Ahmet Qeriqi: Ofensiva serbe po ndërmerr përmasa në tërë vendin. (21 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Ofensiva serbe po ndërmerr përmasa në tërë vendin. (21 mars, 1999)

Ofensiva e forcave armike po vazhdon me intensitet në shumë zona të luftës në Kosovë. Qysh në mëngjes ka filluar sulmi në drejtim të fshatrave Tërstenik, Polac, Prekaz, Lubovec, Galicë si dhe në anën tjetër të Drenicës Qendore në relacion Rezallë, Llaushë, Likoc etj.

Burime tona nga terreni bëjnë të ditur për zhvillime të rrepta edhe në zonë e Llapit, Reporteri dhe eprori i UÇK-së, Muharrem Mahmutaj na informon se forcat tona po  i sulmojnë në befasi forcat armike përgjatë rrugës Prishtinë Podujevë. Nga predhat armike kanë pësuar gjashtë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmijë. Edhe luftëtarët e Shalës luftojnë ballë për ballë forcave armike.

Luftime të ashpra janë zhvilluar edhe në relacion Suharekë – Rahovec në zonën e Anadrinit, ndërsa në Lipjan te Stacioni i trenit kanë zbarkuar njësi të shumta të motorizuara të armikut. Ato janë nisur në drejtim të Magurës dhe të Shtimes.

Politika kriminale e Milosheviqit tani nuk merakoset për vendimet e bashkësisë ndërkombëtare. Ata, qëllimin e tyre djallëzor kundër shfarosjes së shqiptarëve por e demonstrojnë në të gjitha mënyrat.

Me shqetësim të veçantë e kam përcjellë sidomos vënien nën rrethim të zonës sonë, rrezen e veprimit të Brigadës 121, Ismet Jashari Kumanova.

Duke qenë se lajmet që vijnë nga terreni bëjnë të ditur për vrasjen e shumë civilëve, kam propozuar që qysh sot të tërhiqen nga programi pikat e muzikës popullore dhe të transmetohen vetëm këngë korale. Ashtu si gjithnjë kam hasur në rezistencë të Nusret Pllanës, e tani edhe të Besnik Berishës, i cili nuk ka një muaj që ka ardhur dhe insiston në realizimin e emisionit muzikor…

E kam  vështirë t`i bind se muzika në Radion Kosova e Lirë nuk është kurrëfarë prioriteti, mirëpo nuk arrij të ushtroj asnjë ndikim. Megjithatë unë e shpreh qëndrimin tim dhe e evidentoj këtu në këtë kronikë. Le t`i mbetet kohës për të gjykuar lidhur me veprimet dhe  divergjencat tona.

Programin e kemi transmetuar me kohë…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …