Ahmet Qeriqi: Probleme të tjera të Ramiz Qeriqit me disa policë ushtarakë (E martë 1 dhjetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Probleme të tjera të Ramiz Qeriqit me disa policë ushtarakë (E martë 1 dhjetor, 1998)

Edhe sot Isë Krasniqi, Berat Luzha, Idriz Shala, ( Galani) Elezi dhe Luani janë nisur për në Divjakë. Unë nga ana ime nuk e shoh të arsyeshme të shkoj vetëm sa për të shkuar, sepse edhe këtu kam mjaft punë.

Kam biseduar me Danin dhe Hesetin. Ata si gjithnjë janë në krye të detyrave. Asgjë e domosdoshme nuk mungon. Prioritet kanë ushtarët, familjet e varfra, fëmijët. Gjithçka shkon mirë meqë angazhimi i tyre dhe i të gjithë të tjerëve që japin kontribut në këtë drejtim, është angazhim i përkushtuar dhe serioz. Me mijëra ushtarë deri tani kanë kaluar nëpër zonën tonë. Dhjetëra e mijëra të zhvendosur kanë ndarë fatin me ne. Krojmiri është kthyer në një qendër ndërlidhëse në mes të fshatrave të Rrafshit dhe zonave të luftës.

Pasdite janë kthyer nga Shtabi, Galani, Elezi dhe Luani.

Elezi më njofton se një person i paraqitur si drejtues i Policisë Ushtarake gjatë rrugës për në Divjakë e ka ndaluar Luanin dhe pa kurrfarë shkasi e ka qortuar madje edhe e ka kërcënuar. Luani nga ana e tij nuk ka reaguar, por në raste të tilla zakonisht ironizon dhe nuk përfillë. Për fat krejt kjo ka kaluar pa pasoja, pasi që kanë qenë prezent Elzi dhe Galani. Ndoshta kjo është bërë edhe me qëllim të caktuar. Mirëpo në habit fakti përse ata nuk e thërrasin Luanin për të biseduar shtruar dhe në një instancë pak më të gjerë.

Elezi kësaj radhe është shqetësuar, meqë konsideron se me apo pa dije të niveleve më të larta organizative, po bëhen disa veprime të rrezikshme sidomos nga disa policë ushtarakë. Ramizi mendon se në këto radha ka agjentë të përbetuar të UDB-së dhe për këtë jep shembuj, të cilëve është vështirë të mos iu besosh. Që punët nuk janë në vijë po shihet. Tendencat që grupet e para të UÇK-së të shpërndahen, edhe ky është një fakt i vetkuptueshëm. Pastaj vrasja në befasi e Jetë Hasanit. Sa e sa raste të tjera të papëlqyeshme. Pavarësisht nga situata reale, vetë dyshimi se serbët kanë depërtuar në radhët tona është një gjë e neveritshme dhe e rrezikshme.

Situata është bukur e tensionuar  dhe mund të na kushtojë.

Të gjithë jemi të shqetësuar, meqë dyshimi në raste të tilla të bren.

Në mbrëmje kanë ardhur Berati dhe Isa Krasniqi.

Edhe pse rruga është e gjatë dhe e mundimshme, ata nuk po gjejnë rehati atje. Beriati është përmirësuar pak, por nuk është shëruar krejtësisht, ndërsa Isë Krasniqi si duket i ka kaluar rreziqet. Ai është i ri dhe i përballon të gjitha.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Shtabi kërkon ta aktivizojmë Radion me 28 nëntor (E enjte 26 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Shtabi kërkon ta aktivizojmë Radion me 28 nëntor (E enjte 26 nëntor, 1998)

Elez Durmishi ka caktuar Sejdi Elezin që me traktorin e tij të na përcjellë nëpër …