Ahmet Qeriqi: Tribunali fyen kombin shqiptar dhe luftën tonë çlirimtare

Autoritetet ndërkombëtare dhe ata që ushtrojnë diktat arbitrar në politikën e Kosovës si, Zbogar, Xhejkobson, Klif,  Blomejer e të tjerë, u kanë bërë të ditur  autoriteteve  më të larta të vendit se vendimi i BE-së për Tribunalin është akt i kryer, është vendim arbitrar që nuk pyet popullin e Kosovës,  as krerët politikë e institucionalë të saj. U ka bërë të ditur se,  me apo pa pëlqimin e tyre, Tribunali do të themelohet dhe do të veprojë në tri qendra, në Prishtinë, Bruksel dhe në Hagë me qëllim që “krimeve” të UÇK-së t’i jepet  karakter botëror, karakter global. Ky veprim “demokratik” i Bashkimit Evropian bëhet me qëllim për t’ia bërë me dije popullit shqiptar në Kosovë, se liderët e zgjedhur të tyre janë vetëm kukulla të mjera dhe nga ata kërkohet vetëm aprovimi, edhe nëse është kundër interesit të Kosovës dhe atyre vetë…


Të përballur me këtë presion të BE-së, krerët tanë edhe kësaj radhe do të lëshojnë pe, ashtu sikur kanë lëshuar  15 vjet me radhë në të gjitha segmentet kryesore të qeverisjes, sepse vetëm duke lëshuar pe mbi kurriz të luftës sonë fitimtare e çlirimtare, mbi kurriz të këtij populli të shumëvuajtur nga robëria e despotizmi serb dhe evropian, ata mund të ruajnë pronat dhe bizneset e tyre, mund të ruajnë pallatet, kullat shumëkatëshe të ndërtuar në Kosovë dhe në bregdetin e Shqipërisë,  të ruajnë fabrikat, koncernet dhe komplekset  e shumta të banimeve. Vetëm të nënshkruar ndaj Brukselit ata mund t’i ruajnë dhe t’ i shumëfishojnë pasuritë e tyre dhe të gjitha të mirat që iu sjellë pushteti vasal.  Në të kundërtën i humbin të gjitha, sepse i pret largimi nga “piramida” e qeverisjes dhe fillimi drejt rrokullisjes së madhe, të paevitueshme, në të dyja rastet,  të turpshme…


 


15 vjet pas mbarimit të luftës dhe gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kreu i Bashkimit Evropian, me qëllim për t’i përmbushur të gjitha kërkesat e Serbisë kundër shqiptarëve dhe me qëllim për ta shprehur urrejtjen historike-histerike, “bizmarkiane” kundër tyre,   ka marrë edhe një vendim satanik, për krijimin e një tribunali  të veçantë, të drejtuar kundër luftës çlirimtare dhe kundër popullit shqiptar në përgjithësi. Vendimi është arbitrar dhe nuk pyet asnjë institucion të Kosovës, edhe pse për hir të maskës dhe hipokrizisë djallëzore, BE-ja do të parapëlqente që Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës të jepnin pëlqimin e plotë për krijimin e një Tribunali të tillë.


 


Ky vendim i Brukselit, është marrë  për disa qëllime, të cilat në njëfarë mënyre janë të lidhura njëra me tjetrën:


 


1. BE-ja, në radhë të parë ka për qëllim ta njollos luftën çlirimtare, si dhe vetë konceptin e rrëmbimit të armëve nga grupet e organizuara për të luftuar për të drejta dhe liri, me qëllim për t iu dhënë një mësim paraprak militantëve të kombeve të ndryshme në Evropë, që kanë synim lirinë dhe luftën kundër kolonializmit e shfrytëzimit.


 


2. BE-ja, përmes Tribunalit special kundër UÇK-së, synon ta degradojë luftën tonë çlirimtare si dhe intervenimin kundër Serbisë në ndihmë të kësaj lufte, që i ka bërë Amerika dhe Anglia, me qëllim që të mos ndodh ndonjë precedent tjetër, apo ndonjë përpjekje për luftë të armatosur, me synim  për ta arritur lirinë.


 


3. Me themelimin e këtij Tribunal pretendohen të heshtën të gjitha krimet e masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë, në Bosnje-Hercegovinë  dhe në Kroaci, me qëllim që Serbia ta pranojë anëtarësimin në BE dhe të ‘shpërlahet’ nga krimet që ka bërë  në mënyrë sistematike prej vitit 1912 e deri në verë të vitit 1999 kundër të gjithë popujve të Ballkanit. Në krimet njëshekullore të Serbisë, sidomos kundër shqiptarëve kanë “merita” edhe shumë popuj e qeveri të Evropës.


 


4. Trubunali nuk është i orientuar kundër individëve të caktuar, sikur flasin apologjetët tanë dhe të huaj, por në radhë të parë është i orientuar kundër kreut të luftës, kundër SHP të UÇK-së, kundër komandantëve të Zonave dhe kundër çdo luftëtari, për të cilin mendohet se mund të jetë kandidat  potencial për rebelim.


 


5  Hetuesit dhe prokurorët e Tribunalit, me qëllim për të ngritur akuzat do të mbështeten ekskluzivisht në dosjet e Ministrisë së Serbisë së kohës së Milosheviqit ku janë evidentuar emrat e disa qindra luftëtarëve  të lirisë të cilët trajtohen, “terroristë”, vetëm për faktin se kishin organizuar kryengritje të armatosur me qëllim të çlirimit nga robëria shekullore serbe.


 


6. Për të arritur qëllimet maksimale në dënimin dhe diskreditimin e luftës së UÇK-së, hetuesit e EULEX-it kanë  instruktuar dhjetëra shqipfolës, të cilët gjatë luftës kanë qenë pjesë e shërbimit sekret serb dhe kanë vepruar brenda UÇK-së. Deklaratat e tyre do të jenë të besueshme, po në atë nivel  sa janë edhe deklaratat e të instruktuarit, Nazim Bllaca. Mjafton një i instruktuar për të nxjerrë para gjyqit dhe për të dënuar 10 apo 50 luftëtarë të lirisë. Dëshmitarët do të jenë të mbrojtur, të blerë me para dhe pas dëshmive do të ndërrojnë identitetin dhe do të jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës.


 


7. Tribunali ka për qëllim ta mbajë peng lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke sjellë shembuj të inskenuar të krimeve, me qëllim për ta bindur opinionin se në Kosovë nuk kishte luftë, por vetëm krime bandash dhe se regjimi i Milosheviqit ka vepruar sipas kushtetutës së fuqi dhe në akord me të drejtën ndërkombëtare, për mos ndryshimin e kufijve të shteteve. Pikërisht për këtë po bëhen përpjekje që meritat për organizimin e luftës t i kalojnë të ashtuquajturës qeveri të improvizuar të Kosovës në Tiranë, e cila paska projektuar luftën dhe FARK-un, i cili  në verë të vitit 1998, në marrëveshje me kreun serb të luftës në Kosovë dezertoi dhe iku për në Shqipëri.



 


8. Tribunali ka për qëllim që përmes akuzave edhe pse të pabaza ta mbajë gjendjen e tensionuar në Kosovë në mënyrë që asnjë shqiptari të mos i bie në mend për ta kthyer veriun, apo për t’i bashkuar me Kosovën Medvegjen, Bujanocin e Preshevën. Të gjitha përpjekjet e tilla, jo rastësisht janë sanksionuar me një ligj nga Qeveria e Kosovës, e cila ua ndalon qytetarëve të saj të përfshihen në luftë, qoftë për ta ruajtur Kosovën Lindor, Iliridën apo edhe vetë Shqipërinë.


 


9. Tribunali ka për qëllim ta godasë në vertebër çdo shqiptar që mendon të angazhohet seriozisht për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Në 10 e më shumë vitet e ardhshme  se do të zgjasë jetën e vetë ky Tribunal, i ngjashëm me tribunalet inkuizitore të mesjetës evropiane, dhe instruksioneve gelebsiane të kohës së Hitlerit, si Porcesi i Nyrnbergut, ndjekja e hebraikëve, etj.


 


10. Ky tribunal  do të ketë kompetenca edhe brenda territorit të Shqipërisë, me qëllim për të damkosur dhe për të ndëshkuar të gjithë shqiptarët, që ndihmuan luftën e UÇK-së dhe që i dolën zot bashkatdhetarëve në momentin, kur ata ndodheshin para  shfarosjes kolektive nga Serbia dhe Rusia. Pavarësisht se Shqipëria është shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe nuk është  në juridiksionin e EULEX-it, Sali Berisha dhe Edi Rama i kanë lejuar BE-së të veprojë e lirë në Shqipëri dhe të instruktojë “shtëpi të zeza e të verdha” me qëllim për ta diskredituar luftën tonë çlirimtare.


 


11. Tribunali special kundër UÇK-së ka për qëllim diskreditimin shqiptarëve me fe islame, duke i paraqitur ata si pjesë “kanceroze të Evropës”, njëjtë  sikur i trajtonte Rajhu i Tretë i “Evropës” hebrenjtë kudo ku ata jetonin në kontinentin plak.


 


12. Tribunali kundër UÇK-së ka për qëllim, jo vetëm ta mohojë luftën e UÇK-së, por  me demonizimin e kësaj lufte  të shpall  në heshtje, “terroristë për së vdekuri” edhe të gjithë ata që luftuan dhe derdhën gjakun e tyre  për çlirimin e vendit nga barbaria dhe sodomia serbe. Të gjithë dëshmorët e UÇK-së, Serbia i ka trajtuar dhe i trajton terroristë, ashtu sikur aktualisht po vepron edhe Brukseli zyrtar.


 


Pse nuk kërkohet tribunal për  masakruesit e 1200  fëmijëve  dhe dhunuesit e 20.000  femrave shqiptare nga serbët gjatë luftës?


 


BE-ja nuk ka kërkuar as kërkon Tribunbal për kriminelët serbë, edhe pse ata kanë vrarë e kanë masakruar qindra mijëra pjesëtarë të tri kombeve të Ballkanit: kroatë, boshnjakë myslimanë dhe shqiptarë. Evropa i beson institucioneve të Serbisë çetnike, sepse është në të njëjtat valë kundër shqiptarëve dhe myslimanëve të Ballkanit në përgjithësi. Evropa e ka krijuar Serbinë dhe shtet xhandar në Ballkan, me qëllim për të shfarosur shqiptarët dhe myslimanët dhe mu për këtë edhe e përkëdhel, e mëshiron  dhe ia ka falur të gjitha krimet.


Evropa nuk kërkon Tribunal për 1200 fëmijët shqiptarë  të moshës prej gjashtë muaj deri në 12-vjet,  të masakruar nga serbët gjatë luftës në Kosovë. Po të kishin vrarë shqiptarët qoftë edhe një fëmijë të vetëm serb, do të ishte kërkuar një Tribunal special. 


Evropa nuk kërkon tribunal për 20.000 femrat e dhunuara shqiptare, nga policia dhe ushtria sodomiste serbe, as është marrë as merret fare me ketë çështje, sepse këtë fenomen nuk e  trajton si dhunë dhe krim lufte kundër femrave shqiptare, por si “lojalitet” dhe bindje   të tyre ndaj ushtarëve të regjimit të Milosheviqit.  Po të ishte dhunuar qoftë edhe një femër e vetme serbe gjatë luftës në Kosovë, Be-ja do të kërkonte një Tribunal special.


 


Evropa me politikën e vetë të getoizmit të shqiptarëve po i shtyn ata drejt Turqisë dhe lindjes, me qëllim për të mos pranuar shqiptarët brenda unionit, në radhë të parë për shkak të përkatësisë së tyre fetare dhe mosgatishmërisë së tyre për ta pranuar haptas krishterimin, apo deklarimin e hapur anti-islam.


 


Injorimi që sot u bëhet shqiptarëve nga BE-ja, vazhdimi i getoizimit të tyre ka për qëllim t’ ua bëjë të qartë politikanëve shqiptarë se nuk mjafton vetëm përcaktimi i tyre verbal drejt Evropës, por nga ata kërkon  edhe shembuj konkretë duke hequr dorë nga përkatësia fetare, pse jo edhe përkatësia kombëtare, e cila edhe ashtu ka qenë dhe po mbetet e papranuar  dhe e dyshimtë nga Bashkimi Evropian, meqë  konsideron se kosovarët kanë origjinë serbe, por që nën presionin e Turqisë qenkan islamizuar dhe shqiptarizuar, sikur tha kohë më parë, diplomati amerikan, Strobe Talbot.  (Aq sa rusët e shikojnë Ukrainën se djep të civilizimit të tyre, serbët e shohin Kosovën si tokë të shenjtë, e krijuar nga gjaku i paraardhësve të tyre, që kishin pësuar disfatë nga invaduesit otomanë, derisa pasardhësit e tyre myslimanë, që flasin shqip, e përbëjnë shumicën në Kosovën moderne. ( Radio-Evropa e Lirë) Artikull i botuar në të përditshmen “Washington Post” nga Strobe Talbott, ish-zëvendës amerikan i shtetit. Ky artikull është deformuar nga disa medie shqiptare me qëllim për t ia ruajtur autoritetin këtij Talbotit.


 


Pse Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi  i Kosovës do të pranojnë këtë presion antishqiptar të BE-së?


 


Autoritetet ndërkombëtare dhe ata që ushtrojnë diktat arbitrar në politikën e Kosovës si, Zbogar, Xhekobson, Klif,  Blomejer e të tjerë, u kanë bërë të ditur  autoriteteve  më të larta të vendit se vendimi i BE-së për Tribunalin është akt i kryer, është vendim arbitrar që nuk pyet popullin e Kosovës,  as krerët politikë e institucionalë të saj. U ka bërë të ditur se me apo pa pëlqimin e tyre Tribunali do të themelohet dhe do të veprojë në tri qendra, në Prishtinë, Bruksel dhe në Hagë, me qëllim që “krimeve” të UÇK-së t’i jepet  karakter botëror, karakter global. Ky veprim “demokratik” i Bashkimit Evropian bëhet me qëllim për t’ia bërë me dije popullit shqiptar në Kosovë, se liderët e zgjedhur të tyre janë vetëm kukulla të mjera, dhe nga ata kërkohet vetëm aprovimi, edhe nëse është kundër interesit të Kosovës dhe atyre vetë.


 


Të përballur me këtë presion të BE-së krerët tanë edhe kësaj radhe do të lëshojnë pe, ashtu sikur kanë lëshuar  15 vjet me radhë në të gjitha segmentet kryesore të qeverisjes, sepse vetëm duke lëshuar pe mbi kurriz të luftës sonë fitimtare e çlirimtare, mbi kurriz të këtij populli të shumëvuajtur nga robëria e despotizmi serb dhe evropian, ata mund të ruajnë pronat dhe bizneset e tyre, mund të ruajnë pallatet, kullat shumëkatëshe të ndërtuar në Kosovë dhe në bregdetin e Shqipërisë,  të ruajnë fabrikat, koncernet dhe komplekset  e shumta të banimeve. Vetëm të nënshkruar ndaj Brukselit ata mund t’i ruajnë dhe t’ i shumëfishojnë pasuritë e tyre dhe të gjitha të mirat që iu sjellë pushteti vasal.  Në të kundërtën i humbin të gjitha, sepse i pret largimi nga “piramida” e qeverisjes dhe fillimi drejt rrokullisjes së madhe, të paevitueshme.


 


Një shembull i tillë i pranimit pa  kusht të çdo lloj tribunali kundër UÇK-së u afishua edhe në RTK, më 9 prill 2014, nga një ish komandant i ndjekur për krime nga gjyqet e Kosovës, tashmë i transformuar. Ai gjatë tërë bisedës në RTK ka  treguar se në çfarë pozite të mjerë i ka katandisur ruajtja me çdo kusht e pasurisë,  trimat e dikurshëm të UÇK-së, ata që ende rrahin gjoks para nesh  se kanë hyrë të parët në Prishtinë dhe i kanë ndjekur bandat serbe, por kur pyeten nga ndërkombëtarët për veprimtarinë e tyre konkrete në luftë, ata mohojnë të kenë qenë në vijat e para të fronit dhe pranojnë se janë marrë me politikë e jo me luftën, kanë qëndruar në Tiranë dhe vetëm kohë pas kohe kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.


 


Askush nga ish-kreu i luftës  nuk pa ka guxim të shprehet hapur  kundër një Tribunali që diskrediton vlerat e luftës sonë për liri. Këtë guxim, tash për tash  nuk po e shprehin as veteranët, të cilëve 15 vjet pas luftës iu premtua një lëmoshë qeveritare, dhe ata duket se po presin ta gëzojnë atë “zallogë” të Qeverisë, tani kur po u mohohet edhe lufta. Veteranët e degdisur pa punë dhe pa kushte ekzistenciale për jetë, nuk janë në gjendje të rezistojnë, sepse tekefundit nuk kanë përse të rezistojnë kur një pjesë e madhe e bashkatdhetarëve  po pajtohet me gjendjen, kur kreu i luftës së UÇK-së po pajtohet  me demonizimin që i është bërë dhe po i bëhet luftës sonë çlirimtare dhe fitimtare.


  


Disa nga arsyetimet për themelimin e Tribunalit nga pacifistët e moderuar  dhe pa kurrizorët e përjetshëm


 


Ashtu sikur edhe më parë, krerët e institucioneve, partitë politike, përveç Vetëvendosjes, kanë filluar ta arsyetojnë themelimin e Tribunalit si një nevojë për ta larë dhe shpërlarë luftën e UÇK-së. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i akuzuar nga Dik Martinoviq për trafikim të organeve të serbëve gjatë luftës, thotë: Kemi vetëm një opsion – ai është që të bashkëpunojmë ngushtë me SHBA-në, me BE-në dhe ta formojmë këtë Gjykatë Speciale, e cila do të jetë nën juridiksionin e Kosovës” ka thënë Thaçi duke i dhënë fund heshtjes disa ditore lidhur me Gjykatën Speciale, e cila pritet të gjykojë, sikur nënvizohet, personat përgjegjës për krimet që paragjykohet se janë kryer gjatë viteve 1998 – 2000 e që janë të evidentuara në raportin e senatorit Dick Marty, sipas dëshmive të një segmenti të disa gazetarëve shqip-shkronjës dhe ish inspektorëve të UDB-së.  Thaçi nën presionin direkt të EULEX-it ka kërkuar që Kuvendi të votojë pro themelimit të këtij, sikur e quan ai “mekanizëm ndërkombëtar i drejtësisë”.


 


Teuta Sahatçia, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetare e LDK-së, foli për çështjen e formimit të Gjykatës së Posaçme, që do të trajtonte pretendimet për krime lufte të anëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo tha se gjykata do të jetë e rëndësishme për pastrimin e luftës së  UÇK-së nga të gjithë ata që kanë kryer krime kundër serbëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. LDK-ja nuk e ka miratuar ligjin për veteranët e UÇK-së dhe një segment i kësaj partie politike, gjatë dhe pas luftës në Kosovë ka sajuar “dosje” për  sikur thuhet krimet e UÇK-së, të cilat ia ka dorëzuar Serbisë dhe Tribunalit të Hagës, tani edhe këtij tribunalir special. Në krye të këtij Komisioni të LDK-së ka qenë edhe  njëri ndër autoritetet më të larta të kësaj partie dhe 22 zyrtarë të lartë në të gjitha komunat e Kosovës.


 


Kryetari i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Lisen Bashkurti, njohës i së Drejtës Ndërkombëtare, servil i dëshmuar i BE-së dhe “evropianizimit të shqiptarëve” ka deklaruar se mosbashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare do t’i sillte probleme Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare. “Një qëndrim rigjid dhe i mbyllur vetëm do të shtonte dyshime dhe do të krijonte probleme të mëdha në marrëdhëniet e Kosovës me komunitetin ndërkombëtar, me institucionet e së drejtës ndërkombëtare dhe me të drejtën ndërkombëtare penale të luftës”, është shprehur Bashkurti. Sipas tij, vetë prania e EULEX-it tregon se Kosova ka probleme me kredibilitetin e institucioneve të drejtësisë, profesionalizmin, pavarësinë dhe besueshmërinë ndërkombëtare të institucioneve të drejtësisë. Bashkurti arsyeton me bindje të plotë se Tribunali i cili do të shtrihet edhe në Shqipëri është i ligjshëm.


 


Arsyetimet për themelimin e Tribunalit nga pacifistët dhe pa kurrizorët tanë  janë të ndryshme, herë-herë qesharake dhe thellësisht antikombëtare, varet nga këndvështrimi. Heshtja e një segmenti të luftës lidhur me themelimin e Tribunalit është e turpshme dhe e pariparueshme për biografitë  e tyre, por edhe për historinë e luftës së UÇK-së. Heshtja e tyre nuk do të jetë e  mjaftueshme për të mos u përballur me akuzat e Serbisë të aranzhauara nga EULEX-i.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …