Hallakama e përgjithshme për të rrahur gjoks patriotizmi, për tu veshur me “petkun e lirisë”, për të cilin është derdhur gjak, ndërsa dikujt nuk i ka munguar as një qime floku gjatë luftës së UÇK-së, të cilën e kanë bërë në vendet e Evropës, të përbashkuar rreth fondeve, për luftën “tejet të rëndë dhe të rrezikshme” nëpër hotelet e Tiranës e gjetkë, përpjekjet për të na bindur se akëcili grup apo klan ia paska kthyer dinjitetin kombit, duke mos përmendur dinjitarët e vërtetë, Adem Jasharin me dëshmorët e dëshmoret e UÇK-së, përpjekjet për të qëndruar në radhët e para pas luftës, ndërsa gjatë luftës fshiheshin nga një vend në tjetrin, përpjekje të tjera për ta zhvlerësuar SHP të UÇK-së, për të vënë në dyshim se kush e ka themeluar atë, për të përhapur gënjeshtra se Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë qenë të instruktuar nga shërbimi francez i inteligjencies, duke vënë në dyshim edhe përkatësinë e tyre kombëtare, përpjekjet për ta deformuar luftën e UÇK-së, për ta paraqitur Adem Jasharin si kryetar fisi, përpjekjet për ta paraqitur luftën e UÇK-së luftë për mbrojtjen e pragut të derës apo të “fisit të jasharëve”, nuk janë vetëm përpjekje të çoroditura e të marrëzishme, por ato bëhen me qëllim për të goditur bazamentin e së vërtetës për luftën e UÇK-së, nga disa ndoshta jo me qëllim të keq, por të verbuar nga megalomania dhe euforia që po zgjat dhe nga disa të tjerë me qëllim për ta diskredituar…
Ata që aq fort i mëshojnë sot telit të LPK-së, madje duke e njëjtësuar si LPK-UÇK, thjesht për qëllime karrieriste politike, për t’ i treguar krahut të tyre në Vetëvendosje, se ata e paskëshin pasur më herët një Lëvizje, tani të bashkuar me Vetëvendosjen dhe se qenkan protagonistët kryesorë të binomit LPK-VV, ose të vijës së pretenduar të Republikës së Tretë LPK-UÇK-VV, kanë pretendime të caktuara politike, por nuk kanë të bëjnë me të vërtetën, me proceset e zhvillimet realiste, të cilat dëshmohen me gjuhën e fakteve dhe argumenteve….
Këtë luftë sistematike, pa ndërprerë e kanë bërë dhe e bëjnë disa “mendje…” nga brenda UÇK-së e disa nga jashtë.
Ja çka ndodhi me Lëvizjen Popullore të Kosovës në Prishtinë, në vitin 2009
LPK-ja shndërrohet në Parti Socialiste të Kosovës
23/05/2009 14:10:00 ALSAT
LPK-ja shndërrohet në Parti Socialiste të Kosovës Thumbnail.php?file=gafurrelshan_606086929
Edhe Kosova bëhet me Parti Socialiste. Pas 27 vjet aktiviteti, Lëvizja Popullore e Kosovës ka vendosur ta ndryshojë emrin duke i hyrë një iniciative të guximshme për ta emëruar subjektin si Partia Socialiste e Kosovës (PSK). Gafurr Elshani është ngarkuar nga subjekti i vet politik për ta përgatitur Kuvendin e përgjithshëm të partisë i cili do të mbahet më 30 dhe 31 maj. Në një intervistë për ALSAT ai flet për idenë që LPK të ndryshojë emrin dhe të quhet Partia Socialiste e Kosovës.
“Programi ynë do të jetë program social dhe emri nuk do të jetë jashtë programit. Do të jetë shfaqje e esencës së programit. E kemi diskutuar nëpër rrethe, edhe si grup i organizimit, që në të ardhmen LPK e transformuar ta marrë emrin Partia Socialiste e Kosovës”, deklaroi Gafurr Elshani nga Lëvizja Popullore e Kosovës.
