Ahmet Qeriqi: Ruajtja e kalasë iliro-shqiptare të Shkupit nuk ka të bëjë asgjë me myslimanizmin sikur ndërron tezat Menduh Thaçi

 


Ndodhia në kalanë e Shkupit jep për të kuptuar se autoritetet sllavomaqedone dhe marionetët si Menduh Thaçi e mbetje të tjera të ish regjimeve sllave, po bëjnë përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga problemet e vërteta, me të cilat ballafaqohet popullata shqiptare në këtë Republikë ish-jugosllave, krijesë artificiale kjo, e cila  është duke qëndruar në këmbë të qelqta, vetëm sa për t’i mbajtur të ngrira raportet ndëretnike në këtë pjsë të Ballkanit


Ndërtimi në muret e kalasë së Shkupit i një kishte ortodokse, nuk po bëhet për nevojat e besimtarëve bullgarosllavë të vetëquajtur maqedonë, sepse lagja “Bit Pazar” të kalaja ka qenë dhe ka mbetur lagje e mirëfilltë shqiptare. Ndërtimi i Kishës po bëhet me leje të këtij shteti  dhe me qëllim për ta ortodoksuar këtë tempull historik të të gjithë shqiptarëve, kudo ku jetojnë. Të mos harrojmë se Shkupi ka qenë kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës dhe i tillë do të bëhet në të ardhmen, pavarësisht si mendon Menduh Thaçi Gruevski, Kallajxhiovki apo Tenxherevski.


 


Reagimi i shqiptarëve liridashës që ndodhi ditë më parë, kur autoritetet kishin sjellë punëtorë nga Manastiri për ta ndërtuar Kishën ortodokse gjatë natës, larg vëmendjes së qytetarëve shqiptarë, të cilët të mllefosur  shkuan në kala dhe ndaluan punimet, ishte një reagim me vend dhe shumë kuptimplotë, aq më tepër kur reaguan edhe deputetë dhe zyrtarët të dy partive shqiptare:  BDI dhe Demokracia e Re. Vetëm reagimet e  tilla popullore, i kupton dhe i merr seriozisht pushteti sllavomaqedon, edhe pse tashmë ka plasur dufi i urrejtjes dhe kërcënimet e kryeministrit sllavomaqedon Gruevski, i cili ka kërcënuar subjektet politike shqiptare: BDI-në dhe DR-në, duke deklaruar “se nuk do të lejojë që dikush për qëllim të përfitimeve të pikëve politike të krijojë tensione mes njerëzve dhe të rrënojë objekte, të cilat, sipas tij, janë trashëgimi kulturore. Ai u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që ta zbardhin rastin dhe fajtorët t’i nxjerrin para drejtësisë. Nuk  do të lejoj që dikush të pengojë apo të rrënojë objekte, të cilat janë trashëgimi kulturore dhe trashëgimi e mbrojtur kulturore në Republikën e Maqedonisë.


 


Në krah të Gryevskit është radhitur kush tjetër pos Menduh Thaçit, i cili në mënyrën më të paturpshme falsifikon madje edhe historinë shqiptare duke konkluduar se  “Shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur probleme me sllavët për shkaqe fetare. Prej kur është krijuar kraljevina e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, nuk ka ndjekje të asnjë muslimani për bindje fetare”. Ky konstatim antikombëtar dhe antihistorik i këtij njeriu pa identitet, bie në kundërshtim me faktet historike, që flasin për ndjekjen masive të qindra mijëra shqiptarëve islamë nga këto pjesë të Shqipërisë gjatë Luftërave Ballkanike, e më pastaj kur u vranë u masakruan u hodhen në Vardar, (sikur dëshmojnë: Leon Trocki, Leo Frojdlih e të tjerë)  mijëra shqiptarë, kur u dëbuan dhunshëm qindra mijëra për në Turqi dhe ku u shkatërruan e u dogjën mijëra xhami, mejtepe, mesxhide, hamame dhe objekte fetare ismale. Duhet t’i përkujtojmë këtij njeriu se prej vitit 1912 e deri në vititn 1941, gjatë mbretërimit të monarkistë Serve, Kroate e Sllovene në Serbi dhe në Madedoni, e cila ishte pjesë e Serbisë u shkatërruan, u dogjën dhe u zhbënë 3,400 objekte fetare islame.


 


Ky është një realitet i dëshmuar hisorikisht, që flet për “sveti rat” të ortodoksisë kundër myslimanëve shqiptarë. Pretendimeve cinike dhe prepotente të Menduh Thaçit, i cili propagandon se në aspektin fetar Mbretëria Serbe Kroate e Sllovene paska qenë parajsë dhe xhenet bashkë, duhet t i përkujtojmë jo vetëm vrasjet dhe masakrimin masiv të popullatës shqiptare nga ajo mbterëri esencialisht antishqiptare, por edhe fenomenin e panjohur deri atëherë të kryqëzimin me dhunë të shqiptarëve islamë, duke i detyruar shqiptarët, që para se të vriteshin ta puthin kryqin, ashtu sikur ndodhi në Lugun e Baranit, në disa pjesë të Drenicës, në Anadrin, në Kumanovë, Shkup, Dibër,  Tetovë, Gostivar dhe në shumë vise shqiptare. Mbase ky biznesmen matrapaz, nuk ka pasur kohë te lexojë historinë e shqiptarëve, raportet sidomos të reporterëve të huaj, por duket sheshit se ky ekzemplarë i çuditshëm i politikanit,  historinë e shqiptarëve e ka mësuar nga “Enciklopedia e Maqedonisë” ku shqiptarët trajtohen vrasës, dhunues dhe pushtues territoresh të sllavëve.


Po tekefundit çfarë lidhje ka me muslimanizmin ndalimi i ndërtimit të një kishe ortodokse në kalanë e Shkupit, kur askush nga këta protestues nuk ka kërkuar, që në vend të kësaj kishe të ngrihet një xhami. Përse ky politikan i mjerë konstaton se reagimi kundër ndërtimit të Kishës ortodokse në kalanë e Shkupit qenka një manipulim skandaloz i Ali Ahmetit dhe tajfës së tij, nëpërmjet asaj se kinse reagojnë për mbrojtje të muslimanëve. Ky ndërrim i tezave bëhet me qëllimin më të keq dhe më të ndyrë të mundshëm, sepse etiketimi i Ali Ahmetit, BDI-së dhe Demokracisë së re si tajfe myslimane, dihet se kujt i duhet, pavarësisht se Mendufi, apo mend bufi kritikon verbalisht koalicionin qeveritar, VMRO… me të cilin kishte qenë në bashkëqeverisje gjatë tërë kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.  Çka ka të keqe në deklaratat e BDI-së dhe DR-së lidhur me këtë rast. Po prezantojmë me këtë rast dy deklarata të shkurta të këtyre partive poltike shqiptare, për të denoncuar deklarimin naiv dhe antishqiptar të këtij njeriu, ku me asnjë fjalë, me asnjë sugjestion nuk nënkuptohet ruajtja apo ngritja e xhamive në vend të kishave.


(“Demokracia e Re vlerëson se deklarata e Gruevskit dëshmon se ai dhe Qeveria e tij qëndron prapa projekteve të cilat nxisin urretje fetare dhe etnike në vend, siç janë shumë projekte të “Shkupit 2014” e veçanërisht ai i kishës në Kalanë  e Shkupit.


“Vet Kryeministri është i vetëdijshëm për këtë dhe jorastësisht objektin e fundit ka vendosur ta ndërtojë në “ilegalitet” duke punuar natën dhe me këtë duke vërtetuar edhe më shumë dyshimet tona dhe të popullatës mbarë vendit se bëhet fjalë për një projekt me qëllim jo të mirë.  E porosisim që mos të mundohet të kërkojë fajtorë për situatën e krijuar te askush tjetër, por vetëm te vetvetja dhe Qeveria e tij. Historia mijëvjeçare e këtij vendi të përbashkët nuk mund të ndërrohet në shekullin XXI me enciklopedi, përmendore dhe kisha të maskuara në muze. Aq më pak kur në të kaluarën e afërt në Ballkan, projekte të ngjajshme kanë mbaruar shumë keq për vet autorët e tyre”, thuhet në reagimin e DR-së.


Ndërkohë nga BDI-ja iu ka drejtuar Menduh Thaçit duke e pyetur publikisht, nëse do të ketë ndonjëherë qëndrim konsistent lidhur me ndonjë çështje”.  “Ditë më parë anëtari i Kryesisë së kësaj partie doli në Kalanë e Shkupit të kërkojë ndërprerjen e ndërtimit të kishës, e tani zoti Thaçi flet për ndonjë ndërrim tezash dhe se  ndërprerja e ndërtimit të objektit fetar në Kalanë e Shkupit, nuk paska të bëjë asgjë me historinë, traditën dhe kulturën e shqiptarëve në këto troje dhe me atë që ne e quajmë reflektim i realitetit multietnik dhe multikonfesional të këtij vendi, por paska të bëjë vetëm me të drejtat fetare për të cilat shqiptarët asnjëherë nuk paskan pasur problem”, thuhet në reagimin e BDI-së drejtuar kreut të PDSH-së.)


Menduh Thaçi duket se ka probleme të rënda psikike, shiprtrore, kombëtare e fetare me vetveten. Inskenoi dosje, përhapi të liga e thashememe, pretendoi të denonconte “tradhtarët” të cilët sipas tij së bashku me shërbimin sekret serb paskan krijuar Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.(!) Pikërisht në kohën e kësaj fushate kundër UÇK-së akordoi edhe fushata tjetër e Dik Martit, i cili, tani,  si duket më shumë e ka hallin se si t’i mbrojë dëshmitarët, emrat e të cilëve kurrsesi nuk pranon t ia ajpë akujt, duke shprehur jo vetëm frikë por edhe brengosje se shqiptarët liridashës do t i vrasin tradhtarët, apo dësjimtarët sikur edhe paska ndodhur.


 


RKL: Viti 2011 ka nisur mbrapshtë për shtetin e ri të Kosovës, jo vetëm nga presioni që po i bëjnë armiqtë


 


Viti 2011 ka nisur mbrapshtë për shtetin e ri të Kosovës, jo vetëm nga presioni i armiqve të saj nga jashtë por edhe nga mungesa e përgjegjësisë,  së të gjithë atyre që janë betuar e do të betohen se do të punojnë për të mirën e vendit. Si dikur sëpata  e liktorit që i qëndronte përballë shqiponjës dykrerëshe, ashtu sot i qëndron Kosovës akuza e Dik Martit e miratuar nga Asambleja e Këshillit të Evropës dhe e bekuar në Beli Dvor, në Kremlin dhe nga shumë qarqe antishqiptare të botës. Po nuk janë vetëm këto akuza, as vetëm  ndërsimet, yshtjet dhe sulmet  që po bën  Serbia kundër Kosovës,  të cilat po e helmojnë situatën e përgjithshme politike në vend.  Për gjendjen konfuze dhe rezignuese ku aktualisht kemi rënë,  pjesën më të madhe të fajit e kanë liderët politikë dhe përfaqësuesit e të gjitha  institucioneve  të vendit, kush më shumë e kush më pak.>>>


 


Rrokullisja filloi disa muaj më parë,  kur u publikua lajmi se kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu kishte shkelur për dy vjet e më shumë Kushtetutën e Kosovës. Të gjithë e kemi ditur se ai po e shkel Kushtetutën,  por shkelësi me të tjerët na patën thënë se kjo është bërë me një marrëveshje interne, me pajtimin e ndërkombëtarëve vendimmarrës, pajtim ky i cili ka qëndruar dhe qëndron kurdoherë mbi Kushtetutën, derisa Kosova ndodhet e protektuar.


I hidhëruar në faktin se kryeministri Thaçi nuk e kishte mbështetur dhe nuk e kishte  arsyetuar shkelësin e kushtetutës, Fatmir Sejdiu prishin koalicionin qeveritar të LDK-së me PDK-në dhe për pasojë u shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe të parakohshme, të cilat jo vetëm që nuk u përgatiten si duhet, por u mbajtën me qëllim për të shfrytëzuar mjegullën dhe për të zhvatur kush sa mundet.


 


 


Zgjedhjet e 12 dhjetorit u manifestuam me shumë parregullsi e manipulime, jo vetëm nga PDK-ja, e cila u demonizua nga të gjitha partitë si shkelësja kryesore, meqë edhe kishte fituar më shumë vota.


Tani kur procesi i zgjedhjeve të përsëritura dhe i votave disa herë të numëruar mori fund, kemi një pasqyrë reale, për të parë dhe për t u bindur se zgjedhjet i manipuluan të gjithë, madje edhe ata që u ankuan më së shumti për keqpërdorime. Doli sheshit ajo loja e hajnit, që bërtiste “kapne hajnin” dhe ajo loja tjetër edhe më ligë, “t i them sa nuk më ka thënë”.


Zgjedhjet e 12 dhjetorit, disi si për mahi,  na sjellin në kujtesë edhe një sheh baba të dikurshëm të Stambollit që kishte varur zile të vogla në kindat e gunës, për t’i alarmuar buburrecat,  që të largoheshin e të mos i shtypte, derisa po ecte. Më vonë u zbulua se ai kishte vjedhë arkën e shtetit, por askush nuk kishte dyshuar në shehun e urtë, që nuk i trembte as mizat nga trupi.


Pikërisht sepse vodhën të gjithë, të gjithë liderët e partive politike i pranuan rezultatet e zgjedhjeve, sepse zgjedhjet nuk ishin bërë për hir të nderit, drejtësisë, burrërisë e patriotizmit, as për hir të proceseve politike nëpër të cilat po kalon Kosova, por në radhë të parë për t’u veshur me pushtet. Pastaj për  favoreve dhe përfitime përrallore, që sjellin zgjedhjet, postet dobiprurëse për ata vetë dhe për familjet e të afërmit e tyre.


Tekefundit kështu ka qenë dhe kështu do të jetë kjo botë jallane. Me këtë rezignatë tragjike, pa rrugëdalje, por të domosdosë të ekzistimit të Shtetit, që është si  një lloj gunge e rëndë dhe që është i detyruar ta mbajë mbi supe çdo popull, sikur thoshte Karl Marksi, me këtë fatkeqësi të paevitueshme,  u pajtuan edhe ata që kishin premtuar se kurrë nuk do të bënin pazare mbi kurriz të popullit, dhe, “hyqymetit”  nuk do t i hipnin mbi shpinë  edhe nëse bëhet gomar.


 


 


Shpallja zyrtare e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga KQZ-ja i hapi rrugë ndërtimit të koalicionit qeveritar. PDK-ja, partia e cila ka fituar më shumë vota, ka për detyrë që ta projektojë dhe ta ndërtojë Qeverinë e ardhshme të koalicionit, përndryshe fillon rrokullisja, “o burrani,  edhe një herë nga e para”.


Tani PDK-ja ndodhet para një sfide,  të cilën nuk e përballon vetë, dhe nuk e zgjidh sipas qejfit të vet, as me të tjerët, sepse tani bëhet pazari më i vështirë, kur duhet të ndahet “kulaçi”, postet dhe jo përgjegjësitë, sepse përgjegjësia për të krijuar Qeverinë nuk u bie të gjithëve njësoj, por i bie atij që tërë kohën ka rrahur gjoks dhe ka premtuar se gjithçka do të zhvillohet sipas rregullave të njohura.


Përpjekjet e PDK-së për të marrë numrin e duhur të deputetëve, si kusht për ta krijuar Qeverinë, do të jenë shumë më të vështira sesa është menduar realisht. Të vështira sepse, kur ndodhesh në ditë të ligë, miku të ndihmon, por kundërshtari nuk të ndihmon, edhe nëse të ndihmon ai llogarit përfitimin e vet.


Dhe tashmë po shihet sheshit se PDK-ja nuk ka miq besnikë, por ka kundërshtarë  besnikë,  (për të mos thënë armiq), madje shumë të fortë, që ia kanë zënë ditën dhe që sillen sipas asaj fjalës së sertë “Për inati t resë më vdektë djali”. Në një kohë të shkuar edhe vetë PDK-ja kishte vepruar kështu.


Kreu i kësaj partie me kohë e ka ditur se vjen dita për t u përballur me këto vështirësi, andaj edhe nuk kishte krijuar vija të kuqe për bashkëqeverisje, ashtu sikur kishin krijuar vija të tilla ata, që inatin dhe urrejtjen  e  kishin ngritur në parim dhe qëndrim të fortë kundërshtues.


Tani, PDK-ja ndodhet para aktit të kryer. Ajo duhet të pranojë fillimin e rrokullisjes drejt krijimit të  një qeveri teknike,  e cila  me eufemizëm do të  quhet Qeveri gjithëpërfshirëse, për krijimin e së cilës vlejnë të tjera rregulla dhe bëhen të tjera pazare. Qeveria teknike ka edhe një përparësi. Aty do të rreshtohen në fillim të gjithë ata që i kanë duart e lara, paçka se pastaj duart mund të bëhen edhe të palara. Duket se për hir të Serbisë, e cila e ka humbur një pjesë të “zemrës” në vet në Kosovë, për hir të reputacionit të racistit, Dik Marti dhe Kuvendit të tij të masonëve, për hir të atyre që na kanë njohur sa për sy e faqe,  por që na duan po aq sa Serbia, Kosova edhe njëherë do të kthehet në një Qeveri teknike, për t ia lehtësuar mundin Serbisë  në bisedimet e ardhshme në përballje me një staf teknik të kësaj Qeverie.


A thua a mos ka dorë vetë Serbia në krejt këto të liga që na kanë pllakosur, si këtu, ashtu edhe në Shqipëri?

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …