Ahmet Qeriqi: Po bëhen përpjekje për zgjerim dhe konsolidim të radhëve (E diel 1 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Po bëhen përpjekje për zgjerim dhe konsolidim të radhëve (E diel 1 nëntor, 1998)

Edhe sot kemi kaluar një ditë relativisht të qetë.

Forcat serbe po taktizojnë dhe po improvizojnë tërheqjen, ndërsa tërheqje reale nga postblloqet nuk ka. Serbët kanë të dhëna për shtrirjen e Ushtrisë sonë. Ata, e dinë mirëfilli se  nëse largohen, ushtarët tanë do të kthehen në pozitat e mëparshme.

Në orët e para ditës kemi biseduar me Ruzhdi Jasharin, Hilmi Ramadanin, Naim Imerin e të tjerë. Te të gjithë vërehet vullneti i pathyeshëm për të mos u dhënë por për t`i konsoliduar sa më parë radhët. Vehbi Zeqiri mendon se duhet zgjeruar radhët e ushtrisë në të gjitha fshatrat e Blinajës e pse jo edhe në fshatrat e Rrafshit. Dominon bindja e të gjithëve se tani për tani duhet bërë përpjekje për të depërtuar në Shqipëri për armatim dhe municion.

Pas dite  janë larguar nga Krojmiri Vehbi Zeqiri, Naim Imeri, Hilmi Ramadani, Fatmir Xhelili e të tjerë. Vajtje ardhjet e këtyre janë bërë të vazhdueshme dhe deri tani kanë pasur fat. Për çdo rast të gjithë janë të armatosur. Ata tanimë i dinë të gjitha shtigjet e kalimit nëpër Blinajë. Puna dhe kontributi i  tyre është i pazëvendësueshëm.

Edhe sot pas dite,  Berati e ka shtruar nevojën e krijimit të zyrave të UÇK-së, edhe pse nuk ka ide të qartë se çfarë aktiviteti do të zhvillonin ato zyre dhe cila do t`ishte fushë-veprimtaria e tyre. Kemi kohë dhe e vrasim mendjen për forma dhe metoda të reja veprimi.

Është mirë që dominon fryma e militantizmit dhe e mobilizimit.

Mbrëmë nga Prishtina ka ardhur edhe bija e Beratit Shqipja. Sot ka ardhur edhe Labëria, bija ime, e cila me rastin e fillimit të luftës ka qenë në Tiranë te daja i saj, Ismet Shamolli.

Ajo tregon për shqetësimet që ka përjetuar në Shqipëri. Po ashtu me frikë dhe brenga ka kaluar edhe  pasi është kthyer në Prishtinë. Labja ka një shëndet shumë delikat. Kam frikë se kjo nuk mund do ta përballonte situatën që e kemi përjetuar gjatë ofensivave.

Shqipja ka biseduar gjerë e gjatë me Beratin me të cilin nuk është parë ka më shumë se tre muaj. Ajo mendon të kthehet në Prishtinë dhe ndërkohë të vijë prapë edhe me motrat e veta dhe me nënën.

Të gjithë iu kemi nënshtruar fatit. Nëse i kontrollojnë policët, ka rrezik permanent për rrëmbim apo për gjëra të tjera të trishtueshme, të cilat kanë ndodhur dhe ndodhin në luftë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Sot qysh në mëngjes kam filluar ta hartoj një rrëfim jetëshkrues për Jetë Hasanin. E …