Ahmet Qeriqi: Rritet numri i të zhvendosurve në Grykën e Shpëtimit (E mërkurë 2 shtator, 1998)

Ahmet Qeriqi: Rritet numri i të zhvendosurve në Grykën e Shpëtimit (E mërkurë 2 shtator, 1998)

Zhvendosja e banorëve të Dukës dhe të Karaçicës dhe të tjerëve që kanë qenë strehuar atje, na e ka vështirësuar punët, sepse mielli rezervë po na pakësohet. Duhet bërë përpjekje ta tërheqim miellin që e ka grumbulluar në Ribar të Madh, Naim Imeri me Vehbi Zeqirin  e Varigocit. Ata, pritet të vijnë së shpejti.

Vëzhguesit tanë njoftojnë se policia e ushtria okupatore sërish ka bllokuar rrugën në relacion Luzhnicë, Javur, Kleçkë.  Prania  e ushtrisë okupatore në këtë afërsi ngjallë panik te popullata, edhe pse ushtarët tanë janë të gatshëm në mbrojtje të popullatës, në rast të përpjekjeve të serbëve për të depërtuar me këmbësori.

Elez Durmishi më bën me dije se një kushëri imi,  dëshiron ta largojë familjen në drejtim të fshatrave të Rrafshit. Ai për këtë ka kërkuar leje dhe ne nuk kemi të drejtë morale ta ndalim ate dhe askend tjeter, mirëpo gjatë depërtimit në Blinajë mund të bjerë në ndonjë pritë të armikut. Ai ka kërkuar përcjellje nga ushtarët dhe kjo nuk muund t i mundesohet, perderisa po dezerton …   (Pesë rreshta të koduar)

Në orët e mbrëmjes DW-e lajmëron se autoritetet gjermane e kanë kërcënuar Jugosllavinë me sanksione. Një përrallë bajate kjo të cilës as i beson kush e aq më pak Serbia. Po ashtu njoftohet se ambasadori Hill, i cili UÇK-së dikur e ka quajtur terroriste, tani paska arritur një marrëveshje në mes të Milosheviqit dhe të Rugovës për një autonomi të pjesërishme për shqiptarët. Ata mendojnë se është shpartalluar UÇK-ja dhe pikërisht për këtë sajojnë projekte të tilla të papranueshme.

Kërcënimet e NATO-s tanimë janë bërë qesharake dhe serbët as që i marrin në konsideratë.

Në mbrëmje papritmas ka fluturuar mbi grykë një aeroplan ushtarak duke lënë prapa një zhurmërimë mbytëse e cila i ka shqetësuar tejmase të gjithë të zhvendosurit. Sulmi nga ajri është i tmerrshëm, por është i ngjashëm me rrufenë, sepse nuk të lë afat të mendosh as të frikësohesh. Vetëm pasojat pastaj janë katastrofike.

Pas shiut që ka rënë ditëve të fundit mori ka filluar të përmirësohet dukshëm. Nëse vazhdon kështu do të mbijetojmë deri sa të fillojnë shirat e vjeshtës, pastaj si do të na vejë halli? Duhet menduar mirë se si do t ia bëjmë për t`i strehuar fëmijët, gratë dhe pleqtë.

Ushtria okupatore nuk mund të qëndrojë në këto pika gjatë dimrit. Ajo doemos se do të tërhiqet sepse rrugët e parregulluara i zë bora, e cila në dimër krijon ortiqe të shumta.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …