Prejardhja dhe kuptimi i antroponimeve dhe patronimeve: Dhimitri, Georgius, Dragos dhe Bogdanos (Dimitri, Gjergji, Draga dhe Bogdani)
Një numër i antroponimeve latine e greke ndër popujt e Ballkanit është përvetësuar nga të gjithë popujt, sipas trajtave fonetike e gramatikore. Shumë antroponime, toponime e patronime na tingëllojnë si të huaja, meqë jemi mësuar t i dëgjojmë te sllavët grekët, bullgarët e të tjerë, por pa e ditur prejardhjen dhe kuptimin e fjalës.
Në parim emrat e vjetër greko-latin të periudhës së përhapjes së krishterimit përgjithësisht janë emra burimorë grekë dhe latinë, por që janë përvetësuar nga folësit e gjuhëve të popujve të Ballkanit e më gjerë.
1.
Emri grek “Dhimitër”, (Dimitris) pastaj trajta e shkurtër sllave Mitro, Mitrev, Mitrovica, është e përhapur në të gjitha trevat e Ballkanit, të cilat i përkasin ortodoksisë. Emërtimi pa dyshim se ka të bëjë me Shën Mitrin, ( Shën-Dhimitrin).
Dhimitri është trajta e latinizuar e emrit grek të gjinisë mashkullore, që ka të bëjë me emrin e lashtësisë greke: Dēmḗtrios (Δημήτριος), që do të thotë “kushtuar Demetrit”. Format alternative përfshijnë trajtat: Demetrios, Dimitrios, Dimitris, Dmytro, Dimitri, Dimitrie, Dimitru, Demitri, Dhimitër, dhe Dimitrije, përveç formave të tjera (siç është Dmitry rus).
Në gjuhën shqipe ku emër ishte i përhapur sidomos në Mesjetë. Në defterët turq të mesjetës, në vitin 1455, apelativi Dimitri ka qenë më i përhapur se asnjë antroponim tjetër, madje nuk ka fshat në Kosovë ku të mos jetë shënuar dy e tri herë ky emër. ( Dimiter Dimitri, Dimitri Shtruman, Aleks Dimitri, Dimitri Jaku e qindra emërtime analoge.
Pikërisht në saje të pranisë jashtëzakonisht të madhe të këtij emri me prejardhje greke, më herët i periudhës pagane, studiuesi më i thellë i mesjetës, Dr. Muhamet Tërnava, tani i ndjerë, ka ndërtuar edhe “teoremën” e tij të njohur gjuhësore duke zbërthyer me një metodologji shkencore përkatësinë e emrave, sipas trajtave rasore-gramatikore. Tërnava i ka përkthyer defterët turq dhe ka arritur në zbulimin historik, duke evidentuar shkencërisht përkatësinë dhe praninë e popujve të caktuar në Kosovë e më gjerë gjatë mesjetës, duke u mbështetur në mbaresat gramatikore të emrave e mbiemrave, në formulimin analog në gjuhë të caktuara:
Dhimiter Janki, apo Janku,
Dimitar Jankoviq,
Dimitar Jankov,
Dimitris Janaqis,
Mbresat gramatikore të mbiemrave tregojnë përkatësinë, shqiptare, sllave-serbe, bullgare e greke. (Dr. Muhamet Tërnava, Popullsia e Kosovës gjatë shekujve 14-16. Prishtinë, 1996).
2.
Emri latin “Georgius” u përhap po ashtu te popujt e Ballkanit, i alternuar sipas trajtave fonetike e gramatikore të popujve përkatës. ( Georgius është emër latin i gjinisë mashkullor, forma latine e emrit grek Γεώργιος Georgios) Në gjuhën shqipe, Gjergj, në gjuhët sllave Djuradj, Gjorgje, trajta e shkurtë Gjuro. Në gjuhët sllave vazhdimisht përvetësohet dhe i shtohet edhe prapashtesa ov-oviq, si: Gjuroviq, Gjurashkoviq, Gjuriq, Gjurkov, pastaj paraqitet edhe si emër i gjinisë femërore Gjurgja, Gjurgjica,, vllahisht Gjergjul, Gergul etj. Edhe ky emër i përket traditës së ortodoksisë dhe vjen nga Shëngjergji, njëra ndër figurat fetare mitologjike e pranishme te të gjithë të krishterët.
Shën Gjergji, (280-303) ishte një ushtar romak në rojën e Perandorit Dioklecian, i cili u martirizua gjatë persekutimit të të krishterëve. Në krishterimin Lindor dhe Perëndimor, festohet si Shën Gjergj. Në mitologji dhe në artet ortodokse Shën Gjergji përshkruhet duke vrarë një dragua, sllavisht, “Azhdaja”.
Në mitologjinë pagane ilire, e trashëguar në rrëfimet popullore shqiptare, Dragoni është ai që e vret Këlshedrën dhe jo Shën Gjergji. Edhe pas përhapjes së krishterimit, kujtesa shqiptare ka ruajtur trajtën pagane.
Është me shumë interesi një elementi mitologjisë popullore shqiptare që lidhet me rrebeshin e shiut apo me furtunën të cilën e lëshon Këlshedra, ndërsa sapo të fillojë ndalja e rrebeshit, thuhet se arrin Dragoni dhe e mund këlshedrën…
3.
Emri i mitologjisë fetare “Dragos” nga Dracon, – Dragoni, Dragoti, Draga, Dragaj
Draco është një yll në qiellin verior. Latinisht Dragon. Ishte një nga 48 yjësitë e renditura nga astronomi i shekullit të dytë, Ptolemeu, dhe mbetet një nga 88 yjoret moderne sot. Poli i ekliptikës veriore është në Drako. Draco është rrethore (d.m.th., kurrë nuk vendoset), dhe mund të shihet gjatë gjithë vitit, nga gjerësia e veriut.
Ky emër pagan është i pranishëm në mitologjinë e popujve të Ballkanit.
Një dragua në mitologjinë pagane pastaj në fenë e krishterë është një dragua që mund të ketë frymëzuar emrin e yjësisë Ladon, si dragoi që ruajti mollët e arta të Hesperides. Konstelacioni i Herkulit përshkruhet afër Drakos. (Ridpath, Ian; Tirion, Wil (2001), Stars and Planets Guide, Princeton University Press, ISBN 0-691-08913-2)
Ky antroponim ndër shqiptarë në të shumtën e rasteve është përhapur si patronim, Draga, Dragoni, Dragoti dhe nuk ka të bëjë me emrin sllav Dragan, Dragutin, Dragosllav. Ky antroponim sllav është emërzuar nga mbiemri, drago draga, në kuptimin autentik sllav, “i dashur e dashur”. Prej kësaj trajte është edhe emërtimi druzhe, (shok) e shumë të tjerë.
Në mitologjinë pagane ilire, trashëguar në rrëfimet popullore shqiptare, Dragoni është ai që e vret Këlshedrën dhe jo Shën Gjergji. Edhe pas përhapjes së krishterimit, kujtesa shqiptare ka ruajtur trajtën pagane, në rrëfimin se gjatë rrebeshit të cilin e lëshon këlshedra, atë e sulmon Dragoni dhe rrebeshi ndalet. Fakti se ky fenomen lidhet me yjësitë jep për të kuptuar se në mitologjinë e popujve të lashtë fshihen shumë mistere të pazbuluara.
Patronimi i vjetër i gjuhës shqipe, në trajtat: Draga, Dragaj, Dragoni, Dragoti, Dragusha, në asnjë referencë nuk kanë të bëjë me trajtat sllave: Dragan, Dragutin, Dragoljub etj, sepse kuptimi i emrit në gjuhën sllave është i prejardhur, i përfituar edhe me kompozitë, në kuptimin e kundërt me mitologjinë shqipe. Në gjuhën shqipe është e pranishme edhe trajta vllahe e këtij patronimi si Dragushë, nga dragosh dragush Dragul, Dracul etj.
(A település blogja (románul).
Dragusi parasztház a 19. századból, a bukaresti falumúzeumban (románul)
4.
Bogdan, Bogdani, Bogdanos, Bogdanus
Prania e apelativit, Bogdan te shqiptarët, kryesisht është i pranishëm si patronim dhe jo antroponim: Pjetër Bogdani, Andrea Bogdani e të tjera.
Ky emër i gjuhës latine është jashtëzakonisht i përhapur dhe është i pranishëm kudo të literaturë: Nomine Bogdanus, montis dittisimus unus ose postquam Bogdanus lustraverat omnia circum. Emri Bogdan i quajtur malor… në fund të fundit rreth një Bogdani… Gooogle, (Wilhelm Menis – 1835).
Emri Bogdan nuk ka trajtë burimore sllave, sikur pretendohet dhe sikur tingëllon në përkthimin si si Dita e Zotit por është koincidencë me emrin grekolatin, bogdanos … google: bogdanos ac depellendum Pocucenfi territorio Bogdanium ( Martini Cromeri Polonia) Petrus Bogdanos ( Pjetër Bogdani).
Ky apelativ i përdorur si emër e mbiemër, veçmas si patronim është mjaft i përhapur te shqiptarët, madje edhe te shqiptarët me besimin islam, të cilët ia kanë ruajtur dhe i ruajnë patronimet e dikurshme të krishtera apo pagane. Emërimi në gjuhën sllave ka edhe shpjegimin gjuhësor, i përfituar në fjalëformimin bog- zot dhe dan- ditë. Bogdan në gjuhet sllave del në kuptimin Dita e Zotit, ose Bog-zhji dan, analog me Bozhjidar etj.
Këta dy apelativë nuk kanë asgjë të përbashkët nga kuptimi përveç koincidencës në shkrim. Trajta Bogdanos, Bogdanus e shqipëruar si Bogdan, Bogdani, i përket periudhës së sundimit romak dhe nuk ka të bëjë me tratën e mëvonshme sllave.
Deshifrimi i antroponimisë së vjetër ilire, dardane, më vonë arbërore ka mbetur në harresë nga studiuesit shqiptarë. Gjuha shqipe ka ruajtur ndër shekuj elementët arkaikë, origjinalë, por edhe i ka shqiptarizuar sipas ligjeve të gjuhës, duke i përshtatur dhe duke i vënë në përdorim të përditshëm. Përmes kësaj gjuhe shpjegohen shumë fenomene, të cilat mjerisht, në mungesë të studimeve të mirëfillta gjuhësore, kanë filluar të degjenerohen dhe të merren në trajtim nga gjysmakët, sharlatanët, që kanë degraduar në një lëmsh, të cilit jo vetëm që nuk ia gjejnë fillin por e ngatërrojnë deri në çoroditje e shëmti profane.
Referencat e burimet:
– Dr. Muhamet Tërnava: Popullsia e Kosovës gjatë shekujve 14-16. Prishtinë, 1996).
– Dēmḗtrios (Δημήτριος), që do të thotë “kushtuar Demetrit, Google, Vikipidia.
– Emri grek, Γεώργιος Georgios, Google, Vikipidia.
– Stars and Planets Guide, Princeton University Press, ISBN 0-691-08913-2)
– A település blogja, románul.
– Dragusi parasztház a 19. századból, a bukaresti falumúzeumban (románul).
– Bogdanus… Gooogle, (Wilhelm Menis – 1835).
– Pocucenfi territorio Bogdanium ( Martini Cromeri Polonia).