Ahmet Qeriqi: Studime gjuhësore dhe onomastike III

Ahmet Qeriqi: Studime gjuhësore dhe onomastike III

Disa fjalë të rralla që kanë mbijetuar në shqip që nga periudha antike

Në gjurmim të fjalës Hukubet

Ende ka shumë fjalë shqipe që nuk i gjejmë në fjalorët tanë,  por janë fjalë që kanë mbijetuar nëpër  shekujt dhe kanë arritur deri në ditët tona, në letërsinë popullore dhe atë të shkruar.

Përmbajtja e emrit ambigjen, femoror dhe mashkullor si  Hukubet-i,  hukubet-ja është emër i  kuptueshem për çdo shqiptar, por nuk gjendet në fjalorin etimologjik të Eqrem Çabejt, as në fjalorin e Gjuhës së sotme Shqipe, botuar në vitin 1981.

Në fjalën e popullit, emri Hukubet ka një përdorim dhe kuptim përafërsisht të njëjtë po thuajse në të gjitha trevat e Shqipërisë. Hukubet i thuhet gogolit që sajohet dhe vendoset  në ara  apo në pemishte  për t’i  frikësuar apo për të trembur shpezët. Në frazeologjinë popullore ky emër paraqet një përshkrim ekstrem të së keqes, pa rregullsisë, ulokërisë, me pamje të shëmtuar, një njeri që nuk i vë fare rëndësi pamjes së jashtme, një eremit, një dervish që rrugëton pa kujdes për veshjen e trupin, një grua hukubete, e cila nuk krihet, nuk pastrohet etj.

Fillimisht po paraqesim disa shembuj të shkëputet nga interneti për të parë gjerësinë e përdorimit të saj

E u nis e shkoi te rrëfyesi. E rrëfyesi, pasi e dëgjoi, i tha: “Mos ki frikë. Nëse pas gjithë atij hukubeti, Pjetrin e bënë Papë, pse të mos ecësh edhe ti përpara.  (Papa Françesku: problemi nuk është të jesh mëkatar, por të mos pranosh të shndërrohesh nga dashuria e Krishtit. Radio Vatikani 17. 5 2013)

Me at surrat si hukubeti,

Të mjeren nuse e xu sikleti. ( popullore)

Një institucion i katandisur në këtë farë hukubeti, plot blana hijesh e blana gjaku, duhet t’ i lutesh Zotit mos të të bjerë në hise dhe ne çuditemi me të vërtetë.

Në maje të Sukës e kanë vu

par nuk mundet me fluturu

Gjithë atë beton, he qaje Zat

e kanë ngri si nji surrat

Hukubeti i Ulqinit

ma hije i kishte pasë

Kragujevcit o Zrenjaninit

Hukubet Zoti e kisht’ falun ..

Çka po m kqyrë si hukubet..

 

Ky emër sendi por edhe  kuptimi, nuk mund të mos na sjellë në mendje, mbretëreshën e Trojes, në literaturë, Hekubën e cila, sipas përcaktimit të zotave  lind shkatërrimtarin e Trojes, Paridin, i cili i rrëmben Helenën, gruan e mbretit, Menela, vëlla i prijësit Agamanmon.

Hekuba, Edipi dhe Atigona janë tre personat më tragjikë të lashtësisë greke.

Hekuba, Edipi dhe Hukuba shqiptare?

Edipi vretë babanë dhe martohet me të ëmën pa ditur kë kishte baba e kë nënë.

Lind dy bij dhe dy bija; Antigonën dhe Ismen, Eteoklin dhe Polinikiun.

Kur e kupton se ç ka bërë  vetë-verbohet….

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …