Ahmet Qeriqi: Serbia, kjo tokë sodomie e Sodomës së Evropës

 


Krimet, që ka kryer Serbia dhe serbët përgjithësisht në Ballkan, janë krimet më monstruoze, që njihen historikisht qysh nga krijimi i shtetit të parë vasal serb në shekullin 19-të. Të mbështetur ushtarakisht e materialisht dhe të ndërsyer nga Rusia, serbët kanë sulmuar të gjithë popujt e Ballkanit, me të cilët kanë luftuar deri në kohën më të re. Serbët kanë luftuar kundër bullgarëve, hungarezëve, austriakëve, shqiptarëve, por edhe kundër popujve me prejardhje sllavë si, kundër kroatëve e boshnjakëve myslimanë. Në Serbi, sipas iluministit, Vasa Pellagiq ka qenë i përhapur edhe antisemitizmi. Ndjekja, plaçkitja dhe persekutimi i hebrenjve dhe turqve, ka ndodhur sidomos gjatë luftërave Ballkanike, kur serbët kanë vrarë mbi 400.000 mijë shqiptarë turq e hebrenj. Të yshtar nga Kisha, e cila gjatë shekujve ka manipuluar me eshtrat e atyre që i ka shpallur të shenjtë, serbët kanë vrarë e kanë masakruar nga brezi në brez popuj jo serbë, por shpeshherë janë vrarë edhe mes veti, për pushtet. Në luftën e tyre ekspansioniste (“Od Beça pa do Stambolla”) “prej Vjenës në Stamboll”, serbët kanë bërë shkatërrime më shumë se të gjitha pushtuesit  e tjerë në Ballkan. Krahas krimeve, ata kanë propaganduar jo pa sukses në shtypin e Evropës dhe të Azisë, “vuajtjet” e tyre  historike nga turqit dhe nga shqiptarët, më vonë nga Gjermanët, italianët  dhe nga NATO-ja.>>>


 


Duke qenë të lindur si pjesëtarë të një race endacake, pushtuese dhe shumë imponuese, serbët kanë krijuar dhe më pas  kanë trashëguar  një mentalitet  ekspansionist. Për veset e tyre të liga dhe tejet të dëmshme  kanë shkruar edhe shumë intelektualë serbë, si: Ilarion Ruvarasi, Radoje Domanoviqi, Dimitrije Tucoviqi, Kosta Novakoviqi e të tjerë.


 “Shkenca” serbe, sidomos historia dhe feja, e cila në esencë është në shërbim të politikës hegjemoniste dhe fare pak në shërbim të vërtetë të fesë, autoritete të larta shkencore dhe politike, studiues të lëmenjve të ndryshëm, nga brezi në brez kanë ndërtuar, kanë përkrahur dhe përkrahin idenë e pansllavizmit dhe panserbizmit, duke u mbështetur në falsifikime të së kaluarës dhe duke shpikur gënjeshtra gjithnjë sipas maksimës, se “rrena e kumtuar shpesh herë, një ditë duket e vërtetë”.


Serbët janë i vetmi komb në botë që nuk resht duke shpikur gënjeshtra mbi të kaluarën. Që nga Mesjeta, kur sllavët kishin pushtuar shumicën e viseve të Ballkanit, e deri te Beteja e Kosovës, e vitit 1389, kur “vozhdët” serbë pësuan disfatën e madhe në luftë kundër Perandorisë Osmane, priftërinjtë dhe kreu i bandave të vrastarëve u tërhoqën nga viset e pushtuara dhe u pozicionuan në drejtim të Beogradit, që nga ajo kohë serbët  në vazhdimësi kanë shpikur gënjeshtra, kanë madhëruar historinë e tyre deri në çmenduri dhe kanë dëmtuar të gjithë fqinjët, kurdo kur kanë krijuar epërsi ushtarake apo politike.


