Ahmet Qeriqi: Vajtje-ardhje të papërballueshme (E mërkurë 22 korrik, 1998)

Ahmet Qeriqi: Vajtje-ardhje të papërballueshme (E mërkurë 22 korrik, 1998)

Dita dhe nata në Krojmir e kanë humbur kufirin. Nuk dihet kush flë dhe a flen fare, nuk dihet kush kah shkon dhe kush kah endet ditën e natën. Është krijuar një gjendje tepër kaotike, të cilën nuk del njeri që mund ta drejtojë, edhe pse me dhjetëra veta po mundohemi t`i kryejmë punët të cilat janë të papërballueshme. Secili ka një pyetje, një hall.

Disa kërkojnë me çdo kusht që t` iu mundësohet kalimi  në Shqipëri për armatim.

Disa të tjerë janë të gatshëm të punojnë në shkollë, ku punët po shkojnë fare në rregull.

Disa i kanë larguar familjet dhe i kanë dërguar në fshatra të Rrafshit të Kosovës, ndërsa mijëra të zhvendosur kanë ardhur nga Zonat e luftimeve. Disa kanë ikur nga zonat e Rrafshit, nga frika e policisë serbe, meqë djemtë i kanë në UÇK. Di vetëm se krejt kjo hallakamë nuk mund të bëjë gjatë kështu dhe kam frikë se në rast të sulmit të papritur në Krojmir, mund të ketë pësime katastrofale për shkak të dendësisë tejet të shprehur të popullatës civile, që është grumbulluar në fshatrat e kësaj ane, veçmas në Krojmir e në Shalë,

Edhe sot ka vazhduar ekspansioni i kamionëve dhe traktorëve.

Bën vapë e padurueshme. Rrugët janë tërë pluhur nga qarkullimi i pandërprerë. Vajtje ardhjet nuk kanë të sosur. Shpërthimet e raketave të armikut nuk prajnë. Aterimet e aeroplanëve dhe thyerja e qëllimshme e ajrit po e tmerrojnë popullatën e cila druan me të drejtë nga ndonjë sulm i  papritur mbase edhe nga ajri.

Gjatë tërë ditës kamionët traktorët kanë punuar pa ndërprerë. Disa zbarkojnë grurin që vjen nga Fushtica, disa marrin miell në Ribar të Madh, disa e ngarkojnë dhe nisen për në Dukagjin, në Malishevë e në Likoc.

Gjithçka është në lëvizje të pandërprerë dhe kam fituar përshtypje se kjo formë vetenake e mobilizimit është karakteristikë e njerëzve të racës sonë. Ata, edhe pse në dukje janë të padëgjueshëm, në momente vendimtare kanë sens për ta nuhatur situatën. Në raste të tilla më bëhet  se veprojnë sipas një inercioni historik, një përvojë mijëravjeçare e luftës për ekzistencë, e të nuhatjes historike për të u gjendur nëpër shtigje nga ku nuk parashikohet. E keqja është vetëm se në mesin e tërë kësaj popullate ka edhe të atillë që  me tërë qenien na urrejnë. Ata, në raste të caktuara krijojnë panik dhe na shkaktojnë dëme të mëdha.

Të tillët i dimë me emër e mbiemër, por unë i kam marrë të gjitha masat që tani për tani të mos i  ngasim… Katër rreshta të koduar)

Pas dite  nga Zona ende e pasistemuar e Neredimes ka ardhë Ruzhdi Jashari. Ai  ankohet për probleme të caktuara me të cilat po ballafaqohet në atë zonë, të cilën e kanë  marrë përsipër për ta konsoliduar: Shukri Buja, Fehmi Mujota, Komandant Çerçizi, alias Isak Musliu nga Reçaku, pastaj Komandant Guri, alias Jetullah Çarri e shumë të tjerë.

Nga zona e Neredimës kanë ardhur edhe Elmi Reçica dhe Milaim Jashari i cili është plagosur lehtë nga ciflat e një granate. Milaimi së bashku me bashkëshorten, vajzën dhe  djalin janë vendosur në shtëpinë e Heset Hamdiut në Krojmir.

Në mbrëmje me  mjekun, Fatmir Xhelili në Krojmir ka ardhur edhe eprori ushtarak,  Agim Çorroli nga Rashinca i cili do të fillojë stërvitjet e të rinjve, që  duhet të nisen për të marrë armatim në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Naim Imeri sot herët është larguar në rrugëtimin e tij të përhershëm nëpër Blinajë. Elezi …