Ahmet Qeriqi: Policia vrastare serbe ka demoluar dhe plaçkitur shtëpinë e Jetë Hasanit në Godanc. (E premte 23 tetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Policia vrastare serbe ka demoluar dhe plaçkitur shtëpinë e Jetë Hasanit në Godanc. (E premte 23 tetor, 1998)

Sot bëhet një javë nga vrasja e Jetë Hasanit. Dita e sotme shënohet e fundit për ngushëllime. Në kohën kur jemi ndarë me Xha Azizin, Idrizin, Lulin, Avniun e të tjerë, nuk i kemi përmbajtur lotët. Rrahim Qeriqi e ka marrë përsipër që me traktorin e tij t`i çojë në Godanc xha Azizin e të tjerët. Në Krojmir kanë mbetur bija e Jetës Myrvetja, ndërsa pas pak ditësh do të kthehet sërish edhe Avniu. Myrvetja rri me bijat e Sylës dhe me bijën e Elezit, Shpresën, me të cilën është moshatare.

Kah mbrëmja nga Godanci kemi marrë lajme se policia serbe ka bastisur shtëpinë e dëshmorit Jetë Hasani, të cilën e kanë plaçkitur dhe demoluar. Në atë kohë askush nuk ka ndodhur në shtëpi.

Thuhet se policët e kanë minuar shtëpinë. Ka mundësi që krejt kjo të jetë e vërtetë.

Në orët e pas ditës kemi qëndruar së bashku me Jakup Krasniqin, Ramë Bujën Berat Luzhën e të tjerë. Jakupi ka përgatitur një deklaratë për mjetet e informimit lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në mbrëmje te Luani kanë ardhur Naim Imeri, Vehbi Zeqiri dhe një person tjetër, për të cilin thuhet se është i afërm i Ukshin Hotit. Ai  ka sjellë me vete disa qindra numra të gazetës së studentëve Bota e Re, e vetmja gazetë e cila tanimë është bërë zëdhënëse e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në terrin tonë informativ kjo gazetë është një shkëndijë e cila meriton çdo lavdatë. Gazetarët si duket po veprojnë në konspiracion të thellë. Po të kapen nga policia serbe, askush nuk mund të prognozojë fatin e tyre. Ata janë skajshmërisht të rrezikuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …