Shqipëria e katër vilajeteve apo Shqipëria e Madhe, Shqipëria Etnike, apo Natyrale, sot është Shqipëri e ndarë në pesë shtete të Ballkanit. Po kështu nuk do të mbetet përgjithmonë përderisa shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që po e rritë natalitetin, ndërsa fqinjët po i rrezikon Murtaja e Bardhë, e cila dashur pa dashur në të ardhmen do të vendos një tjetër element përfaqësues e dominues në hapësirat e Ballkanit.
Shqipëria ka qenë dhe po mbetet Shqipëri, të paktën e tillë është për të gjithë shqiptarët me përcaktim liridashës kombëtar. Pavarësisht se si pretendohet të quhet, Shqipëri quhen trevat ku jetojnë edhe sot shqiptarët, edhe pse të ndarë në pesë apo gjashtë shtete.
Në të kaluarën, vendi u quajt Arbëri, Albania, ndërsa shqiptarët arbër dhe epirotas.
Stërgjyshërit së bashku me grekët përbenin popullatën dominuese në Ballkan deri në shekujt VII dhe VIII kur sllavët e popujt e tjerë të Lindjes vërshuan drejt tokave të Ballkanit, duke shkatërruar kulturën arbërore e greke dhe duke iu dhënë zjarrin qyteteve, meqë si fise nomade jetonin në një nivel të ulët të qytetërimit.
Në kohën e sundimit të Perandorisë Osmane, tokat shqiptare, sikur ato të krejt popujve të Ballkanit ranë nën sundimin shumë shekullor, por për dallim nga popujt e tjerë, shqiptarët me pranimin e islamit u joshën nga Stambolli dhe fituan disa të drejta që realisht nuk i kishin popujt e tjerë që konsideroheshin raja, robër me detyrime e obligime të caktuara.
Duke qenë edhe pjesë e bashkëqeverisjes dhe duke u shtrirë deri në nivelet më të larta të administratës, ushtrisë dhe tërë komponentës shtetërore, shqiptarët me të drejtë u quajtën edhe Skithët e Perandorisë dhe për disa shekuj rresht ishin bërë shtylla të fuqishme të shteti më të fuqishëm të botës.
Ka qenë dashur apo nuk ka qenë dashur të veprohet ashtu kjo është çështje për diskutimin komentim, por realiteti ishte i tillë dhe me gjuhën e fakteve e argumenteve vështirë se mund të kontestohet.
Shqiptarët në shekullin XIX jetonin në katër Vilajetet e Rumelisë, që përbënin rreth 110.000 km.2. Vetëm Vilajeti i Kosovës shtrihej në afër 60.000 Km.2, që ishte aq sa tri vilajetet e tjera, të Shkodrës, Manastirit dhe Janinës.
Sot shqiptarët në trevat e tyre autoktone, në shtetet e Ballkanit janë rrudhur në 50 për qind të territorit etnik, ndërsa një e treta e popullsisë jeton në vende të ndryshme të botës si në Turqi, Gjermani, Zvicër, Francë, Amerikë e vende të tjera.
Shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë përbëjnë më shumë se 6 milionë banorë rezidentë. Në Maqedoni, në tri komunat e Kosovës Lindore dhe në Mal të Zi përbëjnë rreth 700.000 frymë. E dhëna se në Ballkan jetojnë rreth 7 milionë shqiptarë është plotësisht e vërtetë.
Shqipëria e Madhe, pjesë e së cilës do të jetë edhe Kosova, nuk është vetëm fantazi. Epoka e shqiptarëve në Ballkan ka filluar, ndërsa për popullin serb 25 vitet e ardhshme do të jenë të errëta, thotë në një intervistë për mediet serbe, Anja Filemonit, anëtare e Akademisë së Shkencave Ruse.
“Projekti i Shqipërisë së Madhe ka marrë një impuls të ri. Duket se Perëndimi e ka përmbyllur fazën e parë, dhe ajo ka përfunduar në vitin 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Tani fillon faza tjetër, e cila shkon në nivele tjera, e që ka të bëjë me komunat me shumicë shqiptare në Serbi, siç janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja”.
Anja Filemon thotë se Serbia duhet të shqetësohet për këtë realitet, pasi sistemi arsimor i Shqipërisë dhe Kosovës po unifikohet, e ai po përfshinë edhe komunat jugore të Serbisë.
Por përveç kësaj thotë se Shqipëria dhe Kosova kanë filluar edhe projekte të përbashkëta ekonomike, siç është autostrada, tanimë e kryer.
“Kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk ekzistojnë. Është vetëm çështje kohe para se territorit të Shqipërisë t’i bashkohet edhe Republikë e Kosovës”.
Në 25 vitet e ardhshme, sipas saj, Serbinë e pret një perspektivë e zymtë, jo vetëm shkaku i politikave të Perëndimit, por edhe për fajin e politikave të brendshme që po i aplikon shteti serb, veçanërisht me miratimin e ligjit për pakicat kombëtare, që sipas saj do të jetë vdekjeprurës.
Anja Filemon: “Pravda”: Shqipëria po pretendon të jetë gati “gjysma” e Evropës
Ky artikull është shfaqur shtatë vjet më parë, në revistën e njohur ruse, “Pravda”. Sipas autores, Anja Filemon, ajo “zbulon” një plan, sipas të cilit lobi shqiptar në Amerikë i përfaqësuar nga emra si ish-drejtori i CIA-s George Tenet, aktori James Belushi, ish-kongresmeni Joseph Diogardi dhe shqiptarët e tjerë brenda dhe jashtë trojeve të veta po punojnë për një Shqipëri të madhe.
Data 17 shkurt 2010, shënon dy vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga qeveria shqiptare e Kosovës. Që atëherë, Kosovën e kanë njohur vetëm 65 prej 192 vendeve anëtare të OKB-së, ( prej asaj kohe e deri tani Kosovën e kanë njohur 113 shtete të botës). Por shumë shqiptarë, megjithatë, besojnë se pavarësia e rajonit është një përfundim i pashmangshëm, si dhe hapi i parë drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe, e cila, me përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të hyjë në disa zona të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbi dhe Greqi.
Ndarja e Rajonit
Përgatitja për ndarjen e rajonit ishte e gjatë. Në vitin 2006, i dërguari special i OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari paraqiti një plan ku morën vendimin “për të arritur pavarësinë, shqiptarët do të kufizojnë fuqinë e përfaqësuesve të misioneve të BE-së, OSBE-së dhe OKB-së. Një vit më vonë, u bënë zgjedhjet, të cilat nuk njihen nga Beogradi dhe nuk u pranuan nga serbët lokalë. Kryeministri, Hashim Thaçi ishte një njeri i akuzuar nga ish-prokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla Del Ponte… Në 17 shkurt 2008 parlamenti në mungesë të deputetëve serbë miratoi një deklaratë të pavarësisë. Disa ditë më vonë, deklarata u pranua nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve të BE-së. Rusia, Kina, India, Brazili, si edhe Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia kanë refuzuar ta bëjnë këtë, duke deklaruar veprimin e shqiptarëve të Kosovës si shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.
Sipas rregullave të OKB-së, të drejtën për vetëvendosje të popujve pa shtetësi e kanë vetë shtetasit. Ish kryeministri Vojislav Koshtunica është shprehur se : “Shqiptarët e Kosovës kanë shtetin e tyre kombëtar. Quhet Shqipëri.”
Rishikimi i kufijve
Po, kjo është kështu. Shqipëria u krijua në 1912, por kjo nuk solli bashkë të gjithë shqiptarët. Dhe qysh atëherë autoritetet e këtij vendi kanë bërë thirrje për rishikimin e kufijve në Ballkan. Për shembull, Enver Hoxha ish-udhëheqës komunist i shkroi Stalinit në 1949: “Ne besojmë se Kosova dhe Metohija janë pjesë e kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë, popullata shqiptare … i duhet bashkuar Shqipërinë.” Autoritetet e Kosovës kanë mohuar se planet e tyre kanë të bëjnë me bashkimin e Shqipërisë. Por këtë duhet ta mohojnë edhe liderët në Tiranë. Por në vitin 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, u botua harta e një Shqipërie të Madhe hipotetike, e cila përfshin zona të gjera ngjitur me gjendjen aktuale të vendeve. Por përkthimi i kësaj ideje në praktikë duhet të jetë i qëndrueshëm në numrin e minoritetit shqiptar. Në Maqedoni, në mbi gjysmë e një milion shqiptarë (rreth 25 për qind të popullsisë), Mali i Zi – 45 mijë (shtatë deri në tetë për qind). Në tre komuniteteve në tri komunat e Serbisë jugore – 60 mijë. Në Greqi, në Epir – gati 500 mijë (pesë për qind të popullsisë). Së fundi, në Kosovë, pas 10 viteve të fundit kanë lënë rajonin më shumë se 250 mijë serbë dhe tani jetojnë më pak se dy milionë shqiptarëve, që përbëjnë jo më pak se 90 për qind të Kosovës. Qindra mijëra shqiptarët jetojnë në Itali, Gjermani, Zvicër, Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Shumë prej tyre kanë shumë ndikim.
Plani shqiptar
Për shembull, ish-drejtori i CIA-s George Tenet, ylli i kinematografisë hollivudiane James Belushi, dhe ish-kongresmeni nga Nju Jorku Joseph Diogardi, anëtarë të pasur të diasporës shqiptare po japin shuma të mëdha parash për të mbështetur një plan global të bashkëatdhetarëve të tyre në Ballkan për një Shqipëri të madhe. Kjo është kërkesa e shqiptarëve në Kosovë bazuar në faktin se paraardhësit e tyre – ilirët – kanë jetuar në ato vende mijëra vjet. Por shkenca është një marrëdhënie që provohet. Por dihet se në Pejë një qytet i Kosovës për shekuj (deri 1767) ishte selia e metropolitanisë serbe. Në provincë deri kohët e fundit, ishin vendosur më shumë se 1800 tempujt përfshi dhe manastiret e kishës ortodokse serbe. Kaq shumë tempuj në një fashë të vogël, ka vetëm në Jeruzalem dhe në malin Athos. Objekti i kërkesës së shqiptarëve është vendosur edhe në jug të Serbisë në Luginën e Preshevës.
Nacionalistët shqiptarë
Nacionalistët shqiptarë në Maqedoninë fqinje pretendojnë gjysmën e territorit, duke përfshirë edhe kryeqytetin Shkup, si edhe si një pikë kyçe e shenjtë në të njëjtën kohë e Bullgarisë dhe Serbisë – Manastiri i Ohrit. Në vitin 2001, shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) filluan operacionet ushtarake kundër forcave maqedonase. Me ndihmën e Perëndimit konflikti u zgjidh, gjuha shqipe ka status zyrtar në pjesën më të madhe të vendit – në zonat ku folësit e saj janë jo më pak se 20 për qind të popullsisë. Disa shqiptarë kanë qenë dhe ende janë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë. Në vitin 2005, në një numër vendesh u lejua ngritja e flamurit shqiptar. Në vitin 2008, nën presionin e autoriteteve lokale shqiptare, Maqedonia njohu pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, ata vazhdojnë të kërkojnë koncesione gjithnjë e më shumë, dhe disa prej organizatave të tyre bënë hapur thirrje për ndarjen e zonave perëndimore. Qetësia vazhdon ende në Mal të Zi. Këtu, shqiptarët përbëjnë rreth tetë për qind të popullsisë. Por, duke pasur parasysh shkallën e lartë të lindjeve, pjesa e tyre, e shqiptarëve, është në rritje.
Pra, ndoshta nuk është e largët ora kur shqiptarët lokalë të marrin guximin të sulmojnë zonat e populluara jugore të vendit. Sa për Greqinë, në vitin 1982, Ministri i jashtëm i Shqipërisë ngriti çështjen e identitetit në “zonat e lashta etnike shqiptare në veri-perëndim,” dhe kërkoi diskutimin e problemit “të të drejtave të popullsisë shqiptare dhe qartësimin e kufijve të përbashkët. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë refuzoi të miratojë marrëveshjen midis dy vendeve mbi kufirin detar. Në një takim në Kosovë shkruhej parulla: “Nuk ka Kosovë dhe Shqipëri pa Çamëri !”. Çamëria – është pjesë e rajonit të Epirit, ku shqiptarët sot përbëjnë shumicën e popullsisë. (Posted 25th February 2010 by Botimet Shqiptare)
Pavarësisht se autorja e këtij shkrimi, pretendonte të frikësonte Serbinë dhe rajonin lidhur me sikur ajo thotë, ekspansionin e shqiptarëve, zonja Filemon nuk ishte shërbyer me asnjë të dhënë relevante historike lidhur me faktin se cila kishte qenë Shqipëria e para vitit 1912, edhe pse e administruar nga Perandoria Osmane.
Me atë, që ajo dhe sllavet e quajnë të “drejtë historike” mbi trojet shqiptare, të cilat dikur në Mesjetën e hershme ishin pushtuar nga sllavët, pretendohet se ky vend i përket Serbisë, pa shkruar më tutje, pa shpjeguar se kush jetonte në këtë troje kur u dyndën hordat sllave. Ajo merr për bazë pushtimin e trojeve shqiptare në vitin 1912, si fakt të qëndrueshëm historik të “rikthimit të pushtimit”, me forcën e armëve dhe përkrahjen e Rusisë dhe të gjitha shteteve sllave. Nisur nga kjo logjikë, shqiptarët me forcën e armëve dhe me përkrahjen e NATO-s në vitin 1999 realizuan të drejtën e tyre, jo mbi territoret shumicë serbe, por mbi territoret e pastra etnike shqiptare, qysh prej kohës së Ilirisë e në vazhdim. Po të kthehen shqiptarët në trojet e tyre të kohës së Perandorisë Osmane, ata kanë jetuar në tërë territorin e sotëm të Serbisë, madje pashallarët shqiptarë kanë qeverisur edhe në Beograd. Të gjitha faktet historike flasin për këtë të vërtetë.
Serbët nuk e fshehin faktin se pas humbjes së Perandorisë Osmane, në Plevle në vitet 1877-1978, në kohën kur turqit po tërhiqeshin nga rajoni i Bullgarisë dhe rajonet sllave, Serbia e asaj kohe kishte ushtruar gjenocid dhe etnocid, duke vrarë masakruar e dëbuar shqiptarët, qerkezët, hebrenjtë dhe të gjithë popujt jo sllavë. Asokohe ishte thyer edhe kompaktësia etnike shqiptare e viseve pre Prokupjes deri në Nish dhe kishte filluar dyndja e madhe shqiptare drejt Vilajetit të Kosovës, i cili asokohe kishte 60.000 km2. Qindra mijëra shqiptarë të Kosovës e më gjerë që quhen “muhaxhirë” i përkasin asaj periudhe të dyndjes së madhe e cila zgjati deri te pushtimi i viseve shqiptare të Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë, me ç’ rast serbët e rusët kishin përzënë për në Turqi qindra mijëra shqiptarë, çerkezë myslimanë të Bosnjës e Sanxhakut.
Këto fakte historike nuk kanë nevojë për ilustrime me të dhëna relevante sepse gjenden në të gjitha tekstet e historive të popujt të Ballkanit, në të gjitha enciklopeditë e Ballkanit, Evropës e botës. Kemi të bëjmë me një realitet faktik të cilin nuk e fshehin nacionalistët e shovinistët sllavë.
Shqipëria është dhe do të bëhet një dhe e tërë
Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete shqiptare të pranuara ndërkombëtarisht, edhe pse Kosova ende nuk është pranuar në OKB dhe në disa organizata ndërkombëtare. Shqiptarët në Maqedoni po faktorizohen dhe tani po shihet qartë e kthjellët se pa ata nuk mund të formohet Qeveri, as mund të ekzistojë ai shtet artificial i kohës së AVNJOJ-it jugosllav i pas Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët në Mal të Zi jo vetëm njëherë me votat e tyre kanë vendosur se kush do të jetë në krye të Qeverisë së këtij vendi. Shqiptarët në Kosovën Lindore do të kërkojnë për veten e tyre, po ato të drejta që i kanë serbët në Kosovë. Ky homogjenizim etnik i shqiptarëve në Ballkan doemos se në të ardhmen do të rezultojnë me një hap tjetër integrues, si rrjedhë e natyrshme dhe e njëjtë me kombet e tjera të Ballkanit, që në shumicën dërrmuese jetojnë në shtetet e tyre etnike. Për më tepër shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe në Mal të Zi janë i vetmi popull në Ballkan që ka shtimin më të madh demografik.