonisht në malet e Berishës. Jemi të indinjuar me mosveprimin luftarak të NATO-s. Kemi frikë nga mundësia e ndërprerjes së bombardimeve.

Vazhdimisht po bën mot i lig me shi dhe mjegull. Ndoshta moti është shkaktari kryesor i ndërprerjes së bombardimeve nga aeroplanët e NATO-s.

Vazhdon vala e arritjes e të zhvendosurve nga rajoni i Drenicës Qendrore dhe nga fshatrat e Llapushës. Kudo gjendje fatale e pasigurisë. Kudo lëvizje drejt paparashikueshmërisë. Popullata tanimë e strehuar  në grykat e maleve të Rrafshnaltës po rrezikohet nga uria,  sepse ato pak rezerva që ishin tani po shpenzohen për t` iu ardhur në ndihmë të atyre në gjatë natës po kalojnë nëpër vende të caktuara të Llapushnikut dhe që po vijnë me mijëra e mijëra.

Luftë e ashpër po zhvillohet në brezin kufitar. Edhe pse kemi shpresuar se më në fund do të krijohet një korridor depërtimi për armatim nëpër zonën e Dukagjinit, si duket në forcat tona në Koshare nuk kanë bërë ndonjë përparim.

Emisionin e kemi përgatitur dhe e kemi transmetuar me kohë.

Derisa po rrinin në tendë në terr fillimisht reflekton një ndriçim shkëlqimtar pastaj një krismë e fuqishme. Kemi dalë në krye të Zabelit për të parë se ç po ndodh por nuk e përcaktojmë dot se nga ku po vijnë shpërthimet. Ndërkohë dëgjohen shpërthime intensive të pandërprera, të parat të këtij lloji qysh prej fillimit të luftës. Së bashku me Nezirin, Nusret Pllanën e të tjerë nisemi në drejtim të Majës së Pallanikut për të mësuar se ç po ndodh. Breshëria intensive dhe e njëtrajtshme e shpërthimeve është krejtësisht e pazakontë. Ndërkohë  edhe një shpërthim tjetër drite që përhapë dritë në krejt Goleshin. Asnjëri prej nesh nuk ka ide se ç po ndodh. Në bunker në maje të Pallanikut kemi takuar ushtarin që bën roje. Ai kishte fjetur dhe nga brendia e bunkerit nuk i kishte bërë përshtypje shpërthimi zingjiror.

Supozojmë se ka eksploduar ndonjë bazë e armatimit por nuk e identifikojmë dot vendin, meqë jehona e krismave në lugina të mashtron. Fillimisht na u duk se krisma vinin në rrëzë të Pallanikut, më vonë kur depërtuam atje krismat vinin nga Goleshi, Blinaja apo Magurja. Askush nuk di se ç` ka ndodhur. Dihet vetëm se shpërthimi nuk ishte rezultat i bombardimit të aeroplanëve të NATO-s, sepse sonte nuk ka fluturuar asnjë aeroplan mbi rajonin tonë.

Pas një komentimi të gjatë që iu kemi bërë këtyre shpërthimeve zingjirore kemi përfunduar se zjarri është shkaktuar në ndonjë depo ushtarake në kompleksin ushtarak të Blinajës.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Ndodhi dhe lëvizje të përditshmërisë. (E martë 17 nëntor, 1998)

Vazhdon avazi i pritjes. Berati shpreson se së shpejti do ta aktivizojmë agjencinë, ndërsa unë …