Një parti socialiste i ka munguar deri më tani skenës politike të Kosovës për shkak të afeksionit trishtues që kosovarët kanë pasur me Partinë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, e cila ushtroi dhunë dhe terror mbi shqiptarët gjatë tërë dekadës së kaluar. Por Elshani thotë se oferta e partisë do të jetë ajo që do t’i ndryshojë perceptimet e kosovarëve ndaj këtij emri.
“Nëse këtë emër e ka pasur Partia Socialiste e Serbisë kjo për ne nuk duhet të jetë pengesë. Në Serbi nuk ka ekzistuar vetëm Partia Socialiste që ka bërë politikë antishqiptare, por ekziston edhe nja Parti Demokratike e Tadiqit që e bën të njëjtën, prandaj nuk ka logjikë që të kihet aversion edhe ndaj emrit Partia Demokratike. Mendoj që këto janë të përkohshme dhe do të zgjidhen. Ne do t’ia sqarojmë opinionit”, shtoi Elshani.
Lëvizja Popullore e Kosovës ka funksionuar si lëvizje për çlirim nga ish Jugosllavia dhe për bashkim të Kosovës Shqipërinë që nga viti 1982, kryesisht e organizuar në shtetet perëndimore, ndërsa në Kosovë ka funksionuar në ilegalitet deri në vitin 1999. (Përparim Isufi)
…
Përpjekja e një segmenti të ish LPK-së për të ndarë merita blanco, për të arsyetuar mos pjesëmarrjen direkte në luftën e UÇK-së, brenda zonave të luftës në Kosovës, është përpjekje koti, pasi edhe pse kanë kaluar 22 vjet nga lufta, dihet me saktësi se kush ku ka qenë para dhe gjatë luftës, cili dhe ku ka kontribuar, kush ka rrezikuar dhe është sakrifikuar, kush ka dezertuar, apo disa që kanë bërë përpjekje për të dezertuar dhe janë ndaluar. Dihen me emër e mbiemër të gjithë veprimtarët e LPK-së, kush ku ka qenë i sistemuar dhe kush ka mbajtur detyra, në mërgim. Dihet cilët nga radhët e LPK-së kanë rënë dëshmorë, cilët janë invalidë e veteranë, andaj nuk ka nevojë për fryrje të muskujve, sepse Kosova është vend i vogël dhe secili që dëshiron të hulumtojë dhe të vërtetojë faktet, e ka shumë lehtë.
Këto konstatime që nuk janë vetëm individuale janë në akord edhe me bindjet e mendimet e shprehura publikisht të Komandantit të SHP të UÇK-së, Azem Syla i cili, mes tjerash ka thënë edhe këtë:
Të luftosh për atdheun dhe çlirimin e vendit nga pushtuesi e për ta bërë popullin tënd sundimtar të trojeve të tij, është një vepër me përmasa shumë të mëdha. Por, të mendosh se këtë mund t’a bëjnë dhe e kanë bërë individët, cilët do qofshin ata, më duket për të qeshur.
Dëgjoj herë pas here luftëtarë të Luftës Çlirimtare të Kosovës, duke folur për luftën, për veprimet e kryera, për betejat, për organizimet, për fillimet e përfundimet, të cilët në të shumtën e rasteve sillen rreth vetes, sikur gjithçka që ka ndodhur është zhvilluar aty ku ka qenë ai dhe se përveç tij, të tjerët nuk kanë bërë asgjë e nuk kanë qenë askund. Ashtu sikurse dëgjoj të tillët, që edhe kur merren në intervistë për njohjen që kanë për një dëshmor, më shumë flasin për vete se sa për dëshmorin, për të cilin janë thirrur të dëshmojnë. Sinqerisht ndjej turp, kur dëgjoj biseda të tilla.
(Azem Syla: Një qëndrim për vlerësimin e Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë që e barti këtë luftë 26. 9. 2021, RKL-Epoka e Re…)
Përpjekjet jetësore të disave për t’u veshur me merita, përpjekjet për ta postuar veten, grupin apo klanin e tij gjithnjë në ballë, përpjekjet për ta bindur popullin se ata janë të parët e nuk ka të tjerë, përpjekjet për t i përsëritur për ditë meritat, trimëritë, vlerat, nuk arrijnë ta bindin askënd, meqë sa më shumë që një individ apo grup pretendon të paraqitet gjithnjë në ballë, lë prapa një “thes të madh” me dyshime, pasi edhe vetë e vërteta kur përsëritet vazhdimisht, e humb vlerën që e ka dhe rrëshqet në mosbesim.
Se çka fitohet me përsëritjen e gënjeshtrës, kjo ka qenë dhe mbetet temë për të diskutuar, po çka fitohet me përsëritjen për ditë të së vërtetës, dhe duke pretenduar se vetëm ajo është e vërteta mbi të gjitha të vërtetat, dhe të vërtetë tjetër nuk ka, dihet fare mirë se lëndohet vetë e vërteta, cilado të ketë qenë ajo, cilido të ketë qenë niveli dhe kontributi që ka rezultuar nga ajo e vërtetë…
Absolutizimi i tillë është partikular dhe është i njëjtë me partikularizmin fetare, se vetëm feja ime është e vërtetë, të tjerat, jo.
Literatura:
1.Azem Syla: Një qëndrim për vlerësimin e Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë që e barti këtë luftë 26. 9. 2021, RKL-Epoka e Re…
2.LPK-ja shndërrohet në Parti Socialiste të Kosovës. Alsat 23/05/2009 14:10:00
3.Krojmiri 1445-1999”, Prishtinë, 2007.
4.Ahmet Qeriqi: Me brumin dhe kapitalin politik të LPK-së, nuk mund të formohet Partia e Socialistëve të Kosovës (RKL 2. 6. 2009)
5.Xhemjs Pettifer: Ushtria Çlirimtare e Kosovës ( nga një luftë e fshehtë në kryengritje të Ballkanit, 1948-2001)
5.
Shtojcë
Ahmet Qeriqi: Me brumin dhe kapitalin politik të LPK-së, nuk mund të formohet Partia e Socialistëve të Kosovës (RKL 2. 6. 2009)
Lajmi për shndërrimin e LPK-së në Parti Socialiste të Kosovës, nuk është vetëm një lajm sensacional dhe i papritur për opinionin tonë, por ky fakt nxjerrë në sipërfaqe krizën e brendshme shumëvjeçare të LPK-së, për shkak të veprimeve të pamatura të disa drejtuesve karrieristë të kësaj Lëvizjeje, e cila kapitalin patriotik dhe historik po bën përpjekje ta tjetërsojë me qëllim për ta bërë pajë “nusërie” për Partinë ( e ardhshme) Socialiste të Kosovës.
Pa marrë në shqyrtim të gjitha baticat dhe zbaticat që e kanë karakterizuar LPK-në prej formimit të saj në vitet 80 të shekullit të kaluar, e deri në vitet e fundit, përpjekjet për ta tjetërsuar këtë parti, bëhen me qëllim për ta dëmtuar sidomos segmentin e veprimtarisë atdhetare të kësaj Lëvizjeje, e cila në historinë e vet të begatshme ishte konstituuar si një forcë e organizuar ilegale, politike, kundër pushtimit jugosllav të trojeve shqiptare. Pretendimet për ta shndërruar këtë Lëvizje në PSK, duken tejet të pamatura, meqë me këtë përpjekje nuk është pajtuar një pjesë e madhe e kuadrove të kësaj Lëvizjeje, e cila aktivitetin e vet politik dhe strategjik e ka stërkequr sidomos prej kohës kur kreu i kësaj partie ka filluar të bëhet pjesë e aleancave dhe lëvizjeve të ndryshme në Kosovë, gjithnjë duke pretenduar pozita të larta në udhëheqjen e vendit, për shkak të “meritave”, por jo edhe aftësisë dhe aktivitetit konkret në këtë drejtim.
Duke shënuar dështim pas dështimi, në radhë të parë për shkak të karrierizmit dhe fudullëkut prepotent të kreut të kësaj Lëvizjeje, LPK-ja gjatë viteve të fundit ishte në krizë dhe në rrugë drejt shpërbërjes, në radhë të parë për shkak të deformimit të karakterit të Lëvizjes dhe pretendimeve për ta kthyer në një parti politike, e cila nuk shënoi asnjë sukses të prekshëm.
Prova për ta formuar Partinë Socialiste, me brumin e Lëvizjes Popullore të Kosovës, në formë nuk duket e pamundshme, por në brendi dhe përmbajtje ajo është krejtësisht e paqëndrueshme.
LPK-ja ishte Lëvizje me program të qartë të çlirimit dhe bashkimit kombëtar të shqiptarëve të trojeve të robëruara të Shqipërisë. Edhe pse fillimisht ajo u konstatua si Lëvizje Popullore për Republikën e Kosovës, ndërkohë u shndërrua në një Lëvizje unike, me program të çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Madje roli që ka luajtur LPK-ja në këtë drejtim ka qenë vendimtar për shumë procese, nëpër të cilat ka kaluar sidomos Kosova në periudhën e para dhe gjatë luftës së UÇK-së, por edhe UÇPMB-ja dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Ky rol, kjo përmbajtje dhe ky aktivitet nuk mund të kishte asgjë të përbashkët me idealet dhe ideologjinë socialiste, e cila si forcë e majtë politike nuk ka as insiston fare në mbështetjen e çlirimit dhe bashkimit të shqiptarëve. Ky pozicion i LPK-së nuk është konsumuar me faktin se shumë treva etnike të Shqipërisë, edhe pas tri luftërave tona çlirimtare, kanë ngelur jashtë kufijve të shtetit shqiptar.
Përderisa ekzistojnë dhe zhvillojnë veprimtarinë e tyre politike disa parti dhe organizata shqiptare, të cilat kanë synim kryesor bashkimin e trojeve të Atdheut si: FBKSH-ja, Lëvizja Vetëvendosje, Lëvizja për Bashkim, Lëvizja për Integrim Demokratik e të tjera, LPK-ja nuk do të duhej të shuhej, por do të ishte me interes që të gjitha këto Lëvizje të bashkoheshin, të paktën në formë aleance, meqë krejt natyrshëm i bashkon përmbajtja e programit dhe angazhimit në drejtim të synimeve strategjike të bashkimit kombëtar.
Sa i përket formimit të Partisë Socialiste të Kosovës, duhet pasur parasysh shumë fakte të cilat nuk shkojnë në favor të zhvillimit normal të kësaj force në kushtet dhe rrethanat e caktuara, që aktualisht mbretërojnë në Kosovë e më gjerë, në trojet shqiptare. Emri i kësaj partie nuk iu kujton asgjë të mirë shqiptarëve në Kosovë dhe përgjithësisht shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Kosova ka jetuar 10 vjet e më shumë nën dhunën barbare të Partisë Socialiste serbe të Milosheviqit. Po thuajse të gjitha partitë socialiste në botë, me ndonjë përjashtim, kanë kundërshtuar dhe e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Ky kundërshtim bëhet në radhë të parë, meqë vetë programi dhe ideologjia socialiste nuk kanë synim realizimin e të drejtave kombëtare të popujve, ose i kanë sa për sy e faqe, si dhe për shkak se shumica dërrmuese e partive të majta socialiste nuk e kanë ngritur zërin kundër dhunës dhe barbarive të Milosheviqit, të ushtruara kundër shqiptarëve, myslimanëve të Bosnjës, kroatëve e popujve të tjerë të ish-Jugosllavisë. Përjashtim nga ky mes bën Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Mirëpo PS-ja nuk ka arritur të ushtrojë kurrfarë ndikimi në Internacionalen Socialiste në drejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës, apo në drejtim të aktivizimit të formulës së njohur të socialistëve për “të drejtën.