Ahmet Qeriqi: Shtohen dyshimet për vrasjen me paramendim të Jetë Hasanit. Ka edhe mendime se vrasja është kryer me pahir. (E martë 20 tetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Shtohen dyshimet për vrasjen me paramendim të Jetë Hasanit. Ka edhe mendime se vrasja është kryer me pahir. (E martë 20 tetor, 1998)

Sot në mëngjes, në vendqëndrimin tonë në Krojmir, kanë ardhur vëllezërit Hyzer dhe Besim Gashi si kushëriri i tyre Idriz Gashi. Idrizi jeton në Ferizaj. Me të nuk jam parë  ka disa muaj. Ai si duket ka rrezikuar dhe ka ardhur për të na parë se si i kemi punët dhe si po gjallojmë në këto anë.

Besim Gashin e kemi angazhuar në përkujdesjen civile për fshatin Pjetërshticë. Ai, ka filluar kontaktet e tij tregtare dhe  në vazhdimësi i ka ndihmuar ata që janë të nevojshëm për ndihma.

Jakup Krasniqi edhe sot është nisur në drejtim të maleve të Berishës.

Ne, si zakonisht kemi shtegtuar pikave tanimë të njohura te Oda e Sylës ku ende po mbahen ditët e ngushëllimit për dëshmorin Jetë Hasani, pastaj në ambulancë, në Kuzhinën ushtarake e kështu me radhë.

Në mesin e shokëve të ngushtë të Jetë Hasanit vërehet jo vetëm dhembja por edhe dyshimi se dikush nga radhat e UÇK-së po mbanë lidhje me organet serbe të policisë.

6 rreshta të koduar

 

Babai i Shemsiut, i cili e ka vrarë Jetën ka kërkuar të lejohet për të ardhur në ngushëllime, duke u betuar se ai nuk ka gisht as ka ditur gjë për këto që kanë ndodhur. Shumica e ushtarëve me të cilët kam pasur rast të bisedoj e përjashtojnë mundësinë që Shemsiu ta ketë vrarë Jetën me paramendim. Është i përgjithshëm mendimi i këtyre luftëtarëve se Shemsiu iu ka frikësuar Jetës dhe gjatë kohës sa është menduar se si t`i tregojë për rastin ai pahiri e ka shkrehur armën. Ata shtojnë edhe një fakt tjetër. Shemsiu e ka pasur kallashin mbushur, meqë ai ka goditur në drejtim të veturës së policisë.

Ai po ashtu ka bërë përpjekje për ta vrarë vetën në ato momente kritike por është penguar nga bashkëluftëtarët. Sido që të jetë kjo histori e dhembshme na ka kushtuar shtrenjtë, sidomos me faktin se e kemi humbur luftëtarin veteran të UÇK-së, njërin ndër prijatarët e luftës çlirimtare në anën tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Ndodhi të ndryshme dhe të papritura gjatë ditës. (E enjte 15 tetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Ndodhi të ndryshme dhe të papritura gjatë ditës. (E enjte 15 tetor, 1998)

Sot po bën një ditë e vërtetë vjeshte. Qielli është kthjellur. Moti si duket do …