 


Duke përshkruar veset pagane, antifetare të liga dhe të egra serbëve, shkrimtari i madh serb, Radoje Domanoviq, ( 1873 – 1908), thotë se serbët mburren me fe por nuk besojnë në asgjë,(Mendimet e një kau serb). Satirat, Prishtinë 1960. Në satirën e tij “Prijësi” ai stigmatizon karakterin hegjemonist të serbëve që duan të pushtojnë dhe pa ditur  zgjedhin një prijës të verbër, të cilit i shkojnë prapa deri në greminë,


Arkimandriti serb, Ilarion Ruvarasi, ( 1832-1905) thotë se serbët paraardhësit e tyre i gjejnë edhe në Kinë, duke lënë trashëgim fabulën se ata  janë populli më i vjetër i botës dhe popull hyjnor. Kjo është trashëgimia e falsifikuar e historisë, e cila pretendon të edukojë brezat se serbët dikur qenkëshin shtrirë në tërë botën dhe jo vetëm në Ballkan.( Ruvarasi, internet).


 


Duke përshkruar krimet  monstruoze që ushtarët serbë kryen kundër shqiptarëve gjatë luftëtare ballkanike, intelektuali serb, Dimitrije Tucoviq shkruante: Derisa kryengritësit shqiptarë ( nuk i quante kaçakë sikur i trajtojnë historianët shqiptarë të kohës titiste) oficerët dhe ushtarët serbë i zënë rob, i çarmatosin dhe i lëshojnë, soldateska serbe nuk ua kurseu as fëmijët, as gratë dhe as të sëmurët. Më rrëqethet trupi kur i shoh dhe pyes: Vallë, a është e mundur që njeriu të jetë aq barbar. Kjo është e lemerishme, e hatashme… ( Radniçke Novine, tetor 1913).


Lidhur me vrasjet dhe masakrat kundër shqiptarëve, gazeta beogradase “Rad” e datës 5 gusht 1925 shkruante. “Qe disa ditë shtëpitë shqiptare po digjen flakë. Është shumë vështirë të dëgjosh britmën e pleqve dhe fëmijëve, që keqtrajtohen dhe plaçkiten…  Si kanibal i fundit, pushteti serb  predikon shfarosjen e një popullsie, për shkak të urrejtjes fetare e kombëtare… Fshatrat shqiptare përngjajnë me kasaphane të vërteta… Punisha, ( një ushtar masakrues serb) deri me tash ishte më dorëmbarë, gratë dhe fëmijët shqiptarë i vriste me sukses. Ai i rreshtonte për t’ i vrarë me një plumb gjashtë përnjëherë, dhe kur lodhej therte me thikë shqiptarë, në Kosovë…


Janë qindra shembuj të tillë që flasin për urrejtjen dhe shtazarakinë e kësaj race, e cila jo vetëm njëherë është denoncuar edhe nga pjesëtarët e vetë, që kishin një trohë njerëzi dhe shpirt njeriu.


Gazeta “Politika” e datës 6. 8. 1923 përkitazi me dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre shkruante: Interesi nacional i Serbisë, në përgjithësi është serbizimi i Kosovës dhe i Luginë së Vardarit dhe çështja e dëbimit është më aktuale  dhe më me rëndësi se shumë çështje të tjera.


 


Për krimet e  tmerrshme të serbëve kundër shqiptarëve ka shkruar edhe reporteri i “Luftërave Ballkanike”, Leon Trocki. ..


..Pastaj çetniku, duke sharë dhe duke i kërcënuar, u drejtoi majën e thikës edhe viktimave të tjera. I detyron të pinë raki, pastaj… i puth. I dehur nga forca, rakia dhe gjaku, ai argëtohej, duke luajtur me ta ashtu si macja e egër me minjtë. Të njëjtat veprime, e njëjta psikologji. Të tre ushtarët e tjerë të dehur qëndronin duke ruajtur se mos shqiptarët po iknin ose do të kundërshtonin, derisa çetniku të argëtohej. “Këta janë arnautë”, më thotë një ushtar, “tash do t’ i ther”. Prej frikës u largova nga grupi. Nuk kishte kuptim të mundohesha të mbrojtur shqiptarët. Ata mund të shpëtonin nga këta ushtarë vetëm me një forcë të armatosur. Krejt kjo skenë po luhej në stacionin e trenit, kur sapo erdhi treni tjetër, ika për të mos dëgjuar britmat e tmerrshme dhe thirrjet e shqiptarëve për ndihmë… 



Në rrugët e qytetit dhe në vet qytetin ishte aq qetësi, sa dukej sikur ishte shkret. Të gjitha dyert ishin mbyllur qysh nga ora gjashtë pas dite. Me të rënë nata, çetnikët fillojnë punët e tyre. Futen dhunshëm nëpër shtëpitë e shqiptarëve dhe turqve, duke kryer veprat e tyre të vrasjes dhe plaçkitjes. Shkupi kishte 60 mijë banorë, nga të cilët gjysma ishin shqiptarë e turq. Disa nga ata sigurisht që kishin ikur, por shumica kishte mbetur. Dhe tash, gjatë natës kundër tyre kryhen krime. Dy ditë pas arritjes sime në Shkup, e para gjë që do të shihej në mëngjes ishte grumbulli e kufomave të shqiptarëve me koka të thyera nën Urën e Vardarit, mu në qendër të qytetit. Disa thoshin se ishin shqiptarë, të cilët ishin mbytur nga çetnikët, të tjerët thoshin se ata i kishte sjellë uji i lumit. Vetëm një gjë dihej: ata njerëz nuk ishin vrarë në luftime….Shkupi ishte kthyer në një kamp të rëndomtë ushtarak. Popullata, sidomos shqiptarët dhe myslimanët fshiheshin nëpër rrugë për të mos u parë nga ushtarët serbë. Në mesin e masës së ushtarëve dallohen edhe fshatarë serbë, të cilët kanë ardhur këtu nga vende të ndryshme të Serbisë. Duke rrëfyer se kanë ardhur për të gjetur bijtë dhe vëllezërit e tyre, ata kalojnë nëpër Kosovë duke plaçkitur. Kam biseduar me tre prej atyre “torbarëve”. Më i riu prej tyre, një burrë i shkurtër, i sojit të “trimave”, lavdërohet sesi me pushkën e tij ka vrarë dy shqiptarë, por dy të tjerë i kishin ikur. Bashkudhëtarët e tij, fshatarë të moshuar, e vërtetonin rrëfimin e tij. 


 


Duke parë nga afër këto mizori, social-demokrati rus, Leon Trocki i kishte drejtuar një protestë  Dumës me akuza të rënda:


Ai në protestën e tij shkruan:


 


Zotëri deputetë! Ju jeni njëri nga inspiruesit e asaj që njihet si “Lëvizje pansllave”, e cila bazohet në principet e përgjithshme të qytetërimit, humanizmit dhe çlirimit kombëtar. Ju shumë shpesh si në shtyp ashtu edhe foltoren e Dumës, i keni bindur aleatët, dinastitë dhe klikat e tyre, të cilat e sundojnë Ballkanin, lidhur me simpatitë që ata kanë për shoqërinë ruse dhe për fushatën që ata kanë ndërmarrë për “çlirim”.


Jo moti, pas ndërprerjes së zjarrit ju keni ndërmarrë një udhëtim politik nëpër Ballkan. Keni vajtur nëpër krahina, dhe çka është më e rëndësishme, keni vizituar krahinat, të cilat janë pushtuar nga aleatët.


Gjatë udhëtimeve Tuaja a thua a nuk keni dëgjuar për këto akte të mizorisë dhe brutalitetit, të cilat i kanë kryer disa nga aleatët në zonat Tuaja të luftimeve, jo vetëm kundër ushtarëve të paarmatosur turq, kundër robërve dhe të plagosurve, mirëpo edhe kundër popullatës paqësore myslimane, kundër pleqve e plakave dhe kundër fëmijëve. Nëse keni dëgjuar, dhe nuk mund të mos keni dëgjuar, atëherë përse heshtni. Përse hesht fjala juaj?


Faktet e pamohueshme a nuk ju kanë detyruar të kuptoni se sllavët në Maqedoni dhe në Serbinë e Vjetër, në turrin e tyre kombëtar për të përmirësuar të dhënat për statistikat etnografike, të cilat nuk janë sipas shijes së tyre, ata thjesht po angazhohen për të shfarosur në mënyrë sistematike popullatën myslimane nëpër fshatra, në qytete dhe në rrethe.


Çka keni për të thënë lidhur me këto metoda për të siguruar fitoren e elementit sllav? A nuk do të pajtoheni se heshtja nga i tërë shtypi juaj shtetëror, nga gjarpri i patriotizmit “Novoje Vremja” , pastaj “Ruskaja Molva”, “Ruskoje Slovo” dhe “Reç” të cilat gjithnjë vazhdojnë të tregohen më të përkushtuara, dhe kjo marrëveshje e brendshme e të gjithë juve për të heshtur, a nuk iu bën juve bashkëfajtorë për këto akte shtazarake, të cilat do të lënë damka të zeza për tërë epokën?


Në rrethana të tilla, protestat tuaja kundër veprimeve të shëmtuara turke, të cilat nuk i mohoj, a nuk janë të njëjta me veprimet fariseje: që rrjedhin jo nga principet e përgjithshme të kulturës dhe humanizmit, por nga kalkulimet lakuriqe imperialiste?


A thua a nuk e keni të qartë se heshtja e tillë e “partive udhëheqëse të Rusisë” kundrejt veprimeve çmeritëse serbe e bullgare, tani kur aleatët ballkanikë kanë rifilluar operacionet ushtarake, i lehtëson këto të fundit që të angazhohen në veprat e tyre Kainiste, në masakra të tjera kundër popujve të “Gjysmëhënës” në interes të “kulturës” së Krishtit?


A mund të përgjigjeni në këto pyetje të qarta dhe të thjeshta, zotëri deputet?


Apo ndoshta ju jeni mësuar të llogaritni vetëm sa bëjnë dy e dy, dhe të konstatoni se prijësit janë fajtorë... Kjo letër proteste e Trockit është botuar në Gazetën “Luç” Nr. 34 (110) 30. Janar, 1913….


 


 


Janë jashtëzakonisht të shumta faqet e këtilla monstruoze dhe antinjerëzore  të historisë së Serbisë, kurdoherë e përkrahur nga Rusia dhe nga disa shtete të Evropës. Skena të tilla tmerri e barbarie janë shënuar gjatë tërë kohës së pushtimit serb të Kosovës, deri në qershor të vitit 1999.


Faqe tmerri e barbarie janë shënuar në Vukovar kundër kroatëve, në Srbernicë dhe në shumë vende e qytete të Bosnje kundër myslimanëve boshnjakë.


 


Edhe për kundër kësaj historie të trishtueshme të barbarisë serbe gjatë shekujve, Serbia e sotme ka përkrahjen e EULEX-it,  të Rusisë dhe të shumë shteteve të Evropës “demokratike”. Madje jo vetëm përkrahjen verbale sikur e ka Kosova e Shqipëria, por ka përkrahje parimore me arritje të shumë marrëveshjeve për bashkëpunim.


Kur zbulohen varreza masive të shqiptarëve, si kjo e fundit në afërsi të Rashkës, shtypi në Serbi dhe në shtetet mike të saj, në Evropë, hesht, por nuk hesht kur arrestohet një ish luftëtar shqiptar, nga i cili kërkohet të pranojë se ushtarët e UÇK-së kanë trafikuar organe të serbëve, edhe pse EULEX-i deklaron botërisht se nuk ka asnjë fakt apo dëshmi për veprime të tillë. Mjafton që te opinioni të krijohet bindja se shqiptarët nuk kanë luftuar për liri, por kanë vrarë serbë të pafajshëm, ndërsa e kanë mashtruar NATO-n, e cila ka intervenuar ushtarakisht kundër Serbisë kriminale.


EULEX-i po bën përpjekje ta relativizojë luftën tonë çlirimtare me atë pushtuese.


Serbia duhet të përgjigjet edhe për rreth 1500 shqiptarë të tjerë të zhdukur, të cilëve me siguri se paraprakisht iu janë marrë organet dhe më vonë janë djegur në Maçkaticë, apo në shkritore të tjera të Serbisë.


Zbulimi i varrezës masive të shqiptarëve në Rashkë, dëshmon më së miri se nëntoka e këtij shteti është e mbushur me varreza,të fëmijëve grave e pleqve, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të boshnjakëve, kroatëve e të tjerëve.


Fjala Sodomë, shqiptarëve, boshnjakëve, kroatëve e popujve të tjerë, që kanë pësuar nga mizoritë  serbe, nuk ka si të mos iu përkujtojë, Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …