Ahmet Qeriqi: Probleme të vjetra dhe të reja (E shtunë 27 qershor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Probleme të vjetra dhe të reja (E shtunë 27 qershor, 1998)

I vetmi veprim që nuk më pëlqen dhe që më brengos së tepërmi, është rrëmbimi i personave të  caktuar. Është e vërtetë se disa nga të rrëmbyerit kanë qenë bashkëpunëtorë, disa të tjerë edhe në kushte dhe rrethana të luftës ende bashkëpunojnë me armikun, por është tepër vështirë të tregohet drejtësi e korrektësi, për të rrëmbyerit në kushte dhe rrethana të cilat mbizotërojnë, sidomos në zonat që i mbanë nën kontroll Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Duke qenë se nuk pajtohem me veprime të tilla, ata nuk më tregojnë fare, edhe pse unë dëgjoj nga të tjerët. Jo se më dhimbsen të tillët, por druaj me të drejtë se do të dobësohet imazhi i mirë i luftës çlirimtare.

Sot, ashtu sikur edhe ditëve të tjera edhe sot ka pasur vajtje ardhje të pandalshme.

Në mbrëmje ka ardhur në Krojmir, Xhevat Olluri, i cili ka sjellë te  ne tre miq të tij nga Kosharja e Ferizajt. Që të tre, Adem Metushi me vëllanë dhe  një kushëri,  i kanë shpëtuar për pak arrestimit nga ana e policisë serbe, e cila gjatë një aksioni ka  burgosur disa veprimtarë të shquar të ilegales patriotike, të cilët mbajnë lidhje me radhët tona si: Enver Topalli, Ahmet Hoxha, Cen Dugolli, Rexhep Bislimi e të tjerë. Metushi për pak ka shpëtuar dhe ka vendosë  t i bashkohet radhëve çlirimtare në Krojmir, duke qenë se edhe më herët ka mbajtur lidhje me grupet e rezistencës.

Ai ndihet i lodhur, i rraskapitur nga pagjumësia dhe tejet i brengosur për fatin e shokëve e miqve të tij, të cilët janë rrëmbyer nga duart e xhelatëve serbë. Ademi është teknolog me profesion. Ai, nuk mendon të kthehet më në Ferizaj, por ka vendosur t` iu bashkohet radhëve, kudo ku do të ketë nevojë.

Tani për tani Adem Metushi me vëllanë dhe kushëririn e tij do të qëndrojnë te Xhevat Olluri, meqë këtu te Vehbiu jemi tepër ngushtë. Oda  vazhdimisht e mbushur përplot me ushtarë dhe kalimtarë të tjerë, të cilët i zë nata në Krojmir, ose nga Shala depërtojnë në Anadrin e Dukagjin. Edhe Xhevati, sado që i rezervuar në fillim, duket sikur do të na bashkohet.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …